INVESTIGIME

Avokati i mban peng 25 milionë lekë, e moshuara endet ende rrugëve...

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2023, 22:09
Avokati i mban peng 25 milionë lekë, e moshuara endet ende

“Në vend që djali të bënte 8 vite burg, bëri 10. Pasi doli pastaj humbi jetën, në aksident,”-kjo deklaratë vjen nga Vangjelina Stambolliu, 78 vjeçe, nga të cilat dhjetë i ka kaluar duke kërkuar të drejtën e saj.

 “Në 2007 kam pasur nevojë për një avokat, se më kishte rënë djali në burg, edhe do vazhdoja gjyqet. Avokatin e kam gjetur privat, nga dy të njohurit e mi. Quhet Perlat Koçillari. Prokurën që vërteton se e autorizoj si përfaqësues ligjor të djalit tim ma bëri pas dy viteve, në 2009. Atë natë i dhashë edhe 25 mln lekë ( të vjetra)”.

Pra, zonja donte 1 avokat dhe ju propozua Perlat Kocillari. Pasi bën prokurën, ajo i jep plot 25 mln lekë duke mos u konsultuar me asnjë njeri, siç do te bente cdo nene ne momentet kur djali i saj arrestohet. Por më pas ajo ben nje gabim, qe do t’i kushtonte jo pak.

”Nuk kam dokument që e vërteton që i dhashë lekët. Deri në 2014 nuk kisha dokument. Nuk më hapi gjyqe. Pastaj më tha që do të m’i kthejë lekët, por duhet të bëja një prokurë sikur unë i kisha dhënë hua atij, jo për mbrojtjen e djalit. Serish ketu nje tjeter gabim nga ana e zonjes, duke u perfshire pa dashur ne nje manover, brenda te ciles ka edhe shmangie nga taksat nga ana e ketij avokati.

“Pranova duke qenë se nuk kisha asnjë dokument tjetër që ta vërtetonte se m’i kishte marrë lekët. Afati i shlyerjes së huasë ishte 4 muaj. Kaloi afati, por avokati nuk m’i ktheu paratë”.

Por pavaresisht marrjes se lekeve si nje sekser i rendomte, dhe mbajtjes se tyre per muaj me radhe, ne nje moment avokati yne, duket se i therret ndergjegjes. Por edhe ketu me nje truk qe do te nxirrte te demtuar vetem zonjen e moshuar.

“Tre ditë pasi kaloi afati, bëra një kontratë premtim shitje me vëllain e tij, ku ramë dakord që të më jepte 30 metër 2 në katin e pare, te një pallat që ishte në emër të vëllait të tij. Dyqani ishte pa hipotekë. Edhe sot për sot unë nuk kam marrë asgjë. Në 2016 hapa gjyq në Gjykatën e Tiranës dhe e fitova gjyqin, që Perlati duhet të më kthente paratë e marra borxh. Sot e kësaj dite nuk kam marrë as para, e as dyqan. Avokati më mban 25 milionë lekë. Avokati i çështjes më drejtoi te një përmbaruese private. Ajo më kërkoi 3 mln lekë. Mezi ma dha ekzekutimin e vendimit. Pastaj shkova te përmbarimi shtetëror dhe më thanë që në emër të avokatit s’kishte asnjë pasuri. Pas gjyqit s’e kam takuar më (avokatin). Sot e kësaj dite nuk kam marrë as para, e as dyqan."

Për një momënt le t’i lëmë lekët mënjanë. Po procesi gjyqësor si shkoi? A e bëri punën e tij si avokat mbrojtës ky zotëri?

“Djali im në vend që të bënte 8 vite burg, bëri 10, sepse avokati nuk i hapi gjyqe. Doli nga burgu dhe 7 muaj më vonë humbet jetën.”

Dramë brenda dramës! Zonja pretendon që avokati nuk ka ndjekur procesin gjyqësor e të birit dhe ky i fundit ka bërë 2 vite burg më shumë nga sa pritej. Por fati i keq e donte që pas daljes nga burgu ai të humbte jetën dhe e gjitha kjo me një kosto prej 25 mln lekësh në favor të avokatit.

Dhe pas gjithe telasheve ne te cilat e ka futur, ai nuk i pergjigjet as telefonatave te kesaj zonje.

Por Piranjat arritën që ta takonin.

“Nuk flas me mikrofon, por hajde ulu te kafja. Unë i kam marrë një hua asaj. I kam marrë prokurën e posaçme si avokati djalit dhe ja kam ndjekur çështjen në të gjitha shkallët e gjykimit. Ajo mua nuk më ka dhënë 25 milionë lekë. Ndërmjetës ka qenë Edmond Rajta, byrazer i djalit të saj. 11 milionë lekë unë ja kam marrë hua asaj, sepse më duheshin. Jo për procesin… Edmond Rajta i kishte marrë asaj edhe 14 milionë lekë të tjera. Më thotë ai që të shënoj edhe shumën e tij në kontratë dhe me mirëbesim e bëra 25 milionë hua në emrin tim. Ky është fakti”- sqaroi avokati.

