Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

AZERBAJXHAN- Në Azerbajxhan më 26 dhjetor është shpallur ditë zie për të nderuar viktimat nga avioni i pasagjerëve që u rrëzua një ditë më parë në Kazakistan. Avioni i kompanisë Azerbaijan Airlines kishte 67 persona në bord. Autoritetet kanë thënë se 38 persona kanë vdekur dhe 29 i kanë mbijetuar përplasjes. Fluturakja ishte nisur nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në Grozni të rajonit rus, Çeçeni. Por, avioni devijoi rrugën dhe tentoi të bënte ulje emergjente afër qytetit Aktau në perëndim të Kazakistanit.
Autoritetet në Azerbajxhan dhe Kazakistan kanë nisur hetimet për të kuptuar shkakun e rrëzimit, teksa është gjetur edhe incizimi nga kabina e pilotit. Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, tha se ende është herët të përcaktohet shkaku i rrëzimit të avionit, por sugjeroi se moti i lig mund të ketë kontribuar në incident.
“Informacioni që më është dhënë është se avioni ndryshoi rrugën nga Bakuja për në Grozni për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe u nis drejt aeroportit të Aktaut para se të rrëzohej”, tha ai.
Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit tha se “të gjithë skenarët janë duke u hetuar”. Në avionin e rrëzuar ishin 42 shtetas të Azerbajxhanit, 16 të Rusisë, gjashtë të Kazakistanit dhe tre të Kirgizisë. Zëvendëskryeministri kazak, Qanat Bozymbaev – i cili është përgjegjës për komisionin e posaçëm qeveritar për hetimin e incidentit – tha se shumica e viktimave nuk kanë mundur të identifikohen menjëherë, pasi kanë pësuar djegie të rënda.
Sa i përket të lënduarve, ai tha se disa kanë lëndime të moderuara, por ka edhe persona në gjendje të rënduar shëndetësore që kanë pësuar djegie të mëdha. Ndërkaq, sa u përket të shpëtuarve, nëntë janë rusë, të cilët janë dërguar në Moskë me një avion nga Ministria ruse e Emergjencave më 26 dhjetor. Kompania Azerbaijan Airlines ka pezulluar të gjitha fluturimet nga Bakuja drejt Çeçenisë derisa të kryhen hetimet për tragjedinë. Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ka cituar zyrtarë të kenë thënë se avioni kishte kaluar të gjitha kontrollet në tetor dhe piloti kishte “përvojë të madhe” me mbi 15.000 orë fluturim./ REL
Keir Starmer BRITANI- Kryeministri britanik, Keir Starmer dënoi të mërkurën sulmet e Rusisë në rrjetin energjetik të...
foto ilustruese KOSOVË- Dy ndërmarrje publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut -...
protesta MOZAMBIK- Më shumë se 1,500 të burgosur janë arratisur nga një burg në Mozambik, duke përfituar nga trazirat e ...
foto ilustruese AZI- Qindra persona po marrin pjesë sot në lutjet dhe ceremonitë përkujtimore në vendet aziatike, duke shënua...
f PRISHTINË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret që të përfundojnë procedurat ligjore në mënyrë që të ...
KOREJA E JUGUT- Opozita në Korenë e Jugut tha se ka dorëzuar një mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës të pres...
KINA- Ofertuesi dukej serioz, në vitin 2023, kompania gjermane Verbio vendosi të investojë tek certifikatat e klimësnga Kin...
SIRI- Autoritetet e reja të udhëhequra nga rebelët e Sirisë kanë njoftuar se 14 punonjës të Ministrisë së Brendsh...
KAZAKISTAN- Pas rrëzimit të një avioni pasagjerësh në Kazakistan me disa të vdekur, shkaku i aksidentit mbetet i panjohur. ...
protesta GJEORGJI- Protestat në Gjeorgji po i afrohen harkut të tyre njëmujor, teksa qytetarët nga i gjithë vendi vazhdojnë t...