New York Times: Fitorja e AfD-së në Gjermani i dërgon një mesazh Evropës
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Vijon të jetë aktiv prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër. Flakët e zjarrit po përhapen në zon&e...
Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi më 6 sht...
Një valë e re dhe e përgjakshme përleshjesh ka përfshirë Jemenin, ku mbi 300 persona raportohet se kanë humbur jetën d...
Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si Shqipëria prodhon energji elektrike gjatë dekadave të a...
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...

Ema Bruci, një pseudo-psikologe pa licensë për të ushtruar këtë profesion, ishte kthyer në një shqetësim për shumë persona, të cilët në mungesë të informacionit të duhur, ishin trajtuar te kjo zonjë, dhe jo vetëm me terapi, por edhe me mjekim, diçka që është kategorikisht e ndaluar për psikologët.
Në puntatën e të premtes së datës 24 tetor, “Piranjat“ dokumentuan aktivitetin e kësaj zonje, e cila si fillim është bërë virale dhe e njohur në TikTok. Zonja në fjalë nuk ka një zyrë ku mund t’i trajtojë pacientët e saj, ndaj i merr në kafene, ndërsa me ata që nuk munden ta takojnë, terapitë i bën online. Gjithashtu ajo i merr edhe para, 30 mijë lekë të vjetra për çdo seancë, pa një kupon tatimor.
Mirëpo nuk mbaron këtu.
59-vjeçarja gjatë terapisë, nuk përqendrohet te problemet e pacientit që ka përballë, por nis të tregojë histori personale dhe histori të ish-pacientëve të saj, madje duke i tallur dhe duke i përbuzur, kryesisht njerëz të paarsimuar mirë apo që vuajnë nga shëndeti mendor.
Ema Bruci arrin deri aty saqë tregon kartat e ID të pacientëve, pacientëve të tjerë, që ata të krijojnë besimin se ajo është shumë e kërkuar dhe ka shumë klientë. Aq i madh është deliri i saj, saqë pranon se ajo trajton edhe fëmijë të vegjël, 10 vjeç, 12, 15, të rritur apo të moshuar me sëmundje të ndryshme. Veç terapive, pseudo-psikologia u jep atyre edhe mjekim, të cilat ajo i konsideron produkte bimore të padëmshme.
Të gjithëve u jep të njejtat produkte.
“Një mjekim duhet bërë shumë i kujdesshëm dhe i personalizuar, aq më tepër që nuk ka shkallë të ankthit. Shkalla 1,2,3 e ankthit nuk ekziston. Ka forma të ndryshme të ankthit, por jo numra“, shprehet psikiatrja Arjana Rreli.
Tmerri vijon…
59-vjeçarja pasi dëgjon pak fjalë nga pacientët e saj, i kategorizon menjëherë me ankth. I pyet për probleme fizike dhe mjekimin ua jep edhe për probleme që atyre ende nuk u janë shfaqur. Gjithashtu i frikëson duke u treguar histori se si njerëzit vdesin nga ankthi.
Në përballjen me gazetari, zonja Bruci mohoi gjithçka, pa menduar se gjithçka është cituar më sipër, u dokumentua me audio dhe figurë. E vetmja gjë që zonja pohoi, ishte abonimi me përqindje te firma ku ajo merr produktet dhe ua jep klientëve.
“Dëmi është i padiskutueshëm, sepse një pacient vjen dhe ka pritshmëritë e veta për çfarë ti si profesionist do qasesh ndaj tij dhe të ka zgjedhur që të zgjidhësh problemin e tij. Në fakt është një zhgënjim i madh për kë kupton që vërtet nuk po merr gjënë e duhur”, shprehet psikiatrja Arjana Rreli./piranjat.al
Një 45-vjeçar, i kthyer nga Anglia në vitin 2023, ka rënë pre e një mashtrimi, pasi pagoi 2,000 euro për një dokumen...
Kush e urdhëroi vrasjen e Albanit, 28 vjeçarit shqiptar në Fortaleza të Brazilit? Çfarë ndodhi në atë mbrëmje...
Kjo vajzë që mes ulërimash po mban një thikë në dorë, është këngëtarja 23 vjeçare nga Prishtina,...
Në vendin tonë, çështjet e pronësisë dhe mashtrimet në tregun e pasurive të paluajtshme mbeten një nga probleme...
Ema Bruci, një pseudo-psikologe pa licencë për të ushtruar këtë profesion, ishte kthyer në një shqetësim për...
Jemi në Kamëz, aty ku tre vëllezër janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak të një biznesi inertesh dhe mat...
Kush e urdhëroi vrasjen e Albanit, 28 vjeçarit shqiptar në Fortaleza të Brazilit? Çfarë ndodhi në atë mbrëmje...
Hetimet për aferat në tenderat publikë kanë prekur tashmë nivelet më të larta të qeverisë. Ministrja e Infrastruk...
Sonte do t’ju tregojmë historinë e një djali 14 vjeçar nga Tirana, i cili pak ditë më parë, është gjendur...
Ema Bruci, është një 59-vjeçare e cila pretendon se ka mbaruar studimet e larta në degën e Psikologjisë, por nuk figuron ...