Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Boom hapjesh klinikash mjekësore dhe qendrash estetike, kërkesë e lartë e klientëve për ndërhyrje estetike, shërbimet e të cilave po ofrohen online pa informacionet e duhura. Kurse dhe trajnime me çmime marramendëse në këto qendra nga pseudomjekë të cilët garantojnë t’u mësojnë ndërhyrje apo procedura injektuese edhe të rinjve që nuk kanë asnjë informacion parësor për mjekësinë. Botox kontrabandë që prej gati 10 vitesh ka mbushur klinikat dhe qendrat e estetikës, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë bërë sehir.
Kjo është pasqyra e mjekësisë estetike në vendin tonë.
Piranjat bënë një vëzhgim në kryeqytet, ku konstatuan se procedurat injektuese të konsideruara si ndërhyrje estetike, po bëhen nga persona inkompetentë, si stomatologë, infermierë, parukierë dhe estetistë, të cilët kanë përfituar nga boshllëku i ligjit “për mjekësinë estetike” në vendin tonë, duke marrë mbi shpatulla kompetencat e një mjeku specialist për injektime të tilla, si filler e botox.
“Kemi shumë problematika, kemi çdo ditë situata të pakëndshme që ne hasim në institucionet tona, në klinikat tona, dhe këto shpesh kanë të bëjnë me referenca të gabuara në trajtimet e individëve, me komplikacione të paarritshme të zgjidhen nga individë që i aplikojnë këto materiale”, thotë Aida Bajri, mjeke dermatologe .
“Ne si dermatologë tani nuk po merremi më me trajtime derma-estetike, por me komplikacionet që kanë këta njerëz si pasojë e ndërhyrjeve të gabuara, gjithnjë e më tepër po shtohen”, ngre alarmin Entela Shkodrani, mjeke dermatologe pranë QSNUT-së.
Për doktoreshën Ermira Vasili, shefe e klinikës së dermatologjisë në QSUT, “Shpeshherë njerëzit nisen edhe nga mundësitë financiare dhe ofrimi që u bëjnë njerëz të pakualifikuar për të bërë një procedurë, mendoj që nuk është e drejtë, e drejtë është që secili nga ne të bëjë atë punë që di të bëjë më mirë”.
Sipas mjekëve specialistë, ky është problem i 10-vjeçarit të fundit, ku vihet re një hapje të madhe të klinikave estetike të cilat licensohen për estetikë dhe më pas kryejnë trajtime të mirëfillta mjekësore dhe dermatologjike. Mungesa e kontrollit sipas tyre ka krijuar këtë vorbull të turbullt sa i takon ”mjekësisë estetike” në Shqipëri.
“Edhe nga ana ligjore t’i të paktën duhet të kesh mbaruar një mjekësi, se dhe infermiere pavarësisht se e aplikojnë shumë, infermieria dhe stomatologjia nuk është e ligjshme, shprehet mjekja e klinikes estetike”.
Një tjetër problematikë në këtë fushë janë dhe kurset apo trajnimet të cilat ofrohen nga pseudomjekë klinikash estetike, për individë që nuk kanë asnjë backraund mjekësor, mjafton të paguajnë nga 1000-5000 euro, trajnime që zgjasin nga 2 ditë deri në 2 javë. Pra thënë shkurt e qartë, ti paguan mijëra euro, merr një certifikatë që s’pi ujë gjëkundi, nuk je e licensuar pavarësisht se mund të kryesh injektime filler apo botox, e nëse kontrolli të vjen në derën e subjektit, duhet t’i bësh shok e miq, më e rëndësishmja t’u japësh ‘kafe”. Më tej vijon punën i/e pashqetësuar, me dëshirën e vetme që të kesh sa më shumë klientë.
“Drejtoria shëndetësore në Shqipëri, se po të kapën ata është problem, se e aplikojnë se ti e di, nëse ke ndonjë të njohur nëpër parukeri aplikojnë nuk është se nuk aplikojnë, ne na bëjnë kurse goxha njerëz dhe goca që jetojnë në Shkodër që punojnë parukiere dhe e bëjnë për klientët e tyre. Aty pastaj do duhet të tregohesh e shkathët vetë, sa njohje ke njerëz ke, siç e kanë nisur të gjithë e kupton, ka dhe një ditore që bëjnë mezoterapi, bëjnë këtë bëjnë atë, janë thjesht certifikata që shtojnë atë CV-në tënde, kupton? Po nuk është se të mbrojnë nga ligji, këtë po të them. Pastaj nëse i ke dhe miq ata ndryshohet muhabeti i jep dhe ndonjë kafe ku di unë se ndaj po të them se kështu funksionon”, shprehet mjekja e klinikes.
Por çfarë ndodh kur nuk je mjek dhe një klienti i ndodh një komplikacion? Kush mban përgjegjësi?
“Guximi i njerëzve nuk duhet të arrijë deri në atë nivel, që të bëjë një punë që nuk e di, edhe pse mund të bëjë një kurs të thjeshtë. Edhe tek mjeku ndodh komplikacioni, por mjeku di ta menaxhojë një komplikacion, një estetist nuk di”, shprehet doktoreshë Ermira Vasili, shefe e klinikës së dermatologjisë, QSUT.
Ajo çka është ulëritëse, është fakti se lënda e parë e botox, me princip botulinum toxin, nuk është i autorizuar për tregtim në Republikën e Shqipërisë, por ndërkohë prej vitesh aplikohet pa asnjë problem në të gjitha klinikat apo qendrat e estetikës të cilat kryejnë injektime të tilla.
Muharrem Saliu TIRANA- Shqiptarët historikisht kanë pasur probleme me përfaqësimin në arenën ndërkombëtare. Fi...
Gazetari TIRANA- Javën e kaluar ne publikuam investigimin e realizuar në Athinë, aty ku kryeministri Edi Rama mbajti mitingun e parë me...
TIRANA- Monologu 1 Unë jam ERALDO, Në vendin tim sot duhet të ishte dikush tjetër, por ai ka zgjedhur të mos flasë....
Pamje nga intervista TIRANË - Ka raste të shumta që historitë e dashurisë nuk përfundojnë me fund të lumtur si n&eu...
foto ilustruese KUÇOVË- Këtë radhë Piranjat kanë udhëtuar drejt Kuçovës për të sjellë histo...
foto ilustruese SHËNGJIN- Një javë më parë, Shëngjini u trondit nga vdekja e 28- vjeçarit, Emiliano Frroku në kan...
kryebashkiaku i matit MAT- Piranjat kanë shkuar thuajse në çdo Bashki, prandaj e radhës që është gjetur në shkelj...
gazetarja e piranjave VLORË- Çdo ditë që kalon nxjerr zbuluar qeverinë se kontraktimi i dy teceve lundruese për të zg...
foto ilustruese Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me emigrantët nga Greqia. E diela e 12 majit do të mbahet mend për deklaratat e ...
i dashuri mashtrues TIRANË- Marrëdhëniet në çift janë gjithmonë sensitive. Anxhelina 29 vjeçare nga qyteti i Ti...