Me ardhjen e ditëve të ngrohta, Peshkopia do të çelë sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë të shumtë që zgjedhin frekuentimin e llixhave, të cilat shërbejnë jo vetëm për kurim, por edhe si një atraksion turistik. Mirëpo, siç ndodh jo rrallë, kjo e mirë ka prodhuar edhe të këqijat e veta.
Në Dibër operojnë disa agjenci transporti për udhëtarë, të cilat, pavarësisht ligjit që nuk mungon, prej disa kohësh kanë mosmarrëveshje me njëra-tjetrën dhe gjithçka këtu ka të bëjë me konkurrencën e pandershme.
Z. Dëfrim Elezi, pronar i agjencisë “Albtrans International” sh.p.k., njëkohësisht edhe shofer në një prej automjeteve që kjo firmë ka në përdorim, prej shumë vitesh disponon licencë për kryerjen e shërbimeve të rregullta ndërqytetase, konkretisht itinerarin Peshkopi-Kukës-Peshkopi, në të cilin, me sa duket, dikush ka ndërhyrë padrejtësisht.
Bëhet fjalë për agjencinë “Leo Gita Trans” sh.p.k., e cila më 23 qershor 2021 është pajisur me një licencë ndërkombëtare për shërbime udhëtimi me linjë Peshkopi-Prizren, licencë që përfundon më datë 4 qershor 2026.
Nisja e furgonit nga terminali i Peshkopisë është në orën 7:00 dhe z. Dëfrim Elezi pretendon se kjo linjë nuk ka për qëllim destinacionin final Prizrenin, por edhe transportin ndërqytetas gjatë rrugës për në Kosovë, duke hyrë padrejtësisht në linjën për të cilën është licencuar Dëfrimi.
“Ai zotëria ka linjën Peshkopi-Prizren edhe futet nëpër Kukës. Ai ka hyrë dhe ha bukë në pjesën time. U bënë që 5 vjet që nuk po siguroj të ardhurat e naftës, e jo gjë tjetër”, shprehet Dëfrimi.
Agjencia “Leo Gita Trans” sh.p.k., me administrator z. Fehmi Gjiza, disponon një licencë ndërkombëtare, jo ndërqytetase, që do të thotë se nisja e automjetit bëhet në Peshkopi dhe mbërritja në Prizren, por gjatë këtij itinerari shoferi ka të drejtë të ndalojë në Kala të Dodës, Kukës, Morinë dhe Vërmicë për të pushuar ose për të marrë pasagjerë të cilët kanë destinacion final Prizrenin, jo fshatra apo qytete të Shqipërisë. Ndërkohë, agjencia “Leo Gita Trans” prej vitesh nuk e respekton këtë rregull, duke shkelur me të dyja këmbët ligjin për “Mbrojtjen e Konkurrencës”. Sepse rrugës për në Prizren dhe anasjelltas, merr kë t’i dalë përpara.
Pas ankesave të shumta të shoqërisë “Albtrans International” sh.p.k., më datë 13 gusht 2021, Task-Forca e transportit rrugor pranë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës u bëri me dije ankuesve se tri ditë para përgjigjes zyrtare, më datë 10 gusht 2021, në aksin rrugor Bushtricë-Peshkopi, mjeti me targë AA 110 VP, që drejtohej nga shoferi Leonard Elezi dhe operonte me licencën e “Leo Gita Trans”, u konstatua se qarkullonte me pasagjerë të papajisur me bileta dhe subjekti u ndëshkua me një gjobë administrative.
Kështu, ankesat e “Albtrans International” vijuan pranë Ministrisë së Infrastrukturës. Kjo e fundit, më datë 16 dhjetor 2021, mori përgjigje nga Task-Forca për Përmirësimin e Nivelit të Kontrollit të Mjeteve Motorike dhe Rimorkiove të Tyre, ku i bëhej me dije se ankesat dhe pretendimet e “Albtrans International” janë të drejta, pasi “Leo Gita Trans” nuk respekton kushtet e licencës.
Task-Forca gjithashtu bëri me dije se subjekti është konstatuar disa herë me shkelje dhe ndaj tij janë marrë masa administrative me gjobë.
