Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Nga Dojna Mema
Në këtë qytet, e në këtë jetën tonë të vogël, ka shumë gjëra që i marrim për të mirëqena.
Por ka një gjë që e marrim më të mirëqenë se gjithçka tjetër... ajrin që thithim.
Jo se nuk kemi dëgjuar për mungesë ajri. Kemi dëgjuar. Në televizor, nga alpinistët që ngjitin Everestin, që flasin për mungesën e oksigjenit në majë të botës.
Por askush nuk flet për mungesën e ajrit poshtë. Atje ku zbret minatori. Ai që thith pluhur, jo oksigjen. Që nuk e bën për sport e as për sfidë personale, por ngaqë nuk ka zgjedhje tjetër.
E pra... sot, në Tiranë, ne jemi shumë më afër ajrit të minatorit sesa atij të alpinistit.
Më kujtohen çarçafët që varën në mes të qytetit disa aktivistë para disa vitesh. Ishin të bardhë kur i varën në sheshin “Skënderbej”. Brenda dy ditësh u bënë të zinj. Dhe ne i pamë, bëmë një “uaau”... pastaj vazhduam rrugën.
Po mushkëritë tona? I keni parë si janë?
Ato nuk i vendosim dot në bulevard. S’i ekspozojmë dot si dëshmi.
Dhe ndërkohë... vazhdojmë të thithim ajrin që vret.
Ky ajër s’bën dallim.
E thith unë. E thith ti. E thith edhe ai fëmija i pafajshëm që luan në oborr, dhe ai prindi që voton me kompromis, për përfitimin e vogël. Në dëm të qytetit. Në dëm të vetes.
Në dëm të fëmijëve të vet.
Ti mund të shmangësh ushqimin e keq. Mund të zgjedhësh restorantin. Mund të mësosh të bashkëjetosh me kullat e betonit, me mungesën e gjelbërimit. Mund ta blesh ujin tërë jetën. Mund të adaptohesh edhe me trafikun që të çmend.
Por ajrin? Ajrin nuk mund ta shmangësh.
Jo, në një qytet ku ke ngritur jetën, ku ke blerë shtëpinë, ku ke punën, ku fëmijët e tu luajnë në rrugë. Ti mund të bësh sikur nuk e sheh se çfarë thith. Po a ke kurajën të bësh sikur nuk sheh çfarë ajri po thithin fëmijët? Fëmijët e tu! Unë dua që cilësia e ajrit të ndryshojë. Ndoshta e do edhe ti. Por për të ndodhur kjo, duhet të ndryshojë mënyra si ky qytet keqtrajtohet e keqmenaxhohet, bashkë me ajrin e tij.
Prandaj, unë e kam me ty. Me ty, njeriun e kompromiseve të vogla. Do të vazhdosh?
Kompromiset e vogla? Paratë e vogla? Marifetet e vogla? Përfitimet e vogla nga vota jote e papërgjegjshme? Apo një herë në jetën tënde do ngresh zërin e do kërkosh ndryshim? Nëse mushkëria jote ka akoma fuqi të bërtasë… bërtit.
Sepse ajri që vret — s’është më problem i askujt tjetër. Është i yti. /Piranjat.al/
Nga Besmir Bitraku Kur lexoni në lajme që jemi një nga vendet më të korruptuara në Europë e në botë… &Cc...
Kërkesa e Presidentit kundrejt Gjykatës Kushtetuese dhe pyetjet e Zeqinesë kundrejt Kreut të SPAKUT, (ku edhe një shimpanze, nës...
Nga Koloreto Cukali Kam pasur dy aksidente me skuter. Në asnjërin nuk kam pasur faj. As unë, as ndonjë tjetër. në të ...
Nga Elona Caslli Kufizimi i mandateve i shërben demokracisë më shumë se çdo element tjetër, përndryshe arrin në ska...
Nga Ervin Bejleri Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmendjes. Në k...
Nga Florjan Binaj Sot është momenti im më i vështirë në këtë skenë. Sepse sot, duhet të ndahem me Piranjat....
Imagjinoni sikur sot, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e këtij vendi të ndalonin punën. Të mbylleshin në sht&e...
Nga Klea Huta Para gati tre vitesh vendosëm që kursit të madh të aktrimit në Klea Huta Academy t’i bashkohej Florian Binaj. Jo...
Nga Bekim Lekica Kandidatura e aktorit të humorit, Florjan Binaj, për Bashkinë e Tiranës duket se ka zënë në grackë j...
Për çfarë votohet? Ka një problem të vogël kjo puna e zgjedhjes së një kandidati. Edhe nëse cakton Papën ...