Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...

Protesta e së shtunës prodhoi një fenomen të çuditshëm: në vend që të ngjallte frikë, shkopi i gomës nxiti fantazinë.
Gjatë javës së fundit, Edi Rama urdhëroi policinë e tij politike, që të testonte arsenalin e dhunës, në një përpjekje të dëshpëruar për të mpakur marshuesit e revolucionit të flamingove.
Disa u prangosën pa shkak, të tjerë u dhunuan ditën për diell, pasi ishin çmobilizuar dhe neutralizuar nga forcat e rendit, këto të fundit përdorën spray, e gaz lotsjellës.
Qëllimi i gjithë kësaj strategjie ishte i qartë. Pasi pati tentuar ti etiketonte si agjentë të shteteve të huaja për të frenuar fluksin gjithnjë e më të madh të qytetarëve që i bashkoheshin, pasi filloi ti shantazhonte me emër personal për ti dekurajuar, pasi sajoi divergjenca mes drejtuesve të protestës dhe u mundua ti përçante, Edi Rama dështoi me turp nga njëra tentativë te tjetra.
Basti i fundit që vuri ishte ai i frikës. Duke provokuar dhunë, duke mos u druajtur nga transmetimi i rrahjeve barbare në sytë e kamerave, ai synonte të arrinte dy qëllime.
Fillimisht ti intimidonte ata që ishin më aktivet (me shpresën se mos ata i trembte të pasurit e të njëjtit fat) dhe pastaj të largonte prej tyre të tjerët që ishin për një protestë paqësore, ato nëna që dalin në bulevard me karroca fëmijësh dhe atë prindër që e nxjerrin familjen e tyre në shesh për të bërtitur: “ju erdhi fundi”.
Por, kalimi në fazën e dhunës, në vend të frikës prodhoi më shumë numra dhe më tepër kreativitet. Dita e 35 e protestës ishte një festë simbolikash dhe metaforash. Të digjje në shesh monumentin butaforik të diktatorit, të demostroje poshtë zyrës së tij me arkivolin e kufomës së tij politike, ti tregoje poshtë dritares kostumin e burgut të ardhshëm, ishte një gjuhë simbolike se askush nuk mund të trembet më nga një kufomë.
Por magjia krijuese e atyre njerëzve që dashurojnë më shumë lirinë sesa i tuten kërcënimit, shpërtheu kur pjesë e lojës së tyre me simbole u bë dhe datëlindja e Edi Ramës, në këtë 4 korrik. Një tortë e madhe kartoni me mbishkrimin: “Shumë burg për ty”, e shoqëruar me fikjen e qirinjve dhe ritmin e një Happy Birthday të rimuar me fjalën burg, tregonin se frika tashmë duhej të ndryshonte anë.
Kjo protestë mbarëkombëtare përpos masivitetit të jashtëzakonshëm, që dëshmoi se dhuna është tashmë një armë e paefektshme në duart e një regjimi në ikje, na dha edhe dy mësime të mëdha.
I pari se shkopi i gomës në vend që të kërrusi shtyllën kurrizore të këtyre të rijve, vë në punë kokën e tyre. Simbolika fantastike e përdorur kundër atij që donte ti trembte me hijen e policëve të vet bashibozukë, bëri për vete edhe më shumë qytetarë sesa regjimi kishte parashikuar të ndante nga turma. Edhe njëherë risia fitoi mbi mykun, forca morale mbi të kalbëzimin, fantazia mbi forcën.
Së dyti, ajo na tregoi se sa më shumë Rama të punojë kundër flamingove, aq më tepër ai do të mbledhë rreth vetes zëmërimin e tyre. Nëse pas incidenteve në Zvërnec, një muaj më parë, protestat fillestare nisën me slloganin “Rama n`Burg, Berisha n’Burg”, së fundi kjo barabitje po zhbalancohet.
Ndonëse sllogani i dikurshem ushton akoma, mënyra e sjelljes së kryeministrit e ka shndërruar atë në tragetin kryesor.
Përditë e më shumë po shtohen ata që po ndërgjegjësohen se po qe se ky sistem duhet shembur, kjo nuk mund të arrihet pa prerë kokën që qëndron në majën e tij. Rama nuk ka humbur asnjë rast pa u sjellë si i tillë. Prandaj dhe në mes të turmës, u shfaq arkivoli i kufomës së tij politike.
Nga Ermal Mulosmani Demokracia, si forma më e lartë e mishërimit të vullnetit të popullit në qeverisje, ka qenë perceptuar d...
Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) e portretizon qartë dhe me saktësi mbretin e Shqipëris&eum...
Një fjalim politik zgjat disa minuta. Një artikull gazete merr po ashtu pak kohë. Edhe një libër i shkëlqyer zë sërish...
Nga Andi Bushati Kur formimin kulturor e ke me të dëgjuar, përdorimi i këtij bagazhi rrezikon të prodhojë efektin e kundër...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Në Maj të vitit 2015 u miratua ligji për Investimet Strategjike, edhe kriteret kryesore për cilësimin e një invest...
Nga Gerta Gumeni “Kam një kontratë me shqiptarët deri në vitin 2029”, thotë Edi Rama. Por çdo kontratë ka dy p...
Kjo është në fakt revolta e “të përjashtuarve”, e brezit të ri, atij që sot nuk arrin ta shohë të ard...
Në Zvërnec nuk u poshtërua vetëm një protestues që u mor zvarrë. U poshtërua vetë institucioni i policisë.Kur ...
Nga Irena Beqiraj Sot të gjithë duhet të jemi në shesh kundër formës më të rrezikshme të korrupsionit kapj...