Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën një projektligj që parashikon ndalimin nga autoritetet, të imigrantëve padokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme. Ky mund të jetë dhe ligji i parë që Presidenti Donald Trump mund të nënshkruajë ndërsa Kongresi, me një mbështetje dypartiake, po përparon me shpejtësi në përputhje me planet e Trump për goditjen e emigracionit të paligjshëm.
Projekligji njihet si Akti Laken Riley, studentja e infermierisë nga Xhorxhia, e cila u vra vitin e kaluar nga një shtetas venezuelian, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Politika e imigracionit ka qenë shpesh një nga çështjet më të debatuara në Kongres, por një fraksion prej 46 demokratësh iu bashkuan republikanëve duke mundësuar kalimin e projektligjit me 263 vota pro dhe 156 kundër.
"Prej dekadash ka qenë pothuajse e pamundur për qeverinë tonë të binte dakord për një zgjidhje për problemet në kufirin tonë dhe brenda vendit tonë", tha senatorja Katie Britt. Ajo shtoi se ky është "ndoshta projektligji më i rëndësishëm që është miratuar nga Kongresi në gati tre dekada”.
Për zbatimin e projektligji do të kërkohej një rritje masive e kapaciteteve të agjencive të emigracionit dhe doganave, por ai nuk parashikon ndonjë financim të ri.
"Ajo që ai (Presidenti Trump) po bën është fillimi i asaj që do të jetë axhenda jonë legjislative", tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve republikani Mike Johnson.
Shumica dërrmuese e amerikanëve janë pro dëbimit të emigrantëve të dënuar për krime të dhunshme, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Qendra për Kërkime mbi Çështje Publike dhe agjencia ‘Associated Press’. Megjithatë, vetëm rreth 37% e amerikanëve në moshë madhore janë në favor të dëbimit të imigrantëve në SHBA, të cilët nuk janë dënuar për vepra penale.
"Ndërsa projektligji nuk është i përsosur, ai dërgon një mesazh të qartë se ne mendojmë se kriminelët duhet të deportohen", tha ligjvënësi demokrat Tom Suozzi, i cili i ka bërë thirrje partisë së tij të mbështesë politika më të ashpra ndaj imigracionit.
Ndërkohë, Presidenti Trump ka lëshuar një mori urdhrash ekzekutivë që synojnë mbylljen e kufirit me Meksikën si dhe deportimin e miliona emigrantëve pa status të përhershëm ligjor në SHBA. Të mërkurën, zoti Trump anuloi programin e refugjatëve dhe administrata e tij ka sinjalizuar synimet për të ndjekur penalisht ata zyrtarë amerikanë të shteteve të ndryshme, që nuk zbatojnë politikat e tij të reja mbi imigracionit./ VOA
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka emëruar Andrew Puzder, i cili ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i rrjetit të ...
Donald Trump SHBA - Deri tani nuk ka pasur ndonjë veprim të madh lidhur me raportet mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, edhe pas marr...
Kuvendi në Malin e Zi MAL I ZI - Opozita në Mal të Zi ka deklaruar, se se nuk do të lejojë mbajtjen e seancës s&eum...
Zjarri Turqi TURQI - Pas zjarrit shkatërrimtar në një hotel në Turqi, prej të cilit gjetën vdekjen më shumë se...
Donald Trump SHBA - Politikat e emigracionit të Donald Trump ka të ngjarë të ndikojnë në debatin e politikave të migraci...
Zjarre KALIFORNI - Zjarret e vazhdueshme në Kaliforni ka të ngjarë të jenë fatkeqësia më e kushtueshme në historin&...
Donald Trump SHBA - Përpara se të merrte detyrën, Presidenti Donald Trump dërgoi një sinjal të qartë se për të...
SHBA- Dy studentë adoleshentë janë vrarë dhe një është plagosur pas të shtënave të së mërkurë...
Foto ilustruese UASHINGTON- Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë edhe rreth 1,500 ushtarë aktivë në kufirin me Mek...
Bolton TIRANË- Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton së fundmi ka hedhur poshtë shqetësimet e ngritura se me ardhjen e Trump...