7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

DOJNA: Është 28 nëntor. Festa më e rëndësishme që kemi si komb. Kush ka para, prenotimet i ka bërë me kohë; çarterat janë nisur. Kush nuk ka, shpreson të kapë ndonjë aktivitet falas në qytet.
BESI:Shumë të tjerë thjesht do rrinë në shtëpi, para televizorit, duke e parë ditën si një të dielë të stërzgjatur.
FLORI:Nuk Televizori do të jetë plot me fjalime bombastike, kopi-pejst nga 40 vitet e fundit. Instagrami do mbushet me filtra. Do kërcasë më shumë se kurrë Xhamadani vija-vija, dhe “kuq-e-zi mor kuq-e-zi”… Por pyetjen më të rëndëshme, nuk do e artikulojë kush.
DOJNA:A e duam vërtet Shqipërinë… aq sa e bëjmë të duket në post-e, threads-a dhe story?
FLORI:Pas 113 vitesh pavarësi, a ndjehemi vërtet të pavarur?
BESI:A mund të thotë dikush, që këtu jeton një popull që po ndërton diçka të re?
FLORI:Janë pyetje të mëdha, por ne kemi zgjedhur t’i shmangim. Sepse Pavarësinë e kemi kthyer në event, jo në reflektim. Dhe gjithçka bëjmë në këtë event, ngjan më shumë si një thirrje për ndihmë. Sepse, e vërteta është që në këtë përvjetor të Pavarësisë, Politikisht jemi të dërrmuar, ekonomikisht të varur, institucionalisht të lodhur.
DOJNA:Sepse edhe pas 113 viteve, Shqipëria nuk është e jona. Shqipëria u përket një grushti njerëzish.
FLORI:Malet, lumenjtë e lisat nuk janë më ato të Naimit; pas 113 vitesh, janë rrethuar, mbuluar e masakruar me përbindësha prej betoni.
BESI:Para 113 vitesh, një burrë ishte i barabartë me një burrë. Sot, edhe 1 fëmijë mund të jetë i pabarabartë me 113 mijë burra, varet se fëmija i kujt është.
DOJNA:Deri dhe gjakmarrja tani pas 113 vjetësh është më keq, më paburrërore, më e ligë.
FLORI:Edhe sot, pas 113 vjetësh, feja e shqiptarit nuk është shqiptaria.
DOJNA: Ky është paradoksi ynë kombëtar: në ditë feste jemi “shqiponja”, por në 365 ditët e tjera sillemi si grabitqarë ndaj njëri-tjetrit. Ndarje, gjuhë urrejtjeje, korrupsion, padrejtësi — çdo ditë.
BESI:Sa vlen festa, nëse të nesërmen rikthehemi te e njëjta rutinë që e shqyen Shqipërinë si një rreckë vija-vija?
FLORI:Në fjalimet formale të 28 Nëntorit, askush s’pranon të thotë: se jemi vendi ku reformat na i bëjnë ambasadat. Kemi flamur, por jo besim tek institucionet. Dhe pa besim, pavarësia është vetëm koncept, jo realitet.
DOJNA: Ne nuk na mungojnë flamujt. Na mungon kultura që i jep flamurit kuptim. Një shoqëri që shpërbëhet nga brenda, e humb pavarësinë pa ia vënë re askush. Shkatërrimi s’vjen me armë – vjen me indiferencë, cinizëm, dhe me atë filozofinë “ça më duhet mua”.
BESI:Dhe prapë, takoj shqiptarë të mrekullueshëm, kudo nëpër botë. Suksesi i tyre, edhe pse ëshët realizuar jashtë – më bën të ndjehem krenar, sepse janë “një nga ne”.
FLORI:Historia jonë, është një shembull i jashtëzakonshëm mbiejtese. Një komb kaq i vogël, i rrethuar nga armiq e në prag asgjësimi, por që prapë mbijeton, dhe arrin të mbijetojë, ashtu, me 113 probleme, edhe sot.
DOJNA:Shqipja, është një nga gjuhët më të vjetra, e më autentike në botë. Një arsye e mjaftueshme për t’u krenuar.
FLORI:Kur “eventi” i pavarësisë të kalojë, ndoshta duhet të ulemi e të flasim seriozisht për pavarësinë tonë. Sepse pavarësia ka nevojë për njerëz që besojnë në diçka më të madhe se vetja.
BESI:Nëse duam vërtet pavarësi, duhet të dalim nga “ça më duhet mua” dhe të hyjmë te “kjo më përket mua”.
FLORI:Ky, do të ishte shpirti i vërtetë i pavarësisë. Gëzuar Shqipëri.
BESI:Gëzuar shqiptarë.
DOJNA:Gëzuar mamë. Gëzuar, gjithë nënave./piranjat.news
Nëse energjia e debatit publik konsumohet vetëm në nyjet ku ngecin juristët mbi procedurat e pezullimit të zv/kryeministres, nuk mbetet...
Ish-kryeministri portuges António Costa dha dorëheqjen në Nëntor 2023, menjëherë pasi u përfshi në një hetim p&...
Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për pesë vite r...
Nga Florian Binaj Dje, zv.kryeministrja e Shqipërisë u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. E di, në një vend normal, ajo...
Në çdo skandal të madh qeveritar në Shqipëri, ka një justifikim të gatshëm që dëgjohet me të një...
Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e parë pas një h...
Nga Florjan Binaj Sot në mëngjes, në rrugën e Elbasanit, trafiku u bllokua sepse makinat e policisë me fenelina ishin të angazh...
Në një ditë krejt të zakonshme, hyra sërish në një dyqan ku shiteshin piktura të ndryshme. Rastisi që pas banakut...
Nga Adrian Thano Në Romë ka shumë vila madhështore, por pak janë si Villa Doria Pamphili, një pallat i shekullit XVII me kopshtet...
Nga Luçiano Boçi Atentati i djeshëm në vendin më të survejuar në Shqipëri pas Kryeministrisë, nuk &e...