Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
MAQEDONI E VERIUT - Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov ka dhënë dorëheqjen nga posti pas tragjedisë më 59 viktima dhe qindra të plagosur në klubin e natës në këtë qytet.
Në një reagim në rrjete sociale, Papazov shpreh keqardhjen e tij për rastin dhe ngushëllime për familjarët e viktimave, ndërsa thotë se nëse ka ndonjë shkelje nga ana tij është i gatshëm tu përgjigjet autoriteteve.
Reagimi i kryetarit Ljupço Papazov
“Të dashur bashkëqytetarë,
Në këto momente më të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i kryetarit të Komunës së Koçanit.
Kjo humbje është e madhe!
Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Unë i njihja shumicën prej tyre, i njihja familjet e tyre dhe disa prej tyre ishin miq të familjes.
Tronditja dhe thyerja e zemrës që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time. Kjo tragjedi e la në errësirë Koçanin dhe Maqedoninë dhe boshllëku që mbeti është i pariparueshëm.
Kërkoj nga të gjitha institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve! Dështimi për të vepruar është gjithashtu përgjegjësi. Të gjitha detajet duhet të hetohen, të gjitha gabimet duhet të gjenden dhe të gjithë personat që kontribuan në këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë vihem plotësisht në dispozicion të institucioneve. Edhe pse sipas ligjit nuk kam pasur autoritet të drejtpërdrejtë në këtë rast, jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve për gjithçka, si dhe për veprimet e mia personale.
Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen time! Por në këto momente, ne duhet të tregojmë virtyt, të shfaqim përgjegjësi të plotë dhe të tregojmë ndryshim në mënyrën se si veprojmë. Duhet të japim shembull me sjelljen tonë që kundërshtojmë një sistem që nuk funksionon. Nëse ka ndonjë bazë përgjegjësie nga ana ime, i bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë dhe të veprojë sipas ligjeve.
Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë nuk ka më të njëjtin kuptim! Këta ishin fëmijët tanë! Shumë e kanë vënë re me të drejtë pse dje nuk dola në publik gjithë ditën. Por ata që më njohin e dinë se sa i thyer jam dhe si ndihem për atë që ndodhi. Është e vështirë, dhe vështirë do t’i mbijetoj. Unë kam punuar me ndershmëri dhe përkushtim gjithë jetën time! Asnjëherë nuk e kisha menduar se angazhimi im do të përfundonte kështu, por tani po tërhiqem nga kjo pozitë, duke iu lutur Zotit për shpirtrat e fëmijëve tanë, për familjet e tyre dhe për popullin e Maqedonisë!”.
Zjarri i tmerrshëm shpërtheu të dielën, pak para orës 3 të mëngjesit, në diskotekën “Pulse” në Koçan. Nga zjarri u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare. Sot janë ulur flamujt në gjysmë shtizë për viktimat.
MAQEDONIA E VERIUT- Profesoresha në Fakultetin e Muzikës dhe vokaliste mbështetëse e “DNK”, Sara Projkovska humbi jet&eum...
MAQEDONIA E VERIUT- Gjashtë anëtar të grupit DNK që performonte natën e tragjedisë në diskotekën në Ko&ccedi...
MAQEDONIA E VERIUT- Portieri 18-vjeçar Damjan Taneski dhe basketbollisti 20-vjeçar Petar Ivanovski janë gjithashtu 2 sportistë t&...
MAQEDONIA E VERIUT- Një shofer autoambulance nga Koçani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Mësohet se ai, gjatë...
MAQEDONIA E VERIUT- Gjendja e 8 personave të lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqed...
MAQEDONIA E VERIUT- Paraditen e sotme po zhvillohen seancat për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve në rastin e ...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT - Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u zgjuan të hënën për ta nisur mbajtjen e një ...
MAQEDONIA E VERIUT- Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, pas ngjarjes tragjike në Koçan, në një konferencë për me...
Lavrov MAQEDONI E VERIUT - Andrej Lazarov, një futbollist profesionist 25-vjeçar, vdiq si hero në orët e para të së diel&eu...
Foto ilustruese GJERMANI - Në Dresden, një qytet barok me famë botërore, më 11 shtator të vitit të kaluar, një...