Nëse këto 25 milionë lekë ja ka marrë hua, jemi kuriozë: sa leke i ka marrë si përfaqësues ligjor?

“S’i kam marrë. 1 milionë lekë i kam marrë. S’i kam marrë fare, asnjë lekë. Po të them si është fakti dhe si është ligjërisht. Mbas 3 muajsh nuk kisha t’ja ktheja edhe, i jap 30 metra 2 dyqan në një objekt të vëllait tim në Durrës. Ajo ra dakord, edhe pse s’kishte hipotekë.Të vijë, t’ja bëjë me hipotekë kur të dojë. Ka të drejtë ajo ta bëjë në hipotekë, kështu siç është. Pa hipotekën time. Për mua ajo është kriminele, sepse më ka qëlluar me grushta. Unë i kam vendosur pasurinë në dispozicion dhe ka firmosur para noterit. Që nga ky moment nuk ka lidhje me mua. Ajo ka shkuar me mashtrim në Gjykatë, sepse nuk ka treguar që unë e kam shlyer, por ka treguar vetëm kontratën e huasë. Ky vendim gjykate është shlyer. Mua s’më ka thirrur askush në gjyq. Më ka telefonuar një përmbaruese. Ja sqarova gojë më gojë dhe nuk më telefonoi më, sepse ja kam shlyer. Kam menduar t’i bëj kallëzim edhe për falsifikim, edhe për dhunë.”

Falsifikim dhe dhune për zonjen hallexhije qe dha paratë e saj, ndersa i biri u kalb ne burg.

“Do ta regjistrojë objektin kur të mbarojë. Akoma s’e kam mbaruar, se jam duke punuar atje, me pikatore. Kur të dojë të shkojë ta regjistrojë pronën. Ajo dyqanin e ka marrë në këtë gjendje. Kati i parë ka mbaruar, vetëm të mbyllet, edhe të suvatohet. Ajo ta bëjë me shpenzimet e veta, sepse aty është për 2 mijë euro për m 2 dyqan dhe unë i kam dhënë dyfishin. I përfunduar quhet kur është i mbyllur. Të shkojë ta regjistrojë kontratën, edhe ja mbyll për 2 muaj. Pastaj certifikata e pronësisë del pasi del i tërë objektit, i bëhet edhe asaj certifikata e pronësisë, se pa mbaruar objekti nuk e certifikon dot në hipotekë”.

Ajo ta bëjë me shpenzimet e veta…pra, i ka bere nder avokati kesaj zonje mosmirenjohese dhe te dhunshme. Pastaj jane edhe disa dokumenta e certifikata. Kesaj i thone jepi me dore e kerkoji me kembe. Nese i merr ndonjëherë.

“Nga java tjetër do të telefonoj që të të japë dokumenta të tjera. Ndoshta nuk i kam të gjitha, se u irritova atëherë dhe s’e di në i kam”.

Pasi u larguam nga takimi, avokati kujtohet se ka harruar të na bëjë disa pyetje “shumë të rendësishme”

“Si quhesh? Po operatori? M’i trego se më duhen, se ndryshe do të jetë më vështirë. Më keni shqetësuar, edhe unë e kam regjistruar të gjithë bisedën, ashtu si edhe ju. Unë do vi vetë aty, se pronari është mik i imi, i ngushtë”.

Lajmi i keq është që zonja s’do t’i marrë kurrë ato para, ndërsa lajmi i mirë është që të paktën ka një dyqan, por çfarë mund të bëhet që ajo ta marrë sa më shpejt këtë dyqan?

“Duke qenë se është një kontratë e vitit 2014 është detyrimi i zonjës që të aplikojë lidhur me regjistrimin e kësaj kontrate porosie. Zonja duhet që të kujtojë shoqërinë ndërtuese lidhur me përmbushjen e detyrimit, pasi kemi një kontratë që është nënshkruar në vitin 2014 dhe jemi në vitin 2023 dhe ky detyrim nuk është përmbushur. Kështu që zonja duhet t’i drejtohet qoftë me një kujtesë noteriale që të përmbushi detyrimin, ose në rast të kundërt kompania të dëmshpërblejë zonjën lidhur me gjithë kohën, pra afatin nga viti 2014 deri më sot për detyrimin që nuk ka përmbushur dhe në rast se shoqëria e ndërtimit nuk e përmbush në afat këtë detyrim, atëherë zonjës i lind e drejta që të shkojë në gjykatë dhe t’i kërkojë shoqërisë dëmshpërblimin e penaliteteve nga momenti që ky detyrim ka lindur dhe në vazhdim, sepse mund ta vonojë ndërtimin e këtij pallati”-sqaroi avokati Alban Duraj.

Artikuj te sugjeruar

Piranjat INVESTIGIME 28 Prill21:32

Kur shteti bën “cirk” me Cirkun

Na ishte njëherë Cirku! Arena, në të cilën fëmijët e kryeqytetit magjepseshin me prestigjatorët, kllounët dhe num...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë