Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

KOSOVË- Pjesëmarrja në zgjedhjet më 9 shkurt ishte dukshëm më e ulët sesa në zgjedhjet e vitit 2021. Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin mbi dy milionë qytetarë. Në Kosovë përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet e rregullta parlamentare, pas një mandati katër vjeҫar të qeverisë së kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje drejtuar nga Albin Kurti. Sipas KQZ-së, zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë, nuk u shënua ndonjë incident, ndërsa përqindja e pjesëmarrjes në votime ishte më e vogël sesa në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, ku pjesëmarrja ishte 48%.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin mbi dy milionë qytetarë, ndërsa votuan rreth 790 mijë qytetarë, që përkthyer në përqindje ishte pak mbi 40%. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve ende nuk ka por, sipas KQZ-së ato janë në proces të numërimit dhe mund të priten së shpejti.
Zgjedhje edhe në pjesën veriore të Kosovës
Mbi 940 qendra votimi ishin të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës iu bashkuan vëzhguesve tjerë vendas e ndërkombëtarë. Zgjedhje u mbajtën edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku sipas KQZ-së pjesëmarrja në zgjedhje ishte pak më e lartë sesa në zonat e tjera të Kosovës. Dhjetë nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës janë të rezervuara për partitë e komunitetit serb, dhjetë të tjera për komunitetet e tjera pakicë.
Njohësit e rrethanave politike thanë, se në këto zgjedhje pati një pluralizëm më të madh demokratik edhe në mesin e serbëve të Kosovës. Votuesit në zgjedhjet e 9 shkurtit zgjedhin përbërjen e re parlamentare, e cila më pas zgjedh qeverinë e re të Kosovës. Në garë zgjedhore ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Katër kandidatë nga katër partitë më të mëdha garuan për postin e kryeministrit.
Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosja, Bedri Hamza nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ishin të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës. Këto zgjedhje ishin një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit në zgjedhjet e vitit 2021 fitoi thellë kundrejt rivalëve të tij politik. Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar./ DW
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë sot tarifat për çelikun dhe aluminin. Trump deklaroi se do të sh...
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping ka pranuar një ftesë nga homologu i tij rus Vladimir Putin për të marrë p...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vazhduar me numërimin e votave për subjektet politike. Sipas të dh&eu...
KOSOVË- Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) ka akuzuar publikisht kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim...
MALI I ZI- Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në qeverinë e Malit të Zi, Fatmir Gjeka vlerëson në një inte...
SERBI- Studentët serbë bllokuan të dielën një urë kyçe në Beograd dhe disa rrugë në zona të tjera t&e...
KOREJA E JUGUT- Një anije peshkimi me 14 persona në bord u mbyt në ujërat në brigjet jugore të Koresë së Jugut n...
IRLANDA- Një burrë është arrestuar pasi të paktën katër persona u goditën me thikë në një seri sul...
Afrikë AFRIKË - Autoritetet libiane zbuluan gati 50 trupa këtë javë nga dy varre masive në shkretëtirën e shtetit t...
BALTIK- Estonia, Letonia dhe Lituania thanë të dielën se kishin sinkronizuar me sukses sistemet e tyre të energjisë elektrike me rrje...