BOTA

Ujërat e Malit të Zi në shënjestër të kontrabandistëve të thesareve nënujore

n.f Përditësimi i fundit 21 Korrik 2024, 11:32
Ujërat e Malit të Zi në shënjestër të
Foto ilustruese

MAL I ZI- Mali i Zi, me një vijë bregdetare prej 300 kilometrash të gjatë dhe me 2.440 km² det, nuk ka rregulla që i mbrojnë ujërat e tij dhe pasuritë nënujore.

“Kjo është arsyeja përse Mali i Zi është bërë El Dorado për grupe dhe individë që mund të zhyten në pjesën e tij të Adriatikut pa asnjë kontroll, të nxjerrin eksponate arkeologjike, t’i qesin jashtë vendit dhe t’i shesin në tregun e zi”, thotë zhytësi Vesko Mijajlloviç për Radion Evropa e Lirë.

Ai është drejtor i Qendrës Rajonale të Zhytjes për Çminimin Nënujor dhe Trajnimin e Zhytësve (RCUD), e cila merret edhe me kërkime arkeologjike nënujore. Qendra është themeluar nga Qeveria e Malit të Zi. Mijajlloviç thotë se, ndryshe nga vendet ku pasuria nënujore mbrohet nga departamente të ndryshme të specializuara, Mali i Zi nuk ka ligj për zhytjen apo rregullore për aktivitetet nënujore.

“Kjo është arsyeja përse njerëzit shpesh nuk besojnë, kur na pyesin se çfarë lejesh u duhen për t’u zhytur në Mal të Zi, dhe ne u themi: nuk kanë nevojë për asgjë”, thotë ai.

E, kjo është edhe pikërisht arsyeja përse disa individë dhe grupe të organizuara të zhytjes vijnë në Mal të Zi për të grabitur thesare nënujore, shton Mijajlloviç. Si shembull të aktiviteteve të tilla kriminale, ai përmend shkatërrimet e vendeve arkeologjike, të zbuluara në kërkimet e fundit sistematike nënujore.

Bëhet fjalë për disa rrënoja nga Gjiri i Kotorrit deri në Budvë, të epokave të ndryshme, e madje edhe të periudhës para erës së re. Ato eksponate janë me vlerë të jashtëzakonshme dhe në tregun botëror arrijnë shuma enorme, thotë drejtori i RCUD-së. Ai shton se informacioni për vendndodhjen e tyre do të duhej të ishte një sekret i ruajtur mirë, por se, mesa duket, ka arritur tek ata që e kanë keqpërdorur. RCUD-ja ka ngritur vazhdimisht kallëzime penale për prishjen e shtratit të detit, por pa rezultat.

“Ne duhet ta mbrojmë urgjentisht trashëgiminë tonë kulturore nën det”, apelon Mijajlloviç.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Drejtorinë e Policisë në Mal të Zi për rastet e kontrabandës dhe të tregtisë ilegale të eksponateve nënujore.

“Zyrtarët e policisë nuk kanë regjistruar raste, në të cilat ka pasur persona të privuar nga liria, për shkak të tregtisë ilegale dhe kontrabandimit të eksponateve arkeologjike nënujore”, thuhet në përgjigje.

Edhe pse Mali i Zi ka nënshkruar Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore në vitin 2008, ai nuk ka miratuar ligje që e rregullojnë këtë fushë, e që do t’i përcaktonin në mënyrë institucionale përgjegjësit për zbatimin e tyre.

Sipas Mijajlloviçit, rregulloret për aktivitetet nënujore duhet të miratohen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ato mbrojnë jo vetëm trashëgiminë kulturore, por edhe sigurinë e zhytësve, objektet e infrastrukturës nënujore dhe objektet ujore.

“Për shembull, Mali i Zi ka kabllo nënujore për ndërlidhje me Italinë. A nuk duhet të kujdeset shteti për mbrojtjen e objekteve të tilla dhe të kontrollojë se kush, kur, ku dhe pse zhytet?”, pyet Mijajlloviç.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Kulturës në Mal të Zi se si e mbron trashëgiminë kulturore nënujore dhe sa para ndan për këtë qëllim dhe për kërkimet nën det, por nuk mori përgjigje. Një pjesë e madhe e shtratit të detit malazez është ende e paeksploruar.

Deri më tash, janë lokalizuar rreth 30 vende arkeologjike nënujore, ndërsa më të vjetrat datojnë nga shekulli i katërt dhe i tretë para erës së re, thotë për Radion Evropa e Lirë arkeologu nënujor, Darko Kovaçeviç. Ai është udhëheqës i Laboratorit të Arkeologjisë Detare në Fakultetin Detar të Kotorrit, i cili është themeluar dy vjet më parë dhe është njësia e parë kërkimore shkencore në Mal të Zi nga kjo zonë.

Laboratori, aktualisht, punon vetëm për dokumentimin e vendeve tashmë të zbuluara, thotë Kovaçeviç. Harta e tij e digjitalizuar mbështetet kryesisht në rezultatet e kërkimeve të kryera që nga viti 2009 nga Qendra për Konservim dhe Arkeologji e Cetinjës, në bashkëpunim me RCUD-në dhe Fondacionin Detar RPM nga Florida në SHBA.

Atëkohë, për pesë vjet, anija amerikane Hercules ka eksploruar bregdetin nga Gjiri i Kotorrit deri në Budvë, duke përdorur hidrolokatorë në një thellësi prej 30 deri në 150 metra, zhytës të mekanizuar me telekomandë dhe kamera nënujore me rezolucion të lartë. Ata kanë mbledhur të dhëna për vendndodhjet e eksponateve në zonë dhe kanë krijuar Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS) - një hartë e bregdetit malazez.

“Që nga zhytjet e para është gjetur vendi i një nëndetëseje nga Lufta e Parë Botërore dhe në katër sezonet në vijim janë zbuluar gjithsej 22 rrënoja. Dhjetë vende antike janë gjetur gjithashtu midis hyrjes në Gjirin e Kotorrit dhe Gjirit të Budvës”, thuhet në arkivin e Fondacionit Detar në SHBA.

Në hartë figurojnë gjashtë rrënoja nga Lufta e Dytë Botërore. Në mesin e tyre janë katër anije të fundosura përgjatë Platamunit - kep midis Tivatit dhe Budvës. Ato janë kryesisht anije mallrash italiane. Nëndetësja e mbytur britanike H-3 gjendet në Gjirin e Kotorrit, ndërsa afër Ulqinit është vendi ku është mbytur nëndetësja franceze Frenel.

Kovaçeviç shton se ndër vendet e famshme është edhe ai i anijes austro-hungareze, Zenta, në një thellësi prej rreth 70 metrash, e cila është fundosur në betejën e parë detare, gjatë Luftës së Parë Botërore. Dhe, këto mund të shihen edhe pa u zhytur. Në Fakultetin Detar në Kotorr, trashëgimia kulturore nënujore është e disponueshme në një dhomë të realitetit virtual, nga ku mund të shihen anijet e fundosura.

Nëpërmjet një simulimi 3D, vizitorët mësojnë për historinë e tyre, si dhe për anije të ngjashme në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë, me institucionet e të cilave Universiteti i Malit të Zi ka bashkëpunuar për ta realizuar këtë projekt. Një pjesë e projektit të quajtur “Wrecks4All” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes fondeve të bashkëpunimit ndërkufitar./ REL

mal i zi kontrabandist thesare nenujore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan