Spanja fiton Kupën e Botës 2026
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
Eshtë zhbllokuar rezultati i finales së madhe Spanjë-Argjentinë, Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokoi rezultatin du...
Autoritetet në Afrikën e Jugut vijojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sund...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi për hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e një protestueseje n&eu...
Ka përfunduar protesta e 50-të radhazi e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku pjesëmarrës...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do të reagojë me forcë nëse sulmohe...
E ftuar në emisionin “Review”, me Greta Topjanën, atletja Klodiana Shala ka folur për finalen e Botërorit dhe për figurat...
Një zjarr në një sipërfaqe pyjore midis fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, është konstatuar këtë mbrë...

Nga Bes Kallaku
Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për pesë vite rresht, të mos ju thotë kurrë “mirëmëngjes”? Histori si kjo shohim çdo ditë. Njerëz që mirë se nuk të përshëndesin, por të shohin shtrembër. Gruaja e katit sipër që derdh mbeturinat mbi rrobat e tua. Gjithë autobusi sheh një hajdut xhepash, e askush nuk flet.
Këto janë shenja se njerëzillëku po jep shpirt.
Je në radhë, dhe dikush vjen nga pas, i bërtet shitëses: “jep cigare”, sikur ti të mos ekzistosh. Ecën në trotuar, dikush të përplas me bërryl — jo nga ligësia, por sepse nuk të sheh fare.
Sepse sot, ne nuk shohim më njëri-tjetrin. Nuk duam ta shohim. Nuk kemi problem me sytë, por me mendjen. Nëse nuk kemi interes te dikush, e shumëzojmë me zero. I themi “o zemra”, “o vllai”, por po pati nevojë për ne… zhdukemi. Shtëpitë tona janë bërë bunkerë. S’marrim njeri, s’shkojmë te njeri. Vetëm dasmat na mbajnë gjallë si “bashkësi”. Të nesërmen: “Ku të kam pa?”
Po lajmet?
“Vrau vëllanë për një gardh.” Kur u bëmë kaq të egër? Kur u bë gardhi kaq i rëndësishëm? Kam parë fise që nuk flasin për një copë pronë që edhe po e morën, do ta lënë në kumar.
Shikoj grupe njerëzish në kafe, bashkë gjithë ditën — dhe ju garantoj që 90% e tyre, brenda vitit, do ia fusin njëri-tjetrit pas shpine. Sepse të rrish bashkë sot nuk do të thotë më asgjë. Sot e hedh poshtë njeriun me të cilin ke kaluar më shumë kohë se me prindërit. E shkatërron, i bën puç në punë, në familje, pa t’u dridhur qerpiku. E kemi shndërruar vendin në xhungël.
Po si mbërritëm deri këtu?
Ai tipi i ashensorit nuk të thotë “mirëmëngjes” sepse nuk pret as dashuri, as ndihmë, as sjellje njerëzore nga askush — përveç ndonjë servilizmi. Ky vend i ka mësuar njerëzit të mos presin asgjë as për veten, as për fëmijët. Dhe nuk është faji i tij: sistemi, shkolla, prindërit e lodhur, televizioni, politika… të gjitha promovojnë arrogancë, dhunë, mungesë njerëzie.
Në një vend ku motoja e liderëve është “duhet t’ia dhunosh nënën që të thotë babë”, çfarë njerëzillëku pret?
Ne duket sikur jetojmë bashkë nga halli, jo sepse po ndërtojmë një bashkësi.
“Njerëzillëku”, me atë prapashtesën turqisht, po, është fjalë e vjetër. E vjetër, sepse na ka mbajtur gjallë sa herë që shteti dështonte, kur kishte luftë, varfëri, depresion.
Pa njerëzillëk, nuk ka shoqëri — ka vetëm kafshë pune: ca me lek, ca pa lek. Është një urë në San Francisco, që quhet Golden Bridge. Është e famshme, sepse aty bëhen shumë vetëvrasje nga dëshpërimi. Në një rast, policia rrëmoi mes sendeve personale të një personi që donte të hidhej nga ura.
Gjetën edhe një letër.
I ndjeri kishte shkruar: “nëse nga dhoma ime deri te Golden Bridge vetëm do të më buzëqeshë e të më përshëndesë dikush, nuk do të hidhem.”
Ai u hodh. Kur të dalësh nesër për në punë, mos bëj asgjë. Vetëm përshëndete dhe buzëqeshi dikujt, pa kërkuar asgjë mbrapsht. Dhe do të ndjehesh më mirë.
Nëse nuk e ke provuar më parë këtë emocion, ta them unë: është ndjesia që të jep njerëzillëk./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Nga Florian Binaj Dje, zv.kryeministrja e Shqipërisë u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. E di, në një vend normal, ajo...
Në çdo skandal të madh qeveritar në Shqipëri, ka një justifikim të gatshëm që dëgjohet me të një...
Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e parë pas një h...
Nga Florjan Binaj Sot në mëngjes, në rrugën e Elbasanit, trafiku u bllokua sepse makinat e policisë me fenelina ishin të angazh...
Në një ditë krejt të zakonshme, hyra sërish në një dyqan ku shiteshin piktura të ndryshme. Rastisi që pas banakut...
Nga Adrian Thano Në Romë ka shumë vila madhështore, por pak janë si Villa Doria Pamphili, një pallat i shekullit XVII me kopshtet...
Nga Luçiano Boçi Atentati i djeshëm në vendin më të survejuar në Shqipëri pas Kryeministrisë, nuk &e...
Atentati i ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra me mbi 100 plumba, Gilmando Dani, shënon një pikë kulminante të krimit ...
Nga Ermal Peçi Ka fjali që mjafton t’i thuash njëherë dhe historia kujdeset vetë për t’i kthyer në boomerang...
Nga Basir Çollaku Raundi i parë… Bandat janë përplasur… Dosjet janë ndezur… Ortakëritë janë...