Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter tronditën zonën perëndimore të kryeqytetit të Venezuelës të mërkurën, duke vrarë 164 persona dhe duke plagosur 971 të tjerë.
Ndërkohë, më shumë se 21,000 persona raportohen të zhdukur. Shumë ndërtesa pësuan dëme të rënda materiale, ndërsa të tjera u shembën plotësisht, duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja.
Një video tronditëse nga kamerat e sigurisë, e cila po qarkullon në mediat sociale, ka kapur aktin heroik të një burri të moshuar, i cili e mbrojti gruan e tij me trupin e vet gjatë lëkundjeve sizmike brenda apartamentit të tyre.
Burri i moshuar shihet i ulur në divan, ndërsa pranë tij, në një kolltuk, ndodhet gruaja e tij, e cila thuhet se vuan nga probleme me lëvizjen. Kur toka fillon të dridhet, gruaja e moshuar dëgjohet duke bërtitur nga frika.
Burri ngrihet menjëherë nga divani, i afrohet dhe i mban duart për ta qetësuar. Më pas, ai vepron si një “mburojë” mbrojtëse, duke e mbuluar me trupin e tij për ta mbrojtur nga çdo mbeturinë e mundshme që mund të binte gjatë tërmetit./PiranjatNews