BOTA

VOA: Cila është kompania kineze e inteligjencës artificiale që trazoi tregjet financiare?

E.D Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 18:26

VOA: Cila është kompania kineze e inteligjencës artificiale

SHBA- Vëmendja e tërhequr nga programi i inteligjencës artificiale të krijuar nga kompania e re kineze e teknologjisë DeepSeek trazoi tregjet e aksioneve të hënën dhe ndezi debate mbi konkurrencën ekonomike dhe gjeopolitike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Programi ndihmës i kësaj kompanie u bë të hënën aplikacioni nr. 1 i shkarkuar në telefonat iPhone të kompanisë Apple, i nxitur nga kurioziteti për këtë konkurrent të programit ChatGPT. Një pjesë e shqetësimit për disa vëzhgues të sektorit amerikan të teknologjisë është ideja se një kompani e re kineze mund t’i arrijë kompanitë amerikane në krye të novacionit për inteligjencën artificiale, me shumë më pak kosto.

Kjo, nëse është e vërtetë, vë në pikëpyetje shumat e mëdha të parave që kompanitë e teknologjisë amerikane thonë se planifikojnë të shpenzojnë në qendrat e të dhënave dhe mikroqarqet kompjuterikë që nevojiten për të mbështetur përparimet e mëtejshme për inteligjencën artificiale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se teknologjia e kompanisë së re kineze DeepSeek duhet të veprojë si nxitje për kompanitë amerikane dhe tha se ishte gjë e mirë që kompanitë në Kinë kanë dalë me një metodë më të lirë dhe më të shpejtë të inteligjencës artificiale.

"Prezantimi nga DeepSeek, i inteligjencës artificiale nga një kompani kineze, duhet të shërbejë si një thirrje për industritë tona, që ne duhet të jemi të përqendruar për të konkurruar për të fituar", tha Presidenti Trump në Florida.

Por zhurma dhe keqkuptimet rreth përparimeve teknologjike të kompanisë kineze DeepSeek gjithashtu mbollën konfuzion.

"Modelet që ata ndërtuan janë fantastike, por nuk janë as ndonjë mrekulli", tha analistja Stacy Rasgon, e cila ndjek industrinë e gjysmëpërçuesve dhe ishte një nga disa analistët e aksioneve që e përshkruan reagimin e bursës Wall Street si të tepruar.

"Ata nuk po përdorin asnjë risi që janë të panjohura apo sekrete apo diçka të tillë", tha zonja Rasgon. "Këto janë gjëra me të cilat të gjithë po eksperimentojnë".

Çfarë është “DeepSeek”?

Kompania e re DeepSeek u themelua në vitin 2023 në Hangzhou, Kinë dhe nxori modelin e saj të parë të inteligjencës articiale më vonë atë vit. Drejtuesi i saj Liang Wenfeng më parë bashkëthemeloi një nga fondet më të mëdha të investimeve të Kinës, “High-Flyer”, i cili fokusohet tek tregtimi i drejtuar nga inteligjenca artificiale.

Kompania DeepSeek filloi të tërhiqte më shumë vëmendje në industrinë e inteligjencës artificiale muajin e kaluar kur nxori një model të ri të inteligjencës artificiale, për të cilin mburrej se ishte në të njëjtin nivel me modelet e ngjashme të kompanive amerikane, si programi ChatGPT i kompanisë OpenAI, dhe se ishte me kosto më efektive në përdorimin e mikroqarqeve të shtrenjtë të kompanisë Nvidia për ta trajnuar sistemin me sasi të mëdha të dhënash. Aplikacioni i kompanisë kineze u bë më i disponueshëm kur u shfaq në platformat e aplikacioneve të kompanive Apple dhe Google në fillim të këtij viti.

Por ishte një studim kërkimor që u botua javën e kaluar – në të njëjtën ditë me inaugurimin e Presidentit Donald Trump – që vuri në lëvizje panikun që pasoi. Studimi kishte të bënte me një model tjetër të inteligjencës artificale të kompanisë DeepSeek të quajtur R1, që tregonte aftësi të avancuara "arsyetimi" - të tilla si aftësia për të rimenduar përqasjen ndaj një problemi matematikor - dhe ishte dukshëm më i lirë se një model i ngjashëm i shitur nga kompania OpenAI, i quajtur o1.

"Pavarësisht nga botëkuptimi i tyre për ekonominë", tha zonja Rasgon, "unë mendoj se niveli i çmimeve i trembi njerëzit".

