Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
DURRËS- Valbona, është një nënë nga Durrësi, e cila rrit e vetme tre fëmijët e saj. Jeta për të nuk ka qenë e lehtë dhe sfidat e para nisën kur ajo u martua në moshën 20-vjeçare me një person që nuk e njihte fare.
"Në 2011, jo u martova, u varrosa. Ishin bërë muhabetet në tavolinë. Unë isha thjesht një kukull. Më kishte parë nga larg, unë s’dija asgjë. Më thanë që do e takosh. Në takimin e dytë ne dolëm për kafe dhe thanë i martuam tani. Kaluan ditët pa kuptuar. Ai më merrte te puna me makinë dhe më çoi në shtëpi", tregoi Valbona.
Në 2016 ajo vendosi të divorcohej, por nga kjo martesë erdhi në jetë një djalë. Mirëpo vogëlushi kishte një sëmundje, të cilën Valbona e mësoi kur ai ishe 5 vjeç. Djali sot është 12 vjeç, por ai nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë dhe Valbona është detyruar ta mbajë të izoluar në shtëpi.
"E kam çuar tek shkolla speciale, sa e çoja, më thoshin jo s'rri, hajde merre. E çoja vetë, e merrja vetë. Ai tani nuk ecën. Ecën, por ndalon i dhëmbin këmbët, s'mund ta çoj vetë. Kërkova fugon mu refuzua, se nuk mund të marrim çdo fëmijë me probleme te shtëpia, pavarësisht se rruga me asfalt është te dera. Në shoqata private je interesuar? Normal, por ka kosto shumë të madhe nuk e përballoj dot. Ku t’ja bëj unë terapinë 10-15 mijë lekë ora", tha Valbona.
Më vonë ajo krijoi një marrëdhënie të dytë dhe nga kjo bashkëjetesë erdhën në jetë dy fëmijë. Një vajzë, që sot është 3 vjeçe dhe një djalë 1 vjeç. Mirëpo vogëlushi ka filluar të shfaqë disa shenja, të cilat e kanë bërë Valbonën të dyshojë se dhe ai mund të ketë probleme shëndetësore njësoj si vëllai i madh.
"Ai akoma nuk rri ulur, apo të hedh hapa apo të flas. Kam shkuar tek neurologjia, ata më thonë kur të bëhet dy vjeç, se është i vogël, mund të jetë i vonuar", tregoi Valbona e shqetësuar.
Valbona tha se ajo nuk ka as mbështetjen e bashkëjetuesit pëe fëmijët, sepse edhe ai është sëmurë në gjendje të rëndë. Ndërkohë, nëna e re tregoi se jeton vetëm me të ardhurat që merr nga kempi i djalit të madh dhe një ndihmë ekonomike gati të papërfillshme.
"Djali merr kemp 128 mijë lekë të vjetra, ndërsa unë pagesë kujdestarie marr 155 mijë lekë. Edhe 27 mijë lekë të vjetra, ndihmë ekonomike. Shumë vështirë me jetu këtu, me këto të ardhura që ne marrim, sepse janë shumë të ulëta. Ato s'dalin për asgjë tani me këto çmime që janë rritur. Unë kam tre fëmijë me pampers. Unë pres që të mbyllet muaji, të marr lekët e tjera, unë dhe një pako bebelina kam për djalin e madh. Më shkojnë lekët më shumë pampersa, e drita, e ujë", u shpreh Valbona.
Ajo ju bëri një thirrje të gjithëve për ndihmë, sidomos institucioneve.
"Ndihem shumë e pafuqishme. Deri tani kam jetuar me shpresën se po ja dal, vetëm nuk e di. E vetmja gjë që dua ndihmë. Ndihmë, sinqerisht, se e kam të vështirë të kërkoj ndihmë. Dua të drejtën e fëmijëve të mi, mos ma mohojnë ça u takon. Mos ma mohojnë mua si nënë, si shërbim që u bëj".
Foto ilustruese PEQIN - Problemet me pagesat në privat janë një temë që njihen në realitetin shqiptar, por këtë her...
Foto ilustruese HIMARA- Qeveria nuk lë rast pa përmendur dhe promovuar arritjet që ka patur turizimi shqiptar gjatë viteve të...
Foto ilustruese TIRANË - Xheni një 30 vjeçare e cila jeton prej disa vitesh në Francë ka treguar për emisionin Piranjat ses...
Foto ilustruese TIRANA- Fundjavën që shkoi, emisioni investigativ Report ne Rai 3 riktheu në vëmendje lidhjet okulte të kryeminist...
Foto ilustruese TIRANË - Emisioni investigativ “Piranjat” përgjatë dy sezoneve ka denoncuar aferën me kontraktimin për...
Foto ilustruese TIRANA- Nëse ka patur një politikë të dështuar të qeverisë Rama, është ajo me taksat. Dik...
TIRANË- Çudia, spitali i Peqinit dy muaj pa rroga. 42 punonjës presin të marrin rrogat pas ndryshimit të titullarit të institu...
TIRANË- Dosja 184, një dosje e pazbardhur nga drejtësia. Piranjat sot ju sjellin një bisedë ekskluzive mes Artan Gaçit dhe Yme...
Foto ilustruese TIRANË - Në vitet kur industria e basteve sportive ishte në kulmin e saj, “fixed match“ ishte mënyra më...
Valbona KUÇOVË- Dy javë më parë ju treguam historinë e Valbona Kazanxhiut, gruas nga Kuçova, e cila jetonte në ...