Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se nuk do të jenë Shtetet e Bashkuara por Evropa që do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën. Komentet Presidenti Trump i bëri gjatë mbledhjes së parë me anëtarët e kabinetit të tij, si përgjigje ndaj një pyetjeje të gazetarëve, nëse marrëveshja mes Uashingtonit dhe Kievit mbi mineralet do të përmbajë garanci sigurie për Ukrainën. Të martën zyrtarë të dy vendeve njoftuan se është rënë dakord mbi një projekt-marrëveshje që i mundëson Uashingtonit qasje tek mineralet e rralla në Ukrainë.
Ukraina tha sot se e kishte miratuar marrëveshjen kornizë, por shtoi se suksesi i saj do të varej nga bisedimet me Presidentin Donald Trump. Më herët Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se mbeten ende të përcaktohen garancitë e sigurisë të cilat Kievi i konsideron si jetike. Ai tha se gjatë vizitës së tij të premten në Uashington do të ketë një bisedë të gjerë e thelbësore me Presidentin Donald Trump. Të mërkurën Presidenti Trump konfirmoi se zoti Zelenskiy do të vijë në Uashington të premten, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të ofronin garanci të gjera sigurie.
"Unë nuk do të jap garanci sigurie të gjera, ne do t’ia kërkojmë Evropës ta bëjë këtë", tha Trump.
Në një kopje të projekt-marrëveshjes mbi mineralet, që është parë nga agjencia e lajmeve ‘Reuters’ më datën 25 shkurt thuhej se "qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështet përpjekjet e Ukrainës për të marrë garancitë e sigurisë të nevojshme për të vendosur paqen e qëndrueshme".
Marrëveshja për mineralet është pjesë e përpjekjeve të Presidentit amerikan Trump për t'i dhënë një fund sa më të shpejtë luftës mes Ukrainës dhe Rusinë. Presidenti amerikan e propozoi marrëveshjen dhe si një mënyrë që Kievi të shlyejë miliarda dollarë ndihmë ushtarake që ka marrë nga Uashingtoni prej fillimit të luftës. Trump ka thënë gjithashtu se nëse arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit, në Ukrainë do të nevojitej një prani trupash paqeruajtëse. Por Moska tha të martën se ishte kundër dislokimit të një force të NATO-s atje.
Kthimi i parave tek taksapaguesit amerikanë
Marrëveshja pritet t'u krijojë qasje Shteteve të Bashkuara tek pasurinë e madhe minerale të Ukrainës.
"Takspaguesit amerikanë tashmë do të marrin paratë e tyre, plus (edhe të tjera)", tha Presidenti Trump.
Presidenti Zelenskiy refuzoi një projekt-marrëveshje ofruar nga pala amerikane disa ditë më parë, duke thënë se Uashingtoni po kërkonte 500 miliardë dollarë në pasurinë natyrore të Ukrainës, në një kohë kur siç tha ai, Kievi nuk kishte marrë këtë sasi ndihme nga Shtetet e Bashkuara. Po kështu ai tha se marrëveshjes i mungonin garancitë e sigurisë për vendin e tij.
Sipas kushteve të projekt-marrëveshjes për mineralet që mund të nënshkruhet më 28 shkurt, burime në dijeni të përmbajtjes së saj, thanë se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të krijojnë një Fond Investimi për Rindërtim për të mbledhur dhe riinvestuar të ardhurat nga burimet e Ukrainës, përfshirë mineralet, hidrokarburet dhe lëndë të tjera të nxjerra nga toka.
Ukraina do të kontribuojë në fond me 50%, minus shpenzimet operative dhe do të vazhdojë derisa kontributet të arrijnë shumën prej 500 miliardë dollarësh. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një angazhim financiar afatgjatë për zhvillimin e një “Ukraine të qëndrueshme dhe ekonomikisht të begatë”.
I pyetur se çfarë do të merrte Ukraina në këmbim të marrëveshjes mbi mineralet, Presidenti Trump tha se deri tani Uashingtoni i kishte dhënë Ukrainës 350 miliardë dollarë, "shumë pajisje ushtarake si dhe të drejtën për t’i përdorur ato”. Ukraina ka depozita të 22 nga 34 lloje mineralesh të identifikuara nga Bashkimi Evropian si kritike. Rezervat e grafitit të Ukrainës, një komponent kyç për bateritë e automjeteve elektrike si dhe reaktorët bërthamorë, përbëjnë 20% të burimeve globale./ VOA
BOSNJE HERCEGOVINË- Tre persona janë arrestuar nga policia boshnjake, pasi dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet ...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po fillon gjithashtu një luftë tregtare me Bashkimin Evropian, duke njoftuar të mërkurën se&nb...
SHBA- Ukraina thotë se ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje paraprake që do t'i jepte SHBA-së akses në depozi...
SERBIA- Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, ësht&eum...
Eric Adams NJU JORK - Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, i kërkoi një gjykatësi federal të më...
Foto ilustruese KANADA - Shumë vende të botës po shtrëngojnë politikat e imigracionit, që nga Evropa deri në Amerikë...
SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson siguroi votat e mjaftueshme për të miratuar një projektligj për...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Komb&eu...
Friedrich Merz GJERMANI - Friedrich Merz, i cili ka të ngjarë të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pasi fitoi pjesë...
Călin Georgescu RUMANI - Ish-kandidati për President të Rumanisë Călin Georgescu vazhdon të tërheqë vëmendjen...