Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GJERMANIA- Presidenti Joe Biden zhvilloi një vizitë të shpejtë në Gjermani të premten, ndërsa Berlini e nderoi atë me medaljen më të lartë civile të vendit. Presidenti Biden u takua me Kancelarin Olaf Scholz, Presidentin Emmanuel Macron të Francës dhe Kryeministrin Keir Starmer të Mbretërisë së Bashkuar. Në takimin me dyer të mbyllura, udhëheqësit diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë mënyrën e vazhdimit të mbështetjes së Ukrainës kundër agresionit rus dhe situatën në Lindjen e Mesme që po ndryshon me shpejtësi.
“Ata folën për planin e fitores të Presidentit Zelenskyy dhe si ne të gjithë mund të punojmë së bashku për të parë nëse mund të arrijmë një paqe të drejtë që do të aprovohet nga Presidenti Zelensky dhe populli ukrainas”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë Kombëtare, John Kirby. “Dhe sigurisht, që mund të zbatohet”.
Konflikti brutal në Gazë u bë pjesë e vizitës shtetërore të së premtes, ndërsa u njoftua se forcat izraelite kishin vrarë udhëheqësin e Hamasit, një nga arkitektët e sulmit të 7 tetorit në Izrael që shkaktoi luftën. Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar Hamasin grup terrorist.
Menjëherë pas zbritjes nga avioni në Gjermani, të enjten vonë, Presidenti Biden foli lidhur me vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, duke thënë se ishte një “ditë e mirë për botën”.
“Tani është koha për të ecur përpara”, tha ai. “Të shkohet drejt një armëpushimi në Gazë. Të sigurohemi që të ecim në drejtimin e duhur për ta bërë situatën më të mirë për të gjithë botën. Është koha që kjo luftë të përfundojë dhe pengjet të kthehen në shtëpitë e tyre”.
Presidenti Biden tha se do të dërgonte Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken në Izrael për të diskutuar planet për të ardhmen. Zëdhënësi Kirby tha se lirimi i pengjeve të mbetura të mbajtura nga Hamasi është përparësi për qeverinë amerikane.
“Presidenti beson se me vrasjen e Sinwar-it dje, ka një mundësi unike këtu që të gjithë ne ta shfrytëzojmë për të parë se çfarë mund të bëjmë për t'i dhënë fund luftës dhe për të arritur një armëpushim. Ende besojmë për një armëpushim në veri, por besojmë se armëpushimi në Gazë është më i rëndësishëm për të mundësuar kthimin e pengjeve”.
Vizita njëditore e Presidentit Biden, e cila përfshiu një takim të shkurtër me të mbijetuarën 102 vjeçare të Holokaustit, Margot Friedlander, ishte e mbushur me kuptime dhe histori.
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili e dekoroi Presidentin Biden me Urdhrin Gjerman të Meritës, foli mbi rëndësinë e vizitës së udhëheqësit amerikan duke kujtuar histori nga fillimi i viteve 1980, kur një senator i ri amerikan vizitoi Bonin, kryeqytetin e shtetit të ndarë.
Duke bërë një shaka të stilit gjerman, Presidenti Steinmeier, u shpreh se burokrati që shoqëronte senatorin 40 vjeçar, tha se “kishte shumë interes për Gjermaninë” dhe arriti në përfundimin se senatori i ri mund të kishte një “të ardhme të rëndësishme politike”.
“Çfarë nënvlerësimi i jashtëzakonshëm”, tha zoti Steinmeier përpara se të fiksonte yllin e artë me 8 cepa në xhaketën e kostumit të Presidentit Biden. “Sot, ju jeni presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, dhe nën udhëheqjen tuaj, aleanca transatlantike është më e fortë dhe partneriteti ynë është më i ngushtë se kurrë”.
“Ndoshta shërbimi më i çmuar ndaj demokracisë, gjëja më e hareshme dhe më qetësuese për njerëzit është që të dinë se madje edhe njeriu më i fuqishëm në botë, në fund të fundit, është një qenie e zakonshme njerëzore”, tha presidenti gjerman.
Zëri i Amerikës e pyeti këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, nëse pjesë e misionit të Presidentit Biden në Gjermani ishte të mbronte politikën e jashtme kundër një presidence të mundshme të zotit Donald Trump.
“Ajo që presidenti po përpiqet të bëjë është që ta bëjë që qëndrueshëm angazhimin tonë ndaj Ukrainës dhe të institucionalizuar për një afat të gjatë”, u përgjigj zoti Sullivan. “Të gjithë aleatët u pajtuan se kjo ishte gjëja më përgjegjshme për t’u bërë”./ VOA
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojnë së b...
HAMAS- Shumë nga udhëheqësit kryesorë të Hamasit janë vrarë që nga sulmi i grupit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ...
RAFAH- Pamjet e sulmit ndaj liderit të Hamasit, Yahya Shinwar, janë publikuar nga ushtarët izraelit të shoqëruara nga dëshm...
Viktor Orban BRUKSEL- Kritikat kundër Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, brenda Bashkimit Evropian dhe në Budapest po rriten, ndërsa po ...
KOSOVA- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kërkoi përparim në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe ...
SHBA- Donald Trump ka folur sërish për pushtimin e shtetit ukrainas nga Rusia. Ish-presidenti amerikan ka fajësuar presidentin ukrainas, Volody...
IZRAEL- Vdekja e Yahya Sinuar u konfirmua zyrtarisht të premten nga Hamasi, i cili nuk tregon prirje për tu tërhequr pavarë...
Foto ilustruese ANGLI- Një foshnjë u mbyt natën e së enjtes në brigjet franceze në Kanalin Anglez pasi një...
Aksidenti TURQI- Gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u përmbys n&e...
Foto ilustruese GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë me dije se Izraeli ka ndaluar hyrjen e mjekëve t...