Pas dramaticitetit rreth aftësive teknike të DeepSeek është një debat brenda Shteteve të Bashkuara mbi mënyrën më të mirë për të konkurruar me Kinën për inteligjencën artificiale.

“Deepseek R1 është momenti Sputnik për inteligjencën artificiale”, tha sipërmarrësi Marc Andreessen në një postim të dielën në platformën sociale X, duke iu referuar lëshimit të satelitit të vitit 1957, që nisi një garë të eksplorimit të hapësirës gjatë Luftës së Ftohtë, ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.

Zoti Andreessen, i cili ka këshilluar Presidentin Trump për politikën e teknologjisë, ka paralajmëruar se vendosja e rregullave të tepruara për industrinë e inteligjencës artificiale nga qeveria amerikane, do të pengojë kompanitë amerikane dhe do t'i mundësojë Kinës të ecë përpara.

Por vëmendja ndaj DeepSeek kërcënon gjithashtu të minojë një strategji kyçe të politikës së jashtme amerikane në vitet e fundit, për të kufizuar shitjen në Kinë të gjysmëpërçuesve të inteligjencës artificiale të prodhuara nga Amerika. Disa ekspertë të marrëdhënieve SHBA-Kinë nuk mendojnë se kjo është një aksident.

“Inovacioni i teknologjisë është real, por koha e prezantimit është e natyrës politike”, tha Gregory Allen, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Zoti Allen e krahasoi njoftimin e kompanisë DeepSeek javën e kaluar, me nxjerrjen e një telefoni të ri nga kompania kineze Huawei, e sanksionuar nga SHBA, gjatë bisedimeve diplomatike mbi kontrollet e eksportit të administratës të ish-Presidentit Biden në vitin 2023.

"Përpjekja për të treguar se kontrollet e eksportit janë të kota ose kundërproduktive është një qëllim vërtet i rëndësishëm i politikës së jashtme kineze tani", tha zoti Allen.

Presidenti Trump nënshkroi një urdhër në ditën e tij të parë në detyrë javën e kaluar ku thuhej se administrata e tij do të "identifikonte dhe eliminonte boshllëqet në kontrollet ekzistuese të eksportit", duke sinjalizuar se ai ka të ngjarë ta vazhdojë dhe ta forcojë përqasjen e ish-Presidentit Biden.

Aksionet e kompanisë Nvidia ranë 18% të hënën, por kompania në një deklaratë përgëzoi punën e kompanisë DeepSeek si "një avancim i shkëlqyer i inteligjencës artificiale" që përdori "modele dhe përllogaritje të disponueshme gjerësisht që janë plotësisht në përputhje me kontrollin e eksportit".

Çfarë e dallon kompaninë DeepSeek?

Një gjë që e dallon kompaninë kineze DeepSeek nga konkurrentët si kompania OpenAI është se modelet e saj janë me "burim të hapur" - që do të thotë se komponentët kryesorë janë të disponueshëm për këdo që të ketë qasje dhe që t’i modifikojë, megjithëse kompania nuk ka zbuluar të dhënat që ka përdorur për trajnimin e algoritmit.

Por ajo që ka tërhequr më shumë admirim në lidhje me modelin R1 të DeepSeek është ajo që Nvidia e quan një "shembull perfekt të Shkallëzimit të Kohës së Testit" - ose kur modelet e inteligjencës artificiale demonstrojnë në mënyrë efektive vazhdën e tyre të arsyetimit dhe më pas e përdorin atë për trajnime të mëtejshme, pa pasur nevojë t'i ushqejnë me burime të reja të dhënash.

"Është thjesht si të mendosh me zë të lartë", tha Lennart Heim, studiues në Rand Corporation.

Modelet e arsyetimit të OpenAI, duke filluar me o1, bëjnë të njëjtën gjë dhe ka të ngjarë që konkurrentët e tjerë me seli në Shtetet e Bashkuara, si Anthropic dhe Google, të kenë aftësi të ngjashme që nuk janë bërë ende të disponueshme, tha zoti Heim.

Por “është hera e parë që shohim një kompani kineze t’i afrohet kaq shumë, brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore. Unë mendoj se kjo është arsyeja përse shumë njerëz po i kushtojnë vëmendje", tha zoti Heim. “Unë besoja se OpenAI ishte në krye, se ishte mbreti dhe se askush nuk mund ta arrinte. Rezulton se nuk është plotësisht kështu”./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan