Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
GAZA- Ushtria izraelite tha të martën se ka marrë kontrollin e pikëkalimit kufitar në Rafah, midis Gazës dhe Egjiptit, pjesë kjo e cila ka qenë jetike për dërgimin e ndihmave dhe daljen e njerëzve të plagosur nga lufta në Gazë.
Ushtria tha se forcat po skanonin zonën në mëngjes pasi nisën një operacion tokësor dhe ajror në një pjesë të Rafahut lindor të hënën mbrëma, mes përpjekjeve diplomatike jashtë vendit për të arritur një armëpushim të ri.
Autoriteti i Kalimeve të Gazës tha në një deklaratë se marrja e kontrollit nga Izraeli ishte një "dënim me vdekje" kundër banorëve të Gazës, veçanërisht të sëmurëve dhe të plagosurve.
Gjatë gjithë luftës shtatëmujore, Rafahu - i vetmi vendkalim që nuk drejtohet nga Izraeli - ka qenë linja kryesore e shpëtimit të popullatës palestineze prej 2.3 milionësh të Gazës, duke lejuar futjen e furnizimeve humanitare në Gazë dhe transportin e pacientëve jashtë saj mes mungesave të rënda dhe shkatërrimit të objekteve të kujdesit shëndetësor.
Ushtria izraelite tha se një operacion i kufizuar në Rafah kishte për qëllim të vriste luftëtarët dhe të çmontonte infrastrukturën e përdorur nga grupi militant palestinez Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Aleati më i afërt i Izraelit, SHBA-ja, ka këshilluar kundër ndërmarrjes së një sulmi në Rafah, qyteti që është streha e fundit për rreth gjysmën e popullsisë së Gazës.
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se tanket dhe avionët izraelitë goditën disa zona në Rafah gjatë natës, duke vrarë 20 palestinezë dhe duke plagosur disa të tjerë gjatë goditjeve në të paktën katër shtëpi.
Banorët thanë se Izraeli kishte lëshuar fletushka të reja të martën, duke i paralajmëruar përsëri njerëzit të largoheshin nga zonat në lindje të Rafahut.
Tanket izraelite bombarduan gjithashtu zonat lindore në Beit Laha, Jabalia dhe Beit Hanun në veri të Rripit të Gazës, thanë banorët.
Ushtria izraelite tha se shumica e njerëzve dhe disa organizata ndërkombëtare ishin evakuuar nga zona e Rafahut lindor, ndërsa tha se vrau rreth 20 luftëtarë dhe gjeti tri boshte tuneli.
Një vendkalim tjetër aty pranë, i kontrolluar nga Izraeli, Kerem Shalom, u mbyll të martën për arsye sigurie dhe do të rihapet sapo të lejojë situata e sigurisë, tha ushtria.
Izraeli ka vrarë më shumë se 34.700 palestinezë në sulmet e tij ajrore, tokësore dhe detare në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
OKB-ja ka thënë se kriza e urisë që ka kapluar njerëzit në veri të Gazës, po bartet bartet edhe drejt jugut.
Lufta filloi kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 252 të tjerë, nga të cilët 133 besohet se mbeten në Gazë, sipas të dhënave izraelite./REL
foto ilustruese INDI- Një nënë e ka hedhur djalin e saj gjashtëvjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë...
foto ilustruese SERBI- Vizita e Presidentit Xi Jinping të martën, në Serbi, një vend aleat i Kinës në Evropë, bëhet...
Zelenskyy UKRAINË- Hetuesit e kundërinteligjencës ukrainase e kanë shpartalluar një komplot rus për ta vrarë presidentin...
Foto ilustruese BALLKAN- Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument i...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut më 8 maj mbahen dy palë zgjedhje: rundi i dytë i zgjedhjeve presidencial...
Putin RUSI- Vladimir Putin u betua të martën si president i Rusisë - për herë të pestë. Ceremonia e inaugurimit në ...
Emigrantet HOLANDË- Holanda dhe disa vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian po punojnë për një letër që ...
foto ilustruese SPANJË- Kur gazetari Toni Ferrera udhëtoi kohët e fundit rreth Gran Canaria, gazetari u njoh me Juan, një burrë 53...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka publikuar disa ...
Foto ilustruese UKRAINË- Aleatët e Ukrainës kanë kundërshtuar prej kohësh përdorimin e armëve perëndimore kund...