‘Nuk mund të luftojë regjimin dikush që paguhet nga Sorosi', Kalaja: Disa protestues sponsorizohen prej tyre
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
Në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Durrësit janë hedhur sasi të vogla lënde plasëse në dy vende ...
Një seri dokumentare investigative mbi trafikun ndërkombëtar të kokainës ka rikthyer në vëmendje rrjetet e krimit të o...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...

Nga Luçiano Boçi
Në “agun” e saj kjo qeverisje premtoi të ishte një karvan në ecje, fjalë së cilës Rama i referohet sa herë kërkon të bëjë reklamë suksesesh.
Koha rrodhi por karvani ka mbetur.
Ka mbetur dhe “shurdhon” me zhurmën e tij, si pasojë e përbërjes.
Sepse nuk është as karvan suksesesh e as karvan idesh e arritjesh.
Është thjesht një karvan qensh që kutërbojnë, shurdhojnë e i bëjnë karshillëk njerzve që ecin drejt zemërimit e protestës.
Sepse në Shqipërinë e sotme, pushteti nuk qeveris më.
Ai vetëm thjesht leh.
Leh me propagandë pa frena me të gjitha tonalitetet: si kone, si bulldog, si volpino, si qen-ujk, sidomos si qen rruge.
Leh në parlament, në media, në reklama pa fund.
Leh për të mbuluar heshtjen e përgjegjësisë.
Leh për të mbrojtur korrupsionin e vjedhjen, sikurse leh për të zëvendësuar llogaridhënien.
Por leh dhe për të krijuar iluzionin e lëvizjes, ndërkohë që vendi rri në vend numëro.
“Karvani i qenve” të Edi Ramës është modeli perfekt i babëzisë së mbuluar me luks të shfrenuar, me jargë nepsi fitimesh dhe modeli një turme zërash, statusesh, sharjesh, ironish, militantësh dhe oborrtarësh që vrapojnë pas “tenderit”, “lejeve të ndërtimit”, “sallamit” a “sufllaqes” së ditës.
Vrapojnë pa drejtim, pa ide, pa pikë përgjegjësie…pas berihait e pas parasë së zezë.
Megjithatë me një qëllim të qartë.
Të bëjnë sa më shumë lekë e zhurmë.
Ky karvan nuk ecën drejt drejt mirëqenies, drejt shtetit të së drejtës.
Ai rrotullohet rreth vetes.
Rrotullohet për të mbajtur gjallë mitin e liderit, timonierit, udhëheqësit, ndërsa realiteti shkërmoqet ngadalë.
Argumentat janë zevëndësuar me tallje, zgjidhjet janë zhdukur me spektalël dhe vendin e rezultateve e kanë zënë sulmet ndaj opozitës.
Në këtë karvan, askush nuk mendon. Të gjithë vetëm reagojnë me buton.
Askush nuk merr përgjegjësi.
Të gjithë sulmojnë symbyllurazi kujt i vë gishtin shefi.
Institucionet janë kthyer në jehonë të zërit lehës të kryeministrit, ndërsa shteti në një skenë ku rëndësi ka kush leh më fort, jo kush ka të drejtë.
Problemi nuk është zhurma. Problemi është boshllëku që ajo fsheh.
Rezultati në fund është “gjellë qensh”.
Vendit i mungon vizioni. Qeveria inercon pa busull, ndërsa pushteti jeton nga konflikti, sepse nuk prodhon dot shpresë.
Ky karvani i qenve nuk ka destinacion.
Ai ekziston vetëm për të trembur, për të lodhur, për të mpirë shoqërinë.
Por historia ka një zakon të keq për pushtetet që vetëm lehin.
I përze sic e meritojnë, si qentë e rrugës: me “gur”.
Dhe ecja drejt protestës nuk ndalet!
Testi me tre hapa i GJEDNJ-së për ‘Tribunal established by law’: Rasti Cani dhe cënueshmëria e vendimeve në rastet Berisha ...
Ftesa për Edi Ramën nga presidenti Trump duhet interpretuar dhe ndriçuar me kujdes, madje më shumë se zakonisht, për shkak t&eum...
Nga Andi Bushati Për pak orë fërkum sytë duke kujtuar se po rishikonim të njëjtin film, me të njëjtin protagonis...
Nga Enver Robelli 1. Pezullimi i vizave të emigrimit: pse Serbia nuk është në listë, ndërsa Shqipëria dhe Kosova po? Pë...
Nga Piranjat News Pas përmbytjeve që dëmtuan rëndë bujqësinë, si dhe pas goditjes së shumë bizneseve nga shirat, q...
Kosherja ka gjithnjë telashe, kur bletët ikin, sepse kthehet në një kafaz dërrasash, pa dobi as për zjarrin në qoshen e brakt...
Plasja e shashkave është sport kombëtar gjatë ditëve të fundivitit. Diku do të shfaqet ndonjë adoleshenti i papjekur q...
Terry Pratchet, një komedian shumë i njohur anglez, dikur pati bërë një shaka gjeniale me thënien e famshme të Benjamin Frank...
Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajes...
Unaza e Poshtme e Burrelit është sot një shembull i qartë i mënyrës se si investimet publike në infrastrukturë dë...