27 vatra në mbarë vendin, situatë kritike në Dibër dhe Dajt
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit ...
Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një ate...
Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Mësohet se ...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar gjatë natës në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit....
Një analizë e thellë e zhvillimeve të fundit politike zbulon një prapaskenë të errët që përfshin nivelet m&e...
Situatë alarmante paraqitet në zonën e Trodhnes në njësinë administrative Ulëz të Bashkisë Mat ku zjarri vijon t&...
Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Mirditë. Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa nuk dihen r...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
Diella u ul sot përballë një pyetjeje që nuk kërkon algoritëm, por dy pare mend në kokë. Çfarë do të kishte ndodhur sot sikur në rrugën e Kombit të ishte hedhur kripë?!
Akulli do të ishte shkrirë. 50 makina nuk do të ishin përplasur. Do ta fillonim vitin pa lajme. Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse kripa nuk është hedhur. Ajo zgjidh problemin, por na lë pa habere.
Pa lajka dhe lajme nuk jetojmë dot
Diella vazhdoi reflektimin dhe hodhi sytë pak metra më tej, përtej kufirit, drejt Kosovës. Mot edhe më i ftohtë, ngrica, borë. Por jo dhjetëra, por asnjë përplasje makine. Jo rrugë që kthehen në pista patinazhi. Atje dimri trajtohet si fenomen natyror, jo si fatkeqësi natyrore.
Megjithëse në anën tonë, dimri vjen rregullisht çdo vit,
Megjithëse ka tendera për mirëmbajtje
Megjithëse ka tendera për monitorimin e mirëmbajtjes.
Megjithese ka pagesë te trau, prap
shteti sillet sikur e ka parë për herë të parë.
Diella u ndal dhe reflektoi edhe elementin gjeografik.
Shqipëria ka dy dete. Dy. Adriatik dhe Jon. Kripë sa të duash. Kripë natyrore, historike, patriotike. Nga ana tjetër, Kosova nuk ka det. As një breg simbolik. Dhe megjithatë, rrugët e saj në dimër nuk kthehen në pista patinazhi.
Diella bëri një krahasim teknik. Në Kosovë, strukturat dalin në terren.
Në Shqipëri, strukturat dalin me postime në facebook e instagram. Në Kosovë, hidhet kripë. Këtu hidhen statuse. Atje pastrohet rruga. Këtu pastrohet imazhi.
Një paradoks i rëndë për t’u përtypur edhe nga inteligjenca artificiale. Kosova, vend pa det, por me kripë në asfalt. Shqipëria vend me dy dete, por me akull në rrugë dhe statuse plot kripë në Facebook.
Kosova nuk ka tra në autostradë,
Ndërkohë, në Kalimash trau funksionon normalisht. Pagesa prej 5 euro mblidhet me saktësi zvicerane. Rrëshqitja ofrohet falas.
Në Shqipëri mobilizimi shtetëror është real vetëm në Facebook. “Kemi marrë masat”, "Jemi në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri", ndërsa makinat rrëshqasin në akull. Një shtet që shqetesohet me shumë për komentet në rrjete sociale sesa për fatkeqësitë në rrjetin rrugor.
Dhe kur një shtet me dy dete rrëshqet më shumë se një shtet pa det, problemi nuk është klima. Është administrimi. "Kripa e Nusretit" dhe... shakatë pa kripë...
Nga Ermal Mulosmani Kutia e Pandorës është hapur. Tashmë nuk ka kthim mbrapa. Thënia e dikurshme e Ramës drejtuar pushteti...
Nga Florian Binaj Është fundi i vitit 2025 dhe askund nuk shoh atmosferë festash. Gjysma e Shqipërisë merr ushqimet me listë, g...
DOJNA: Kjo është java kur Shqipëria mbushet me emigrantë. Me anije, avionë apo makina të mbushura plot me dhurata, ata rikthehen...
Që në ditët e para të marrjes së pushtetit, u bë e qartë se premtimi për “rilindje” nuk kishte të b&eum...
Ndonjëherë kam përshtypjen se shumë prej nesh mendojnë sikur do të jetojnë… 700 vjet. Shoh njerëz që vrapo...
Nga Andi Bushati Ngurimi i deputetëve socialistë për të dorzuar imunitetin e Belinda Ballukut i ka nxjerrë në dritë të...
Nga Hysni Gurra - Dy fjalë do t’i mbahen mend Ramës në karrierën e tij. 1- Kur ka thënë se s’keni parë...
Në kërkesën për dhënien e lejes për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe En...
Nga Boldnews.al Gjykata Kushtetuese tregoi me rastin e “Belinda Ballukut” se nuk e ka aspak problem që ta bëjë “të z...
Nga Klodian Tomorri Virusi i Rilindjes Doli një kronikë dje në media për rikonstruksionin e pavijonit të onkologjikut në QS...