Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Për çfarë votohet?
Ka një problem të vogël kjo puna e zgjedhjes së një kandidati. Edhe nëse cakton Papën e Romës, do të ketë gjithmonë njerëz kundër kësaj zgjedhjeje.
Disa, për shembull, mund të thonë se duhej zgjedhur Kalifi i Bagdadit, ose Dalai Lama. Por çështja është kjo: Për çfarë votohet në këto zgjedhje?
Dikush mund të thotë se votohet që qyteti të administrohet më mirë. Dikush tjetër mund të thotë se votohet që taksat të mos vidhen, e kështu me radhë.
Megjithatë, të gjitha këto, në Shqipëri, janë kot. Totalisht të parëndësishme.
Votuesi shqiptar konfirmoi në pushtet mazhorancën, ndonëse ishte plotësisht i informuar se si ajo vodhi 300 milionë euro me inceneratorin
E konfirmoi mazhorancën, ndonëse ishte i ndërgjegjshëm se një pjesë e madhe e aparatit të pushtetit është një rrjet 5D, ku paratë publike – pra taksat – rrëmbehen nga kompani që janë në pronësi të zyrtarëve që japin tenderat.
Pra, taksat, vjedhja, korrupsioni janë faktorë tërësisht të parëndësishëm në preferencën e votuesit shqiptar. Por për çfarë votohet, pra?
Ka vetëm një arsye: për të kufizuar pushtetin absolut. Dhe kjo është një arsye ekzistenciale. Është përtej vjedhjes, përtej keqmenaxhimit, përtej skandaleve, përtej preferencave individuale për kandidatët.
Me pak fjalë, ata që thonë se opozita zgjodhi kandidat të dobët, pse zgjodhi këtë e jo atë, se me këtë humbasim dhe me atë fitojmë – i kanë thjesht argumentet kot.
I gjithë thelbi i këtyre zgjedhjeve është ky: duhet kufizuar pushteti absolut, apo jo? Nëse votuesi shqiptar mendon që jo, atëherë do të ishte një zgjidhje shumë racionale që Shqipëria të mos shkonte më në zgjedhje – të paktën në të ardhmen e parashikueshme.
Kjo do të kursente para, sepse faktikisht zgjedhjet në Shqipëri janë bërë tmerrësisht të shtrenjta. Do të kursente energji publike dhe do të krijonte "stabilitetin" që rrjedh nga pushteti i pakufizuar.
Kaq e thjeshtë është e gjitha kjo. Nuk është më çështje kandidatësh. Dikush pati thënë para disa kohësh se as Jezu Krishti nuk do të pranohej nga të gjithë. Dhe kjo thotë shumë.
Nga Hysni Gurra Për bashkinë Tiranë është më mirë një kandidat që humorin e ka zanat, sesa një kandidat q&e...
Nga Taulant Koplikaj Kandidimi i Florjan Binajt për Tiranën, është një lajm që nuk mund të ketë interes vetëm n&e...
Nga Jonida Shehu Nuk e di a e patë atë çfarë ndodhi në funeralin e familjarit të Gjestit. Në një nga momentet ...
"Në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie që do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen neg...
Në skenën e mediave të mbetura të Erion Veliajt doli një deklaratë (madje edhe e noterizuar) e italianit Gabriele Longinot...
Një çift gjyshërsh kanë shkruar me gurë emrin e mbesës në derën e shtëpisë. Quhet Khloe. Çdo më...
Nga Bes Kallaku Mirëmbrëma. I keni parë lajmet? Sa krime kishte sot? E dini cili mungoi? Krimi që e bëjmë pë...
Basir Çollaku--Zaret janë hedhur Luftë karteleve të drogës të konsideruara organizata terroriste një betejë amerika...
Editorial nga Andi Bushati Lali, ndonëse nuk është ndëshkuar ende aq sa do e meritonte, në këtë rast është vet&eum...
Pas publikimit nga Piranjat të skandalit të skemës masive të zhvatjes së qytetarëve nga inspektorët e DPTTV Tiranë, ku...