APIS Construction është një kompani e themeluar në vitin 2014, fillimisht me emrin Global Service Consulting, nga një shtetas i quajtur Besnik Binjakaj. Por menjëherë sapo u themelua, kompania e pezulloi aktivitetin dhe kaloi në status pasiv.
Global Service Consulting qëndroi e pezulluar për plot 7 vite për t'u riaktivizuar në vitin 2022. Menjëherë pas riaktivizimit, në qershor të vitit 2022, Besnik Binjakaj vendosi që t'ia dhurojë aksionet e tij një personi të quajtur Ervin Tartaraj. Por Tartaraj është një emigrant që jeton në Itali. Ai është thjesht një prestanome, pasi pronarët e vërtetë të APIS janë të tjerë.
Dhe kjo do të konfirmohej vetëm pak muaj më vonë. Fillimisht kur administratore e kompanisë u caktua Gloria Taçe. Më vonë Taçe u bë aksionere me 50 për qind, dhe pak muaj më vonë i shiti sërish aksionet tek Tartaraj. Të gjitha kalimet e aksioneve janë bërë me dhurime duke mos paguar asnjëherë taksë.
Nëse APIS do të ishte një kompani që bën biznes në privat, këto lëvizje nuk do të kishin dhe shumë rëndësi. Por APIS ka filluar të rritet me shpejtësi rrufe duke fituar kontrata miliona euro nga institucionet publike. Kjo pasi, pronarët e saj janë njerëz me lidhje të forta me qeverinë.
Pronari i vërtetë i APIS, është Sibjon Çobaj. Gloria Taçe, e cila figuron si administratore e kompanisë është bashkëshortja e tij. Zoti Çobaj është nipi i Sakove. Ai zotëron një rrjet kompanish, përmes të cilave ka krijuar një zinxhir efektiv të rrëmbimit të fondeve publike.
Sibjon Cobaj
Njëra prej tyre është Sire Alb, e cila bën projektet e punëve publike, që më pas përfundojnë në duart e Apis dhe 2T. Pra, e njëjta dorë bën projektet dhe fiton tenderat. Kjo skemë është zbatuar në një sërë tenderash publik, veçanërisht në bashkitë e Jugut, ku Apis dhe 2T janë duke bërë kërdinë. Dhe biznesi i Apis ka nisur të lulëzojë.
Nga 7 milionë lekë në vitin 2022, xhiro e Apis vitin e kaluar kërceu në 86 milionë lekë, ose gati 900 mijë euro, duke u rritur me 10 herë vetëm në harkun kohor të dy viteve. Por këtë vit shifra pritet të rritet edhe më shumë teksa, kompania së bashku me 2T-në e Sakove është duke marrë tendera në seri në çdo bashki të Jugut.
Një rrjet i madh i tretjes së fondeve publike, nga hartimi i projekteve deri tek zbatimi i tyre, duke vendosur kështu dhe kriteret që përjashtojnë konkurrentët e tjerë.
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
5 Nëntor19:26
U përmend nga Balluku që s’kishte memorie, ja roli i Vjolës në tender!
Tenderi i Llogarasë ka lënë me “gojë hapur” gjithë shqiptarët, jo për nga ana infrastrukturore, por për sh...
INVESTIGIME
3 Nëntor12:28
Monotenderi solar i Bufit ndriçon vetëm një kompani / Si u dhanë miliona lekë pa garë, në tavolinë?
Në Roskovec, dielli nuk ndriçon njësoj për të gjithë. Ndërsa qyteti pret panele diellore për të kursyer energji...
INVESTIGIME
3 Nëntor10:24
Punë të mbarë në kazino/ Portali i ekselentëve në administratë të dërgon në “Jackpot”- shteti që luan bixhoz!
Nga ekselenca në bastet online në Shqipëri gjithçka është e mundur.
Madje edhe të hapësh një portal për &...
INVESTIGIME
1 Nëntor18:13
Skandal me harta sekrete/ Ministri i Mbrojtjes ekspozon informacione të klasifikuara, cënohet siguria kombëtare
Më 30 tetor, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu publikoi në rrjetet sociale një postim mbi “regjimet e këmbësorisë së V...
INVESTIGIME
1 Nëntor12:56
Piranjat përballen me psikologen mashtruese: Njerëzit vijnë më takojnë të më shohin që nuk jam Zoti…
Ema Bruci, një pseudo-psikologe pa licensë për të ushtruar këtë profesion, ishte kthyer në një shqetësim për...
INVESTIGIME
1 Nëntor11:50
Mashtrim me “kursin e anglishtes”, qytetari humbet 2 mijë euro për një dokument që nuk ekzistonte
Një 45-vjeçar, i kthyer nga Anglia në vitin 2023, ka rënë pre e një mashtrimi, pasi pagoi 2,000 euro për një dokumen...
INVESTIGIME
1 Nëntor11:00
“E vrau pa arsye”/ Vrasja misterioze e 28- vjeçarit shqiptar në Brazil, familja kërkon drejtësi
Kush e urdhëroi vrasjen e Albanit, 28 vjeçarit shqiptar në Fortaleza të Brazilit? Çfarë ndodhi në atë mbrëmje...
INVESTIGIME
31 Tetor22:48
10 muaj pas mashtrimit të ‘A Plus Medical Solution’, Anisa përballet me një tjetër provë
Kjo vajzë që mes ulërimash po mban një thikë në dorë, është këngëtarja 23 vjeçare nga Prishtina,...
INVESTIGIME
31 Tetor22:06
I mori paratë të moshuarit dhe nuk i dha tokën, "Piranjat" përballen me pronarin nga Durrësi
Në vendin tonë, çështjet e pronësisë dhe mashtrimet në tregun e pasurive të paluajtshme mbeten një nga probleme...