Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHËNGJIN- Një javë më parë, Shëngjini u trondit nga vdekja e 28- vjeçarit, Emiliano Frroku në kantierin ku po ndërtohej një pallat. Ai ka qenë duke punuar në katin e 9 dhe më pas është rrëzuar se bashku me vinçin. Familjarët sqarojnë se ai kishte vetëm një muaj që ishte punësuar atje, por nuk ishte i siguruar.
“As sigurim nga dokumentat, as siguri pune. As i lidhur, këtë e kemi të sigurt 100%. Po të kishte qenë i siguruar, do kishin qenë aty edhe pronarët. Emrin e firmës nuk e dimë, por si pronar kështu e ka Lul Ndoci.”
Personi që sipas akuzës është një nga përgjegjësit e tragjedisë dhe që është shpallur ne kerkim një ditë pasi ndodhi ngjarja. Çuditërisht ditën e parë, gjithçka ka qëndruar në heshtje, për t’u bërë publike 24 orë më vonë pas ndërhyrjes së policisë.
“Ne s’na ka ardhur kush me pi kafe. Inxhineri i sigurisë teknike ka fikur telefonin, pronari ka fikur telefonin. Nuk ka ardhur kush te spitali qoftë për të ditur çfarë gjendje ekonomike ka.”
Më shumë se sa pretendime familjarësh të dëshpëruar për çfarë ka ndodhur, këto janë akuza të forta ndaj pronarëve dhe drejtuesve të një kompanie, e cila ka përgjegjësinë e humbjes së jetës nga një 28- vjeçar.
Po kush ka mbetur ne pallatin ku tashme jane vendosur shiritat e policise dhe inspektoriatit te punes?
“Unë jam shok i Lul Ndocit, ai më ka thirrur për tragjedinë që ka ndodhur: hajde se ka ndodhur një aksident. Kur shoh sallatë tjetri. Te ky vendi ka rënë, akoma s’kam mbledhur veten. Ishte policia këtu kur erdha. Nga të firmës nuk ka qenë asnjë. Unë s’di pse ka hipur atje. Luli s’ka lidhje me këtë, por i ka mbetur në derë tani. Luli do përgjigjet për të gjitha”- tha Agustin Zogu.
Në fakt, këtu jemi përpara një truku, sepse Lulzim Ndoci është ndërtuesi i pallatit, por punimet në katin e 9-te po kryheshin nga një tjetër person, i cili ishte bleresi i hyrjes. Ose më saktë kështu është deklaruar pas ngjarjes.
“Një ditë para, x person ka thënë: kontrolloni këto vinça, se nuk më duken mirë. Ka rënë vinçi dhe e ka marrë me vete, se ka qenë I mbështetur I shkreti. Aq ka ndodhur, për një vidë, shihe që s’e kanë vënë. Ka qenë e pakapur. Ma tha shoku i tij, ekspertiza, vinçi ka rënë dhe ka qenë i mbështetur”- shtoi Agustini.
Gjithë kjo sapo dëgjuat, ishte një panoramim i detajuar i ngjarjes së rëndë. Nuk e dimë sa të vërteta janë këto dëshmi dhe nëse janë marrë në konsideratë nga grupi hetimor, ajo që dimë me siguri, është se nga gjithë ky shpjegim shihet qartë se kushtet e sigurisë në këtë kantier kanë qenë jashte çdo standardi.
“Unë mendoj që vinçi s’ka qenë i lidhur fare dhe janë munduar ta lidhin. Ai vinçi lart është statik, këta kanë dashur të vënë një poshtë. Kjo është thjesht një moskujdesi e tyre. Nuk e di ç’kanë dashur, po ja sa me të fut në bela.”
Refreni është i njëjtë. Përgjegjësia është individuale e viktimës dhe pronari nuk ka asnje faj per cfare ka ndodhur. Po në diskutim teknik, për çfarë shkeljesh flitet në këtë aksident tragjik?
“Një kantier ndërtimi duhet të fillojë me masën e sigurimit teknik, që në rrethimin e kantierit, në tabelat që paralajmërojnë sigurinë dhe mbrojtjen në punë. Punonjësit nuk mund të merren punë thjesht se kam nevojë ta marr në punë punonjësin. Ata duhet të jenë punonjës të cilët e njohin sektorin e ndërtimit, e njohin punën, trajnohen dhe instruktohen nga subjektet e veçanta që merren me të, nga inxhinieri i kantierit apo organizatat e tjera që janë në lidhje me punëdhënësin, me kontratat e ndryshme për sigurinë në punë. Gjithashtu, punonjësi që fillon punë rishtazi nuk mund të shkojë të punojë në një punë që paraqet rrezikshmëri të lartë. Dhe nëse ai punësohet duhet të sigurohet një ditë më parë, deklarohet në organet tatimore, sigurohet në pajisjet me veshjet e punës, i bën të qarta rregullat e sigurimit teknik”- sqaroi Ilmi Tota, ekspert i sigurisw nw punw.
E gjithë kjo listë e gjatë detyrimesh, duket se nuk ka funskionuar aspak në objektin në fjale...madje mund të guxojmë ta themi, që kjo shmangie nga rregullat strikte te kantiereve të ndërtimit, ndodh rëndomë në të gjithë vendin.
kryebashkiaku i matit MAT- Piranjat kanë shkuar thuajse në çdo Bashki, prandaj e radhës që është gjetur në shkelj...
gazetarja e piranjave VLORË- Çdo ditë që kalon nxjerr zbuluar qeverinë se kontraktimi i dy teceve lundruese për të zg...
foto ilustruese Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me emigrantët nga Greqia. E diela e 12 majit do të mbahet mend për deklaratat e ...
i dashuri mashtrues TIRANË- Marrëdhëniet në çift janë gjithmonë sensitive. Anxhelina 29 vjeçare nga qyteti i Ti...
foto ilustruese TIRANË- Kush e zhvillon ekonominë? Kush është promotori i saj prej nga rrjedh dhe një jetesë dinjitoze pë...
TIRANË- Nëse menduat që për mitingun e Ramës në Athinë kishim vetëm 3 video, jeni gabuar. Kjo është video e ...
Maiglen Disha GREQI- Piranjat kanë nxjerr dëshmi dhe fakte të tjera në lidhje me takimin madhështor që Kryeministri Edi Rama ...
GREQI- Piranjat kanë nxjerr dëshmi dhe fakte të tjera në lidhje me takimin madhështor që Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në...
Rama Mitingu i kryeministrit Edi Rama në Greqi, shënoi dhe hapjen jozyrtare të fushatës së tij elektorale për zgjedhjet parla...
Marku ATHINË- Thirrjes së Kryeministrit Edi Rama, për të ndjekur takimin madhështor me diasporën në Greqi, iu përgj...