Aksidenti tragjik në Shkodër/ Ky është 16-vjeçari që humbi jetën pasi u përplas me motor
Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i...
Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara ministrave të PS-së dhe anëtarët e grupit parlamentar u justifikua p&eum...
Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të enjte nga dy shpërthime me lëndë plasëse. Shpërthimi i parë...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit ...
Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një ate...
Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Mësohet se ...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar gjatë natës në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit....
Një analizë e thellë e zhvillimeve të fundit politike zbulon një prapaskenë të errët që përfshin nivelet m&e...

Nga Florian Binaj
Prej ditësh po dëgjojmë një refren të ri: “SPAK-u po na fut në krizë qeverisjeje”. Jo. SPAK-u thjesht po ngre qepenin, dhe ne po shohim në dritën e diellit atë që ka qenë aty prej vitesh. Kriza e vërtetë nuk vjen nga drejtësia, por nga fakti që në këtë vend është zhdukur standardi i dorëheqjes. Të jesh ministër nën akuza të rënda është bërë normale. Të thuash: “Jap dorëheqjen që të përballem me drejtësinë si qytetar i thjeshtë” – kjo, në Shqipërinë “europiane”, është e paimagjinueshme.
Sepse në Shqipëri ndarja nuk është më e majta kundër të djathtës, por “njeriu me pushtet” kundër “njeriut të thjeshtë”. Ata që besojnë se janë “lart” kundër atyre që i konsiderojnë “poshtë”.
Ata “lart” kanë spitalet e tyre, shkollat e tyre, mediat e tyre.
Qytetari i thjeshtë ka radhën në sportele, shërbimet publike skandaloze dhe nëpërkëmbjen e institucioneve. Këtu poshtë, ku jemi ne – shumica dërrmuese – drejtësia është shumë më e ashpër, shumë më shpërfillëse dhe shumë më e ngadaltë sesa me politikanin e njohur, e sidomos me atë që ka ende pushtet.
Prandaj, për ata “lart”, dorëheqja është e paimagjinueshme: nga “lart” mund të përfundosh “poshtë”. Nga bota e parave, pushtetit dhe mundësisë për ta negociuar edhe drejtësinë, mund të përfundosh në ferrin e të qenit askushi.
Prandaj karrigia mbahet me dhëmbë, edhe kur SPAK-u të troket te dera. Prandaj z. Veliaj nuk jep dorëheqjen, prandaj znj. Balluku nuk e lëshon karrigen, për t’u përballur me drejtësinë nga maja, jo nga rruga. Sepse shteti që kemi ndërtuar nuk është i barabartë për të gjithë.
Çdo herë që pranojmë që një ministër, një kryebashkiak, një zëvendëskryeministër vazhdon qetësisht punën nën akuza të rënda, ne po pranojmë një shtet ku ligji nuk vlen njësoj, as për ata “lart” dhe as për ne këtu “poshtë”.
Prandaj, z. Kryeministër, kjo e folura për “Shqipërinë europiane” tingëllon më cinike se kurrë.
Doni të silleni si europianë? Filloni nga gjëja më minimale europiane, dorëheqja nga posti kur je nën hetim.
Përndryshe, z. Kryeministër, s’jeni duke mbrojtur as pafajësinë e ministrave tuaj të akuzuar për hajdutëri, as “stabilitetin e shtetit”, thjesht po mbroni frikën nga dita kur do të jeni, si të gjithë ne, vetëm qytetarë përpara ligjit./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Unë jam Rezart Veleshnja. Sot, pas kaq kohësh larg ekranit, mendoj se ka ardhur koha t’ju tregoj diçka që s’e kam thën&...
DOJNA: Është 28 nëntor. Festa më e rëndësishme që kemi si komb. Kush ka para, prenotimet i ka bërë me kohë;...
Nëse energjia e debatit publik konsumohet vetëm në nyjet ku ngecin juristët mbi procedurat e pezullimit të zv/kryeministres, nuk mbetet...
Ish-kryeministri portuges António Costa dha dorëheqjen në Nëntor 2023, menjëherë pasi u përfshi në një hetim p&...
Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për pesë vite r...
Nga Florian Binaj Dje, zv.kryeministrja e Shqipërisë u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. E di, në një vend normal, ajo...
Në çdo skandal të madh qeveritar në Shqipëri, ka një justifikim të gatshëm që dëgjohet me të një...
Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e parë pas një h...
Nga Florjan Binaj Sot në mëngjes, në rrugën e Elbasanit, trafiku u bllokua sepse makinat e policisë me fenelina ishin të angazh...
Në një ditë krejt të zakonshme, hyra sërish në një dyqan ku shiteshin piktura të ndryshme. Rastisi që pas banakut...