BOTA

Zbulim historik! Shenja të forta jete gjenden në planetin e largët përtej sistemit tonë diellor

E.D Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 08:37

Zbulim historik! Shenja të forta jete gjenden në planetin e

SHBA- Shkencëtarët kanë gjetur atë që ata po e quajnë shenjën më të fortë të jetës së mundshme përtej sistemit tonë diellor, pasi zbuluan gjurmën kimike të gazeve në atmosferën e një planeti alien, që në Tokë prodhohen vetëm nga organizmat e gjallë.

Duke përdorur teleskopin hapësinor James Webb, shkencëtarët gjetën gjurmë të dy gazeve dimetil sulfid (DMS) dhe dimetil disulfid (DMDS) në një planet të quajtur K2-18 b. Bëhet e ditur se në Tokë, këto gazra gjenerohen kryesisht nga organizmat e gjallë, duke përfshirë algat, duke sugjeruar se K2-18 b mund të jetë i mbushur me jetë mikrobike.

Studiuesit kanë theksuar se gjetjet nuk janë një njoftim i zbulimit të organizmave të gjallë aktualë, por më tepër një tregues i një procesi biologjik. K2-18 b, i vendosur rreth 124 vite dritë nga Toka në yjësinë e Luanit, është 8.6 herë më i madh se Toka dhe ka një diametër rreth 2.6 herë më të madh se planeti ynë.

Ai orbiton në “zonën e banueshme” një distancë ku uji i lëngshëm, një përbërës kyç për jetën mund të ekzistojë në një sipërfaqe planetare. Nikku Madhusudhan i Institutit të Astronomisë të Universitetit të Kembrixhit, tha se ishte një moment transformues në kërkimin e jetës përtej sistemit diellor.

“Ne kemi hyrë në epokën e astrobiologjisë vëzhguese”, tha profesori Madhusudhan.

Raportohet se vëzhgimet e mëparshme nga Webb, të cilat u nisën në vitin 2021 dhe u bënë funksionale në vitin 2022, kishin identifikuar metanin dhe dioksidin e karbonit në atmosferën e K2-18 b, hera e parë që molekulat me bazë karboni u zbuluan në atmosferën e një ekzoplaneti në zonën e banueshme të një ylli.

“I vetmi skenar që shpjegon aktualisht të gjitha të dhënat e marra deri më tani nga JWST (James Webb Space Telescope), duke përfshirë vëzhgimet e kaluara dhe të tashme, është ai ku K2-18 b është një botë e mbushur me jetë. Të dhënat e pasura nga K2-18 b e bëjnë atë një botë joshëse," tha Christopher Glein, shkencëtar kryesor në Divizionin e Shkencave Hapësinore të Institutit Kërkimor Jugperëndimor në Teksas.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.