Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
SHBA - Një kompani e vogël kineze trazoi këtë javë mbarë sektorin e teknologjisë me njoftimin se ka prodhuar një sistem cilësor të inteligjencës artificiale me më pak fuqi kompjuterike dhe kosto shumë më të ulët se ajo e kompanive të mëdha amerikane. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn.
Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten tek qendrat gjigante të të dhënave dhe mikroqarqet më të fundit. Dhe ata thonë se kanë nevojë për më shumë para – për të paguar për më shumë energji dhe mikroqarqe më të fuqishëm.
Tani hyn në skenë kompania DeepSeek.
Kompania e re kineze ka krijuar një sistem të inteligjencës artificiale që përputhet me rezultatet e atyre të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Por DeepSeek thotë se krahasuar me kompanitë amerikane, ajo shpenzoi shumë më pak para dhe përdori më pak fuqi kompjuterike për të prodhuar sistemin e saj.
Pasojat e këtij njoftimi u ndjenë nga të gjitha kompanitë amerikane të teknologjisë. Aplikacioni i kompanisë kineze DeepSeek u ngjit në vendin e parë në klasifikimin e aplikacioneve të kompanisë Apple. Çmimet e aksioneve të firmave të teknologjisë amerikane ranë. Dhe kjo u vu re edhe në Uashington, ndërsa Shtetet e Bashkuara gjenden në një garë të ashpër me Kinën për inteligjencën artificiale.
“Prezantimi i inteligjencës artificiale nga kompania kineze DeepSeek duhet të jetë një thirrje alarmi për industritë tona, se duhet të jemi të përqendruar maksimalisht për të konkurruar për të fituar”, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kontrolle të ashpra të eksportit për të ndaluar hyrjen në Kinë të mikroqarqeve të nivelit më të lartë. Kompania DeepSeek pretendon se puna në kushtet e kufizimeve, e ndihmoi të gjente zgjidhje më të lira.
“Është një risi me kosto të ulët dhe kursimtare, që është shumë më e shpejtë dhe shumë më pak e kushtueshme. Si e tillë, ka potencialin për të zënë vend shumë më gjerë”, thotë profesori Olaf Groth, nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley.
Arritja e kompanisë kineze DeepSeek u ndje ndër kompanitë amerikane të teknologjisë edhe në një aspekt tjetër – fakti që mbështetet në teknologjinë me burim të hapur, e cila shpërndahet dhe përdoret nga programuesit nëpër firma dhe vende të ndryshme.
Kjo është një përqasje e ndryshme nga ajo e kompanive të mëdha të inteligjencës artificiale, siç është OpenAI, Microsoft dhe Google, të cilat e mbajnë sekret punën e tyre.
Por dy vite më parë, Meta, kompania mëmë e platformës Facebook, publikoi kodin për programin e saj për inteligjencën artificiale, Llama, në mënyrë që të përdoret edhe nga palë të tjera.
Kompania kineze DeepSeek përdori programin Llama për të trajnuar modelet e saj të inteligjencës artificiale dhe më pas e bëri të disponueshme teknologjinë e saj për komunitetin që punon me materialet me burime të hapura.
“Komuniteti që punon me burimet e hapura beson me forcë se burimi i hapur është një mënyrë shumë e nevojshme, sepse demokratizon, si të thuash, krijimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale me kosto më të ulëta”, thotë profesori Groth.
Disa vëzhgues thonë se futja në garë e kompanisë kineze DeepSeek vë në pikëpyetje efektivitetin e politikave të deritanishme amerikane për inteligjencën artificiale. Presidenti Donald Trump ka thënë se do ta bëjë inteligjencën artificiale një përparësi./VOA
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se Venezuela ka rënë dakord të pranojë shtetasit e saj që janë d&...
SHBA- Donald Trump iu është përgjigjur me sarkazëm pyetjeve nëse ai do të vizitonte vendin e përplasjes vdekjeprurëse ...
Foto ilustruese SHBA - Presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendosë tarifa për importet nga Meksika, Kanadaja dhe Kina. Ai tha dje se do...
SIRI- Presidenti i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka premtuar se do të ndjekë kriminelët që derdhën gjakun sirian dhe kryen masak...
Kith Kellog SHBA - Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ukraina t'i mbajë zgjedhjet, potencialisht deri në fund të vitit, sidomo...
UKRAINË- SHBA-të duan që Ukraina të vazhdojë me mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare, të paktën deri në fund...
Foto ilustruese SHBA - Grupet që mbrojnë të drejtat e emigrantëve po kritikojnë urdhrin e Presidentit Donald Trump për t&rsqu...
Donald Trump SHBA - Ministrat e Jashtëm arabë kanë refuzuar transferimin e palestinezëve nga toka e tyre në çdo rrethan&eum...
Pamje nga protesta SERBI - Një numër i madh studentësh dhe qytetarësh janë organizuar të shtunën për bllokimin e tr...
SERBI- Universiteti i Beogradit është ende i trazuar. Pak ditë pas bllokadës 24-orëshë të një prej akseve më t&eu...