Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Që pas krizës financiare Greqia me një sërë masash rigoroze ka rikuperuar financat e shtetit por edhe imazhin duke u kthyer në model për korrektësi në shlyerjen e detyrimeve tatimore.
Strukturat përkatëse të kontrollit janë vënë në veprim, që gjithçka të funksionojë me një tolerancë zero ndaj evazionit fiskal në Greqi. Këtë ekipi i DW-së e përjetoi nga dora e parë duke shoqëruar me kamera gjatë punës një ekip të hetimit tatimor civil në Athinë.
Agjentët civilë të hetimit tatimor në veprim
Penny dhe ekipi i saj duan të zbulojnë, nëse dyqanet në qendër të Athinës paguajnë siç duhet TVSH-në. Penny na thotë, se struktura ka për detyrë të ndihmojmë në rritjen e të ardhurave të shtetit dhe të parandalojmë që në fillim evazionin fiskal.
Një nga hetuesit tatimorë përzihet me klientët e një argjendarie dhe vëzhgon pa rënë në sy arkëtaren, ndërsa Penny dhe kolegu i tyre e presin jashtë. Por asgjë e pazakontë. Edhe klientët kanë një faturë blerjeje.
Disa rrugë më tutje punonjësja e administratës tatimore dhe kolegët e saj gjejnë diçka. Në një restorant ata kontrollojnë tavolinat. Aty duhet të jenë faturat e porosive. Ky është rregulli.
Kamarieri e gjen veten në vështirësi për t`u shpjeguar kur flet me ekipin hetimor tatimor:
Si është puna me këto tri colat?
Kamarieri: Nuk janë printuar ende.
Penny: Mirë na ler të flasim për këto.
Kamarieri: Sigurisht që i kam regjistruar këto pjata, por nuk pata kohë për t'i printuar. Mund ta bëj menjëherë tani. U pengova nga një klient.
Penny: Ky nuk është justifikim. Klientët i kanë ngrënë mezet tashmë.
Aplikacion për qytetarët për të raportuar ankesat
Autoritetet e kanë forcuar mbikëqyrjen jo vetëm përmes hetuesve të fshehtë tatimorë si Penny. Por edhe me një aplikacion, përmes të cilit qytetarët mund të raportojnë faturat e munguara ose të falsifikuara.
Penny e regjistroi tani në mënyrë elektronike shkeljen e restorantit. Kamarieri duhet të nënshkruajë në emër të pronarit, të cilit do ti'i vijë një gjobë prej së paku 500 eurosh. Ai nuk dëshiron të intervistohet.
Hetuesit tatimorë pasi dalin nga lokali veshin jelekët e tyre të shërbimit, sepse pjesa e hetimit në fshehtësi për këtë ditë ka përfunduar. Qoftë me ose pa jelek, Penny thotë se në punën e saj ajo ndihet gjithmonë e sigurt: "E di që vizitat tona nuk janë zbavitje për njerëzit e biznesit. Por varet nga mënyra se si flet me ta. Nëse i trajton me respekt, edhe ata të respektojnë. Për Penny dhe kolegët e saj besimi në etikën tatimore është i mirë. Por kontrolli është më i mirë.
Nga vend problematik në model
15 vjet më parë Greqia ishte në prag të falimentimit shtetëror. Vendi ishte i zhytur në mënyrë të pashpresë në borxhe dhe u desh të shpëtohej nga BE dhe huadhënësit ndërkombëtarë.
Sot Greqia e ka marrë përsëri veten ekonomikisht. Vendi ka mundur të shlyejë një pjesë të borxheve miliardëshe.
Edhe falë agjencisë tatimore të themeluar enkas. Ajo ka mundur të përgjysmojë humbjen e të ardhurave nga TVSH-ja në më pak se dhjetë vjetë.
George Pitsilis, Autoriteti i pavarur për të ardhurat publike thotë se"kjo është një çështje, që shqetëson të gjithë shoqërinë greke. Nëse duam të arrijmë një fitim për të gjithë dhe drejtësi, atëherë duhet të kontribuojmë të gjithë dhe të kërkojmë gjithmonë një faturë, për shembull. Mendoj se mentaliteti i qytetarëve ka ndryshuar vitet e fundit. Ata e kuptojnë se është e rëndësishme të jesh vetvetja dhe të respektosh ligjet.” Sepse TVSH-ja është një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave të shtetit. Në Greqi ajo është 24%, pak mbi mesataren e BE-së./ DW
Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ndodhi në Mesdheun Lindor pranë bregdetit të Greqisë mëngjesin ...
Kufizimet më të fundit të vendosura nga Kina ndaj eksporteve të mineraleve të rralla tokësore rrezikojnë jo vetëm ta r...
Grupi militant Hamas ka kthyer dy trupa izraelitë, si pjesë e marrëveshjeve të vazhdueshme për ndërrimin e të burgosurve dh...
Teksa Brukseli po përballej me një grevë të përgjithshme, e cila paralizoi gjithë qytetin gjatë së martës (...
Ursula von der Leyen qëndroi edhe në Shkup, ku u takua me kryeministrin Hristijan Mickovski, presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe me kryetari...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi të mërkurën se ka autorizuar operacione të fshehta të CIA-s në Venezuelë, ...
Sipas rrëfimeve të mjekëve, shumë nga 90 trupat e palestinezëve të kthyer në Gaza nga autoritetet izraelite sipas marrëv...
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në Uashington për Hamasin dhe thotë se dëshiron që grupi të heqë dorë nga arm&...
Ish-drejtori i një agjencie funerale, Robert Bush, është deklaruar fajtor për 35 akuza për mashtrim me anë të përfaq&eum...
Një 32-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia italiane në Reggio Emilia, pasi rezulton i dënuar me 5 vite burg për ...