EDITORIAL

Veliaj, viktimë e Ols Dados apo e korrupsionit në bashki

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 17:09

Veliaj, viktimë e Ols Dados apo e korrupsionit në bashki

Nga Armand Shkullaku

Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën betejë të jetës, atë të përballjes me SPAK gjatë procesit gjyqësor kundër tij, i cili sapo ka nisur. Nëse ngjitja e tij e menjëhershme në majat e pushtetit i dedikohet aftësisë mahnitëse për t’u përkulur nën hijen e Edi Ramës, sot ai është i detyruar që akuzave për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie t’u dalë për zot vetë përpara gjykatës speciale.

Dhe shenjat e para të kësaj përballje nuk janë zhgënjyese në raport me personalitetin e kryebashkiakut të burgosur. Ai po përpiqet të veshë rrobën e viktimës, por pa identifikuar persekutorin e tij. I mbështetur edhe nga një fushatë kaotike mediatike, e lobuar sipas traditës, deri tani nuk kuptohet qartë nëse Veliaj është një viktimë e sistemit të drejtësisë, i një prokurori të caktuar apo një i persekutuar politik nga partia në pushtet. I gjithë ky konfuzion duket të jetë pasojë e pamundësisë së Veliajt për të zhvilluar një betejë ballore qoftë me sistemin e drejtësisë, qoftë me “shokët” e partisë. Ai vetë, mediat që e përkrahin apo vëllai që paguan lobimet, janë pjesë e të njëjtit mekanizëm ndaj të cilit Veliaj kërkon të duket viktimë. Prandaj mbrojtja e tij, tingëllon kaotike, pa objektiv të qartë. Sa më shumë përpiqet të duket sfiduese aq më shumë bëhet dëshpëruese.

Deri tani Veliaj nuk ka dhënë kundërargumenta për akuzat ndaj tij, duke pretenduar se procesi është politik. Por ndërkohë që logjikisht do të duhej të jepte elementët e kësaj përndjekjeje politike, Veliaj dhe mbrojtësit e tij merren me një emër prokurori.

Pikërisht këtu mbrojtja bëhet më shumë se dëshpëruese. Në mungesë të theksuar guximi për t’i shkuar deri në fund linjës së persekutimit politik, Veliaj kërkon t’ia mveshë Ols Dados të gjitha ato që pretendon se po ia bëjnë padrejtësisht. Dado njëherë paraqitet si një hakmarrës i zi që i vetëm ia ka dalë të burgosë kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Pastaj si një individ në konflikt interesi. Pastaj si një prokuror i emëruar në shkelje të ligjit, etj, etj. Në këtë mënyrë, Veliaj po shkon në sallën e gjyqit me një paqartësi të madhe mes asaj që thotë e asaj që pretendon: A është ai viktimë e një procesi të montuar apo i një prokurori të zemëruar.

Strategjia e Veliajt për të mos u marrë me akuzat konkrete por me procesin, rrëzohet pikërisht nga dilema e mësipërme. Nuk mund të ketë proces politik dhe autor të jetë një prokuror i vetëm. Të gjithë janë të qartë, madje dhe ata që e mbrojnë publikisht, se akuzat ndaj Erion Velisë nuk janë fryt i mendjes së çartur të një prokurori, por pasojë e mënyrës se si ai ka drejtuar bashkinë e Tiranës. Mjafton të shihet sjellja e kryeministrit Edi Rama ndaj të projektuarit si pasues i tij, për të kuptuar se ai ishte i pambrojtshëm.

Ols Dado nuk e ka akuzuar Erion Velinë personalisht, por si funksionar publik. Ai ka treguar se si biznesmenët klientë të bashkisë çonin para në shoqatat guackë të Ajola Xoxës. Se si paguheshin apartamente e zyra të padeklaruara, si qarkullonin para kesh, si ndryshonin projektet e lejeve të ndërtimit për njerëzit e afërt, si fshiheshin vilat e pasuritë e tjera, si paguheshin artistët propagandistë me paratë e qytetarëve të Tiranës. Veliaj dhe mbrojtësit e tij publikë nuk flasin kurrë për akuzat konkrete të një dosje, punë e detajuar e prokurorit Dado, por kanë zgjedhur të merren me personin.  Nëse ia kanë të dalë të “bindin” ndonjë personazh anonim të lobuar korridoreve të Brukselit apo kryebashkiakun e Bogotasë, se Veliaj po persekutohet politikisht dhe kjo është vepër e Ols Dados, në Tiranë u duhet të bindin gjykatën.

Betejën për persekutim politik, Erion Veliaj do të duhej ta kishte bërë me kohë dhe me tjetër kënd. Me Ols Dadon ka betejën në gjykatë si i akuzuar për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Artikuj te sugjeruar

Nga Klodian Tomorri EDITORIAL 3 Prill10:26

Sot ulet akciza e naftës, por me gungë

Sot ulet akciza e naftës, por me gungë. Sot shqiptarët me shumë gjasë do provojnë uljen e akcizës së naftës q&eu...

EDITORIAL 5 Mars17:58

Një përgjigje për zotin Balla!

Nga Ilir Meta Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t'ju përgjigjem...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë