Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, janë takuar në Banjallukë pak orë pas shpalljes së dënimit ndaj Dodikut.
Dodik u dënua nga një gjykatë në Sararejë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit të RS-së për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.
Menjëherë pas dënimit u bë e ditur se Vuçiqi do të udhëtonte drejt Banjallukës për një takim me Dodikun. Gjatë takimit që u zhvillua këtë mbrëmje, të dy e cilësuan vendimin si sulm kundër Republikës Sërpska dhe popullit serb në tërësi.
“Është një ditë e vështirë për popullin serb në tërësi. Kundër Dodikut, sipas bindjes sonë, është dhënë një dënim i shkallës së parë në një procedurë juridike të çuditshme dhe të pakuptimtë”, tha Vuçiç.
Ai e ftoi Dodikun të tregojë atë që e quajti angazhim serb për paqe, dialog dhe jo përmes kërcënimeve dhe shantazheve.
“Kam ardhur në Banjallukë, jo sepse mund të ndikoj në ndonjë mënyrë në vendimet e udhëheqësisë së RS-së, por për t’i ofruar mbështetje popullit tonë në RS dhe për të thënë se Serbia është me ta dhe këtë t’ia them Dodikut, pa rrezikuar askënd”, tha ai.
Vuçiç theksoi nevojën për ruajtjen e Marrëveshjes së Dejtonit, duke njoftuar se do të mbahet edhe një mbledhje e Kuvendit të Serbisë, ku do të ftohet edhe Dodiku. Pas takimit, Dodik tha se entiteti i Republikës Sërpska angazhohet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe se është i gatshëm për bisedime në Sarajevë, ose kudo tjetër në Bosnje e Hercegovinë.
“Ne nuk sulmojmë askënd, nuk kemi asnjë plan lufte dhe nuk po përgatisim burime. Jemi të gatshëm për bisedime, por jo që të injorohemi. Jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë përfaqësuesit e popullit boshnjak dhe kroat dhe të tregojmë si mund ta bëjmë Bosnje dhe Hercegovinën kushtetuese dhe të qëndrueshme për të gjithë, e jo të nënshtrohemi këtu”, tha Dodik në një konferencë shtypi në Banjallukë.
Siç tha ai, RS-ja insiston për atë që është garantuar nga Kushtetuta e Bosnje dhe Hercegovinës dhe “asgjë më shumë se kaq”.
“Jemi të gatshëm për dialog mbi temat e vështira, siç janë Gjykata dhe Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës, por nuk jemi të gatshëm të pranojmë një trajtim injorues ndaj popullit serb dhe RS-së”, tha Dodik, duke folur në konferencën për shtyp me presidentin e Serbisë, Vuçiç.
Në takimin në Banjallukë, përveç Dodikut dhe Vuçiqit, ishin gjithashtu Sinisha Mali, ministër i Financave të Serbisë, Zhelka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Radovan Vishkoviç, kryeministër i Republikës Sërpska, dhe Nenad Stevandiq, kryetar i Kuvendit Kombëtar të RS-së.
Dodik u akuzua për nënshkrimin e dekretëve presidencialë, me të cilët shpalli dy ligje jo-kushtetuese të RS-së, të cilat përfaqësuesi i lartë i kishte shpallur më parë të pavlefshme. Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe vendimeve të përfaqësuesit të lartë, në territorin e këtij entiteti të Bosnje dhe Hercegovinës.
Përveç Dodikut, edhe Millos Llukiq, drejtor i përkohshëm i Gazetës Zyrtare të RS-së, u akuzua për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë për botimin e ligjeve, por ai u shpall i pafajshëm. Vendimi i Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës mund të apelohet. Kodi Penal i Bosnje dhe Hercegovinës për këtë shkelje parasheh dënim me burg prej pesë vjetësh dhe ndalim për ushtrimin e funksioneve politike./REL
SHBA- Zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit po bëjnë një listë të përjashtimeve nga pauza e ndihm...
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se nuk do të jenë Shtetet e Bashkuara por Evropa që do të ofrojë garanci...
BOSNJE HERCEGOVINË- Tre persona janë arrestuar nga policia boshnjake, pasi dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet ...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po fillon gjithashtu një luftë tregtare me Bashkimin Evropian, duke njoftuar të mërkurën se&nb...
SHBA- Ukraina thotë se ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje paraprake që do t'i jepte SHBA-së akses në depozi...
SERBIA- Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, ësht&eum...
Eric Adams NJU JORK - Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, i kërkoi një gjykatësi federal të më...
Foto ilustruese KANADA - Shumë vende të botës po shtrëngojnë politikat e imigracionit, që nga Evropa deri në Amerikë...
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson siguroi votat e mjaftueshme për të miratuar një projektligj për...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Komb&eu...