EDITORIAL

"Albanian Files" Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

Nga Irena Beqiraj Përditësimi i fundit 26 Qershor 2026, 09:34

"Albanian Files" Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

Një fjalim politik zgjat disa minuta. Një artikull gazete merr po ashtu pak kohë. Edhe një libër i shkëlqyer zë sërisht një pjesë të vogël të jetës së lexuesit.

Ndërtesat funksionojnë ndryshe. Rruga jashtë shtëpisë na ndikon çdo ditë. Sheshi ku takohemi me miqtë ndikon tek ne pa zhurmë. Vetë qyteti bëhet pjesë e peizazhit tonë mendor, ku pa kuptuar na formëzon perceptimet e bukurisë, rendit, përkatësisë dhe komunitetit.

Arkitektura njihet për aftësitë unike që ka për t'i përcjellë publikut qëllimet e atyre janë në pozita autoriteti.

Guri i themelit në mënyrën e jetesës së grekëve të lashtë ishte besimi se bukuria dhe rendi shoqëror ishin të pandashëm. Ata e barazonin superioritetin moral me bukurinë në të gjitha format. Shekuj më vonë, romakët pushtues, ndërsa u ndikuan shumë nga grekët, e përdorën arkitekturën më shumë si një shprehje të prejardhjes dhe pushtetit me grusht të hekurt perandorak. Shprehja e këtij vizioni u pa kudo, por ndoshta askund më qartë sesa në luksin dhe madhështinë e arkitekturës së tyre publike. Këto struktura kishin për qëllim të bënin përshtypje, duke thelluar ndër të tjera, hendekun midis elitës sunduese dhe njerëzve të thjeshtë nën kontrollin e tyre.

Sikurse dizajni fashist gjerman, rus dhe italian më këtej viteve 1930 kishte më shumë të përbashkëta me perandorët e Romës Perandorake dhe monarkët e Europës dinastike, sesa me idealet më egalitare apo utopike të ideve moderniste të zhvillimit në atë kohë.

E pra paralelet midis pushtetit qeveritar dhe estetikës arkitekturore nuk janë asgjë e re. Prandaj, mund të shohim më shumë theks tek arkitektura në vendet e periudhat më autokratike, ku vendimmarrësit ushtrojnë pushtet diskrecionar me kontrolle dhe balanca të dobëta.

"Albanian Files" libri që Kryeministri Rama tundi përpara gazetares së CNN -it si provë e zhvillimit është një përmbledhje e rrëfimeve të arkitektëve më të mirë të botës të zgjedhur pa garë nga Kryeministri ; të paguar sa kanë kërkuar nga investitorë të cilët po ashtu kanë përfituar tokë publike edhe lehtësi administrative edhe fiskale pa garë po sërisht nga Kryeministri , ai libër nuk është gjë tjetër veçse prova se Kryeministri kërkon ti vesh petkun e zhvillimit qasjes së tij prej Perandori Romak.

Ai libër nuk është gjë tjetër veçse celebrimi i pushtetin të supozuar të një njeriu, më shumë sesa tregues i zhvillimit të vendit të cilit ai u zgjodh për t'i shërbyer.

Ai libër është prova se arkitektura është përdorur si mjet për të siguruar mbështetje për status quo-në duke përdorur estetikën në vend të zhvillimit. Ndërkohë sipas hetimeve edhe dosjeve të publikuara të SPAK del se tek investitorët që Kryeministri zgjidhte për të jetësuar vizionin e tij nuk mungonin pastruesit e parave të pista të drogës .

Ndërsa ky fluks parash ka rritur ofertën monetare 2.5 herë më shpejt se rritja ekonomike edhe inflacioni i ulët duket i qëndrueshëm, kjo situatë ekonomike krijon dobësi strukturore me kalimin e kohës pasi likujditeti i tepërt i gjen rrugën e tij në tregjet e pasurive të paluajtshme në vend të mallrave të konsumit. Kjo shkakton inflacion rritje të çmimeve të ndërtesave në vend të inflacionit tradicional, duke krijuar një ndjenjë të rreme stabiliteti në ekonominë reale.

Qualis artifex pereo!”

"Çfarë artisti po humbet bota me mua"- tha Neroni para se të vetëvritej.

Kryeministri ynë artist ka harruar se është vetëm një administrator i përkohshëm, edhe prirja e tij për shkëlqimin dhe shkallën perandorake nuk e bën Neron . Megjithëse veprimet e tij janë veprimet e një njeriu që ka harruar, ose nuk i intereson, pse ,si, dhe për kë është në atë detyrë ai sërisht nuk është Perandor.

Ekziston një thënie që ka udhëheqës që preferojnë të kërkojnë falje më shumë sesa të marrin leje.

Kryministri ynë i zhurmshëm, impulsiv, i pamatur nuk mund të bëj asnjë nga këto të dyjal. Ai vështirë se meriton titullin politikan, patriot, apo edhe udhëheqës. Ai është një gangster që luan shpëtimtarin i cili ka vendosur të jetësojë emrin e tij me godinat e larta të ndërtuara me paratë e drogës, (për disa edhe të bukura) por me dëme të parikuperueshme ekonomike edhe psikologjike për shoqërinë tonë.

Artikuj te sugjeruar

Andi Bushati EDITORIAL 20 Qershor17:39

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Nga Andi Bushati Kur formimin kulturor e ke me të dëgjuar, përdorimi i këtij bagazhi rrezikon të prodhojë efektin e kundër...

Nga Monitor EDITORIAL 14 Qershor08:38

Revolta e “të përjashtuarve”

Kjo është në fakt revolta e “të përjashtuarve”, e brezit të ri, atij që sot nuk arrin ta shohë të ard...

EDITORIAL 30 Maj21:40

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Nga Florian Binaj Tek kjo intervistë e Nicola Graterit, prokurorit anti-mafie, shumë vetë mund të habiten me faktet që ai sjell p&eu...

Nga Andi Bejtja EDITORIAL 23 Maj15:23

Koha për të menduar

Sot kur shumica e dites te shkon Scroll ne video disa sekondeshe shpeshhere dhe te bera me AI, perqendrimi eshte thjesht luks prone e vogel e shume pak person...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë