7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Në çdo skandal të madh qeveritar në Shqipëri, ka një justifikim të gatshëm që dëgjohet me të njëjtën qetësi: ministrat dhe zyrtarët e shtetit “kanë ngrënë kumbulla e dardha pas shpinës së Kryeministrit”, thënë nga ky i fundit. Një fjali e destinuar për të larë duart, për të ndarë pushtetin nga përgjegjësia dhe për të shndërruar aferat me qindra milionë euro në histori të vogla personale.
Por rasti me Belinda Ballukun e rrëzon këtë narrativë. Kjo nuk është një histori e zyrtarëve që vjedhin fshehurazi. Kjo është një histori bashkëpunimi, koordinimi, dhe mbrojtjeje politike.
Hetimi për tenderin e Tunelit të Llogarasë, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të Shqipërisë, u reduktua në akuzën më të butë të mundshme: “shkelje e barazisë në tendera”. Në vend të një analize të thelluar për vendimmarrjen, përfituesit, devijimet, kostot e fryra dhe zinxhirin e interesave, çështja u çrrënjos nga thelbi. U hoq fjala “korrupsion”. U zhduk termi “shpërdorim detyre”. U fshiu nocioni “vjedhje”. Dhe mbeti vetëm një teknikalitet.
Kjo ndodh vetëm kur piramida e pushtetit është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Sepse, le ta themi hapur: në projekte të tilla, me qindra milionë euro, siç ka dal e nënkuptuar edhe nga përgjimet Balluku ka vepruar nën derigjimin e Kryeministrit pra nuk ka vepruar vetëm.
Nuk ka vendimmarrje të izoluar. Nuk ka firma të fshehta. Nuk ka favore pa aprovime.
Nuk ka kompani që fitojnë tendera pa u filtruar më parë politikisht.
Pikërisht për këtë arsye, reagimi i Kryeministrit ndryshoi rrënjësisht nga rastet e tjera. Këtë herë, me Ballukun, nuk pati asnjë distancim, asnjë qortim, asnjë deklaratë moralizuese. Përkundrazi, pati një takim të menjëhershëm në zyrën e tij që zgjati 7 orë, në koordinim të dukshëm të linjës politike dhe një heshtje që flet më shumë se çdo konferencë.
Sepse këtë herë, dardhat dhe kumbullat janë ngrënë bashkë.
Dhe kur hahet bashkë, përgjegjësia nuk ndahet; ajo fshihet, dhe akuzat katandisen sa një thel
Reduktimi i një tenderi strategjik në një “shkelje procedure” është një akt politik, jo vetëm juridik. Është një mënyrë për të shpëtuar strukturën, për të mos prishur ekuilibrat e brendshëm, për të mbrojtur zinxhirin dhe që dora që kapërdisi çorbën mos të flas me emra.
Në Shqipëri, korrupsioni nuk trajtohet sipas dëmit, por sipas hierarkisë së atyre që preken prej tij.
Dhe kur ministrat dhe kryeministrat mbyllen në zyra për të harmonizuar narrativat, qytetarët mbeten jashtë, fundi: askush nuk paguan.
Në një vend normal, një aferë me përmasa të tilla do të kishte prodhuar aq shumë pasoja sa pushteti do të dridhej.
Në Shqipëri, prodhon vetëm një nen të zbutur dhe një foto nga Kryeministria dhe forume.
Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e parë pas një h...
Nga Florjan Binaj Sot në mëngjes, në rrugën e Elbasanit, trafiku u bllokua sepse makinat e policisë me fenelina ishin të angazh...
Në një ditë krejt të zakonshme, hyra sërish në një dyqan ku shiteshin piktura të ndryshme. Rastisi që pas banakut...
Nga Adrian Thano Në Romë ka shumë vila madhështore, por pak janë si Villa Doria Pamphili, një pallat i shekullit XVII me kopshtet...
Nga Luçiano Boçi Atentati i djeshëm në vendin më të survejuar në Shqipëri pas Kryeministrisë, nuk &e...
Atentati i ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra me mbi 100 plumba, Gilmando Dani, shënon një pikë kulminante të krimit ...
Nga Ermal Peçi Ka fjali që mjafton t’i thuash njëherë dhe historia kujdeset vetë për t’i kthyer në boomerang...
Nga Basir Çollaku Raundi i parë… Bandat janë përplasur… Dosjet janë ndezur… Ortakëritë janë...
Nga Ilir Kalemaj Sado syze rozë apo mavi qofshin, prapëseprapë, raporti final i OSBE-ODIHR-it ishte më problematik se ai i 2021-shit dhe th...
Mirëmbrëma, Miq, ndjekës të Piranjave, qytetarë të Tiranës, Njerëz që takova… dhe ata që s’m&e...