Javën që shkoi Piranjat ju sollën rrëfimin e shokues të 4 nënanve të dëshpëruara të cilat ndanë të njëjtin problem. Largimin e fëmijëve minorenë nga shtëpia dhe braktisjen e shkollës.
Një situate alarmante, ku një grup prej rreth 5-6 minorenësh nga 14 deri 17 vjeç, kanë braktisur shkollën dhe shtëpinë duke organizuar së bashku një jetë jashtë çdo kontrolli. Situatë bëhet edhe më e rëndë kur prindërit kërkojnë t’i vënën gjërat nën kontroll, sepse adoleshentët bëhen menjëherë agresivë.
Të pafuqishme përballë fëmijëve të tyre, nënat kanë kërkuar ndihmë tek institucionet, por me sa duket edhe aty nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur. Duke parë se fëmijët e tyre janë tërësisht jashtë kontrollit, dhe nisur nga disa sjellje të çuditshme që kanë vënë re, nënat kanë nisur të dyshojnë për më të keqen e mundshme, abuzimi seksual.
Por këto janë vetëm dyshime të nënave, prandaj bashkë me ta, Piranjat kuptojnë më shumë për aktivitetin ditor të këtij grupi minorenësh. Në orën 11 të paradites të një dite të zakonshme, kohë kur bashkëmoshatarët e tyre janë të gjithë në shkollë.
Por grupi i adoleshentëve, është mbledhur në brendësi të një lokali, ku qëndrojnë për rreth një orë.
Më pas të gjithë së bashku largohen.
Në këtë moment nëna e njërës nga vajzat e telefonon të bijën me shpresën se do ta bindë të kthehet në shtëpi. Grupi i adoleshentëve kanë vendosur të mos kthehen në shtëpitë e tyre, por ndërkohë në rrjetet sociale, publikojnë foto dhe video të banesave që marrin me qera.
Por ky është problemi më i vogël.
Makina luksi me qera, cigare hashashi dhe çdo natë festa deri në mëngjes.
Një jetë që natyrisht ka pasojat e saj.
Bëhet fjalë për një 14 vjeçare, e cila pavarësisht moshës, është mjaft aktive në grupin e adoleshenteve prandaj nuk vonojmë dhe nisemi menjëherë drejt Durrësit, por ndërkohë atje gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë, sepse minorenia nuk ka pranuar të qëndrojë në shtëpi.
Ka marrë rrobat dhe ka porositur një taksi. Ndërkohë gazetarët janë në kontakt me nënat dhe për shkak të distancës dhe pamundësisë për të mbërritur në kohë nënat e ndjekin vetë vajzën për kë kuptuar se ku qëndron ajo dhe bashkëmoshatarët e saj.
Por ndërsa nënat ndjekin taksinë ku është 14 vjeçarja, diçka shkon ters dhe adoleshentja e kupton që dikush po e ndjek, prandaj që të mos merret vesh se ku është baza në të cilën mblidhet me bashkëmoshatarët e saj, vendos të dalë zbuluar dhe pranon të flasë me ne, në prezencën e nënës së saj.
Për një 14 vjeçare dy javë larg prindërve nuk janë asgjë.
Përgjigjet plot indiferencë të vajzës dhe normaliteti me të cilën tregon përplasjet e vazhdueshme me familjarët, na bëjnë të kuptojmë se në çfarë situate janë këta prindër të cilëve tashmë çdo gjë iu ka dalë jashtë kontrolli. Para pa hesap, konsumim droge, shtëpi dhe makina me qera çdo natë.
A duhet ndërhyrë me urgjencë ndaj këtyre adoleshentëve që kanë djegur çdo etapë të jetës së tyre?
Këtë më mirë duhet ta bëjnë autoritetet. Për këtë Piranajat njoftojnë policinë. E ndërsa presin ardhjen e policisë, gazetarja bën bisedën me vajzën e cila nis të tregohet agresive, sa që na bën të dyshojmë që efektet e substancave të mbrëmjes janë ende aktive në trupin e saj.
Kjo na përforcohet edhe në vazhdimin e bisedës me të sepse fillon të mohojë babain e saj.
Ndërsa ne flasim me 14 vjeçaren, nëna e saj i ka marrë celularin dhe ka arritur të hapë mesazhet në Whatsapp dhe aty për herë të parë mësojmë të vërtetën e tmerrshme.
Grup vajzash 14-15 vjeçe, ushtrojnë çdo ditë prostitucion, madje duke rekrutuar edhe minorene të tjera jashtë grupit të tyre./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
16 Maj21:12
Zhytja e pallateve të Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm
Një investigim disa javor mbi projektin gjigant “Durrës Marina”, i promovuar si një nga investimet më të mëdha n&eum...
INVESTIGIME
10 Maj11:50
Mësuesi, baba i dy vajzave të mitura ngacmon seksualisht nxënësen 13-vjeçare. Zbardhen bisedat në rrjetet sociale
Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë histo...
INVESTIGIME
10 Maj10:54
Punuan tre muaj në malin e Navaricës pa asnjë kusht, pronari nuk u jep miliona lekë punëtorëve dhe i kërcënon
Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar pre...
INVESTIGIME
10 Maj10:02
Rruga 1 miliard euro Thumanë–Kashar/ Pse qytetarët paguajnë më shumë se parashikimi në kontratë
Koncesioni i aksit rrugor Thumanë–Kashar rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një...
INVESTIGIME
10 Maj09:32
Brenda rrjetit të trafikut të emigrantëve me viza pune. Si funksionon skema
Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shu...
INVESTIGIME
10 Maj08:46
Të mitur rebelë që arratisen nga shtëpitë/ Jeta e dyshimtë e adoleshentëve me shumë para në duar
Në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes po përballen me sfida të reja, të rinjtë e moshës 14 deri në...
Piranjat
INVESTIGIME
9 Maj22:47
“Do t’i fuas duart edhe nëse bërtet”, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi manjak ia çoi të miturës
Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë his...
INVESTIGIME
9 Maj22:09
‘E di ti ça fisi kam unë, ju eleminoj’/ Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime
Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar p...
INVESTIGIME
9 Maj21:49
Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve
Koncesioni i aksit rrugor Thumanë–Kashar rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për nj&eum...
Piranjat
INVESTIGIME
9 Maj21:34
Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës, kush janë personat që fshihen pas kësaj skeme trafikimi?
Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shu...