Stuhia në Sarandë, Policia Kufitare shpëton 8 mjete lundruese në det, dy skafe fundosen në portin e Limjonit
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...

TAJVANI- Ndërkohë që bota po pret kthimin e Presidentit të zgjedhur amerikan në Shtëpinë e Bardhë në janar, sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës William Yang në Taipei, Tajvani e gjen veten në mes të agresionit të shtuar nga Kina dhe paqartësive që rrethojnë marrëdhëniet e ishullit me Shtetet e Bashkuara.
Duke filluar nga personeli ushtarak e deri tek civilët, banorët e Tajvanit po bëjnë përgatitjet për një të ardhme me paqartësi ndërkohë që Presidenti i ri amerikan bëhet gati të fillojë mandatin dhe trysnisë së shtuar nga Kina. Pekini e konsideron Tajvanin, ishullin e vetëqeverisur, si pjesë të Kinës dhe thotë se do të përdorë edhe forcën, nëse është e nevojshme, për ta shndërruar në realitet këtë pretendim.
Ndërkohë që Presidenti Joe Biden vazhdimisht ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina, Presidenti i zgjedhur Trump ka sugjeruar se Tajvani duhet t’i paguajë Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e tij.
Njëzet e tetë vjeçarja Angel Chi, banore e Taipeit, thotë se ajo është e shqetësuar.
“Jam paksa e shqetësuar ngaqë e kam të vështirë ta kuptoj se çfarë po thotë zoti Trump, se çfarë po bën ai konkretisht dhe se çfarë po bën prapa skenave, gjëra që ne nuk mund t’i shohim. Ai gjithmonë ka vepruar në bazë të interesave të tij dhe interesave të Shteteve të Bashkuara”, thotë ajo.
Ndonëse zoti Trump ka emëruar Marco Rubion dhe Michael Waltzin, që të dy personalitete të njohura për qëndrimet e skajshme ndaj Kinës, si anëtarë të mundshme të administratës së tij, komentet e tij për Tajvanin ishin të paqarta.
Ja përgjigja e zotit Trump në korrikun e vitit 2023, gjatë një interviste për kanalin televiziv Fox News.
“Nuk dua të them atë që po e mendoj. Nëse i përgjigjem kësaj pyetje, do të vihem në një pozitë shumë të keqe negociuese”, deklaroi ai.
Qëndrimi i zotit Trump është i paqartë edhe për analistin e gjeopolitikës në Taipei, Michael Cole.
“Nuk e dimë më nëse me të vërtetë qëndrimi i tij është t’i kthejë Shtetet e Bashkuara në një pozitë më izolacioniste”, thotë ai.
Qëndrimi i Kinës është i qartë.
“Kina kundërshton plotësisht secilën formë të komunikimit zyrtar ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit”, thotë ai.
Disa banorë të Tajvanit janë të mendimit se vlerat demokratike të ishullit do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe shteteve që kanë prirje të njëjta.
“Presidenti Trump dëshiron ta distancojë veten nga Presidenti Biden, që të ketë qëndrimet e veta, por nuk mendoj se ato do të kenë ndikim tek pesha e Tajvanit për Shtetet e Bashkuara apo si pjesë e frontit botëror të mbrojtjes nga Kina”, thotë banori i Tajvanit, Chen Cheng-yi.
Ekspertët gjithashtu bien dakord – ka pak gjasa që të ketë ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanin në administratën e ardhshme.
“Situata është i tillë që do të jemi shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm për zhvillimet, por nuk po jemi në panik. Ne kemi gjithashtu përkrahje shumë të fuqishme dypartiake në Kongres dhe ai gjithmonë mund të jetë shtylla kryesore për Tajvanin që të mirëmbajë dhe forcojë marrëdhëniet ndërmjet Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara në fusha të ndryshme”, thotë Presidenti i organizatës “Prospect Foundation”, Lai I-Chung në Taipei.
Ndërkohë që Tajvani përpiqet të forcojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe të përgatitet për fillimin e mandatit të administratës së Presidentit Trump, Kina ka shtuar trysninë ushtarake ndaj Tajvanit që kur Presidenti Lai Ching-te filloi detyrën në muajin maj. Kina po zhvillon stërvitje përreth Tajvanit dhe roja e saj detare po ndërhynë. Këto veprime janë po të drejtuara tek qeveria e Tajvanit po aq sa edhe ndaj votuesve të saj, thotë analisti Cole.
“Ata shpresojnë se përmes krijimit të një ndjenje pasigurie dhe izolimit të Tajvanit, të bindin votuesit tajvanezë, nëse jo edhe qeverinë e Tajvanit, që ta shmangin rrezikun”, thotë ai.
Analisti Cole thotë se niveli i agresionit nga Pekini ndaj Tajvani do të varet nga vlerësimi i Kinës për politikat e administratës së re të zotit Trump për Tajvanin dhe Kinën./VOA
avioni i rrezuar RUSI- Qeveria ruse ka reaguar pas ngritjes së dyshimeve dhe hipotezave se pas rrëzimit të avionit të pasagjerëve ...
AZERBAJXHAN- Në Azerbajxhan më 26 dhjetor është shpallur ditë zie për të nderuar viktimat nga avioni i pasagjerëve q&e...
Keir Starmer BRITANI- Kryeministri britanik, Keir Starmer dënoi të mërkurën sulmet e Rusisë në rrjetin energjetik të...
foto ilustruese KOSOVË- Dy ndërmarrje publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut -...
protesta MOZAMBIK- Më shumë se 1,500 të burgosur janë arratisur nga një burg në Mozambik, duke përfituar nga trazirat e ...
foto ilustruese AZI- Qindra persona po marrin pjesë sot në lutjet dhe ceremonitë përkujtimore në vendet aziatike, duke shënua...
f PRISHTINË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret që të përfundojnë procedurat ligjore në mënyrë që të ...
KOREJA E JUGUT- Opozita në Korenë e Jugut tha se ka dorëzuar një mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës të pres...
KINA- Ofertuesi dukej serioz, në vitin 2023, kompania gjermane Verbio vendosi të investojë tek certifikatat e klimësnga Kin...
SIRI- Autoritetet e reja të udhëhequra nga rebelët e Sirisë kanë njoftuar se 14 punonjës të Ministrisë së Brendsh...