
Ema Bruci, një pseudo-psikologe pa licencë për të ushtruar këtë profesion, ishte kthyer në një shqetësim për shumë persona, të cilët në mungesë të informacionit të duhur, ishin trajtuar te kjo zonjë, dhe jo vetëm me terapi, por edhe me mjekim, diçka që është kategorikisht e ndaluar për psikologët.
Në puntatën e të premtes së datës 24 tetor, “Piranjat“ dokumentuan aktivitetin e kësaj zonje, e cila si fillim është bërë virale dhe e njohur në Tik Tok.
Zonja në fjalë nuk ka një zyrë ku mund t’i trajtojë pacientët e saj, ndaj i merr në kafene, ndërsa me ata që nuk munden ta takojnë, terapitë i bën online. Gjithashtu ajo i merr edhe para, 30 mijë lekë të vjetra për çdo seancë, pa një kupon tatimor. Mirëpo nuk mbaron këtu. 59-vjeçarja gjatë terapisë, nuk përqendrohet te problemet e pacientit që ka përballë, por nis të tregojë histori personale dhe histori të ish-pacientëve të saj, madje duke i tallur dhe duke i përbuzur, kryesisht njerëz të paarsimuar mirë apo që vuajnë nga shëndeti mendor.
Ema Bruci arrin deri aty saqë tregon kartat e ID të pacientëve, pacientëve të tjerë, që ata të krijojnë besimin se ajo është shumë e kërkuar dhe ka shumë klientë. Aq i madh është deliri i saj, saqë pranon se ajo trajton edhe fëmijë të vegjël, 10 vjeç, 12, 15, të rritur apo të moshuar me sëmundje të ndryshme. Veç terapive, pseudo-psikologia u jep atyre edhe mjekim, të cilat ajo i konsideron produkte bimore të padëmshme.
Të gjithëve u jep të njejtat produkte.
“Një mjekim duhet bërë shumë i kujdesshëm dhe i personalizuar, aq më tepër që nuk ka shkallë të ankthit. Shkalla 1,2,3 e ankthit nuk ekziston. Ka forma të ndryshme të ankthit, por jo numra“, shprehet psikiatrja Arjana Rreli.
Tmerri vijon…
59-vjeçarja pasi dëgjon pak fjalë nga pacientët e saj, i kategorizon menjëherë me ankth. I pyet për probleme fizike dhe mjekimin ua jep edhe për probleme që atyre ende nuk u janë shfaqur. Gjithashtu i frikëson duke u treguar histori se si njerëzit vdesin nga ankthi.
Në përballjen me gazetari, zonja Bruci mohoi gjithçka, pa menduar se gjithçka është cituar më sipër, u dokumentua me audio dhe figurë. E vetmja gjë që zonja pohoi, ishte abonimi me përqindje te firma ku ajo merr produktet dhe ua jep klientëve.
“Dëmi është i padiskutueshëm, sepse një pacient vjen dhe ka pritshmëritë e veta për çfarë ti si profesionist do qasesh ndaj tij dhe të ka zgjedhur që të zgjidhësh problemin e tij. Në fakt është një zhgënjim i madh për kë kupton që vërtet nuk po merr gjënë e duhur”, shprehet psikiatrja Arjana Rreli./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
31 Tetor21:28
‘Legen, dil jashtë!'/ Qytetarët në Kamëz përplasen me Rakip Sulin/ Nga biznesi i inerteve te sherri mes vëllezërve
Jemi në Kamëz, aty ku tre vëllezër janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak të një biznesi inertesh dhe mat...
INVESTIGIME
31 Tetor21:04
"E vrau pa arsye " rrëfimi që tronditi policinë braziliane/ 28-vjeçari shqiptar u ekzekutua në Brazil mes intrigash dashurie dhe parash
Kush e urdhëroi vrasjen e Albanit, 28 vjeçarit shqiptar në Fortaleza të Brazilit? Çfarë ndodhi në atë mbrëmje...
INVESTIGIME
31 Tetor17:43
Zbardhet tenderi që "groposi" në SPAK, Belinda Ballukun!
Hetimet për aferat në tenderat publikë kanë prekur tashmë nivelet më të larta të qeverisë. Ministrja e Infrastruk...
INVESTIGIME
25 Tetor13:27
Seanca në kafene, diagnoza në rrjete sociale – ‘psikologia’ që luan doktorash trajton fëmijë dhe te moshuar
Ema Bruci, është një 59-vjeçare e cila pretendon se ka mbaruar studimet e larta në degën e Psikologjisë, por nuk figuron ...
INVESTIGIME
25 Tetor12:51
30 milionë lekë për një muaj dritë – absurdi që vetëm ‘Piranjat’ ia fikën OSHEE-së
30 milionë lekë për një muaj, “Piranjat” i japin zgjidhgje situatës absurde të qytetarit me OSHEE-në Më sh...
INVESTIGIME
25 Tetor12:41
Kur qeveria fluturon mbi ligjin/ Aeroporti në zemër të zonës së mbrojtur po shkatërron Vjosë-Nartën
Diskutimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nisën që në vitin 2018, por vetëm në 2021-n gjithçka u b&e...
INVESTIGIME
25 Tetor12:26
Një kryetar që nuk shkon në zyrë, ndërton pa leje dhe pret pyjet, si e favorizon Bashkia Dibër kreun e Njësisë Administrative Selishtë
Gazetarët e Piranjave kanë shkuar në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka b&eum...
INVESTIGIME
24 Tetor22:37
Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër
Gazetarët e Piranjave kanë shkuar në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka...
INVESTIGIME
24 Tetor22:27
30 milionë lekë për një muaj, “Piranjat” i japin zgjidhgje situatës absurde të qytetarit me OSHEE-në
Më shumë se një dekadë më parë arkëtimi i faturave të energjisë elektrike ishte një nga sfidat më t&eum...