Mirëpo, pavarësisht këtyre masave të marra nga institucionet, asgjë nuk ndryshoi dhe “Leo Gita Trans” vijoi punën me të njëjtën praktikë të “vjedhjes” së pasagjerëve. Më datë 31 korrik 2023, Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës bëri të qartë se agjencia “Leo Gita Trans” nuk duhet të zbresë udhëtarë në Kukës pas nisjes nga Peshkopia dhe, në kthim, nuk duhet të marrë qytetarë në këtë qytet, si dhe duhet të respektojë oraret.
Në të kundërt, do të gjobitej dhe, në rast përsëritjeje, do të shkohej deri në pezullim apo revokim të lejes së autorizimit, masa shtrënguese që me gjasë do t’i jepnin fund këtij konflikti mes dy kompanive.
Por jo, sepse sikur të mos kishte ndodhur asgjë, një muaj e gjysmë më pas, mjeti me targë AA 110 VP, me drejtues Leonard Elezin, kapet sërish nga Task-Forca me të njëjtën shkelje: marrjen e pasagjerëve nga Kukësi për në Peshkopi, duke mos respektuar stacionet e miratuara për të ndaluar. Aktet e konstatimit i kaluan Komisionit të Shqyrtimit të Masave Administrative, por nuk u bë asgjë, pasi edhe sot që flasim ankesat vijojnë të jenë po të njëjta dhe shkeljet gjithashtu.
“Piranjat” dolën në terren dhe udhëtuan me një nga furgonët e kompanisë “Leo Gita Trans” sh.p.k., duke konstatuar vetë këto shkelje të sipërpërmendura.
Në një komunikim me z. Leonard Elezi, ky i fundit tha se është i qartë dhe i vetëdijshëm për shkeljet që kryen, por e bën këtë gjë pasi edhe konkurrenti i tij futet në zonën e Prizrenit dhe i merr atij pasagjerët.
Mirëpo, këtu jemi përballë jo një të pavërtete, më shumë sesa përballë një mungese informacioni nga Leonardi.
“Unë për momentin disponoj licencën turistike, me bllok, me të gjitha, me shkresa, me dokumente shumë të rregullta”, sqaron Dëfrimi, i cili disponon vendimin e formës së prerë, më datë 27 maj 2016, nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, që pajis me licencë për transport ndërkombëtar udhëtarësh subjektin “Albtrans International”.
Lidhur me ushtrimin e këtij aktiviteti, agjencia “Albtrans International” disponon edhe dokumente të tjera, siç është lista e udhëtarëve, pasaportat e tyre dhe kontratat me hotelet e ndryshme për akomodimin e qytetarëve nga Kosova, të cilët frekuentojnë llixhat në zonën e Peshkopisë./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
16 Maj21:47
Nga kërcënimet me jetë tek akuzat për dhunë/ Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro
Në fshatin Poroçan, në malësinë e Gramshit, po ndodh një konflikt që ka në fokus paranë. Dhe protagonistë ja...
INVESTIGIME
16 Maj21:25
14-vjeçare me dr*gë dhe pro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura
Javën që shkoi Piranjat ju sollën rrëfimin e shokues të 4 nënanve të dëshpëruara të cilat ndanë të n...
INVESTIGIME
16 Maj21:12
Zhytja e pallateve të Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm
Një investigim disa javor mbi projektin gjigant “Durrës Marina”, i promovuar si një nga investimet më të mëdha n&eum...
INVESTIGIME
10 Maj11:50
Mësuesi, baba i dy vajzave të mitura ngacmon seksualisht nxënësen 13-vjeçare. Zbardhen bisedat në rrjetet sociale
Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë histo...
INVESTIGIME
10 Maj10:54
Punuan tre muaj në malin e Navaricës pa asnjë kusht, pronari nuk u jep miliona lekë punëtorëve dhe i kërcënon
Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar pre...
INVESTIGIME
10 Maj10:02
Rruga 1 miliard euro Thumanë–Kashar/ Pse qytetarët paguajnë më shumë se parashikimi në kontratë
Koncesioni i aksit rrugor Thumanë–Kashar rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një...
INVESTIGIME
10 Maj09:32
Brenda rrjetit të trafikut të emigrantëve me viza pune. Si funksionon skema
Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shu...
INVESTIGIME
10 Maj08:46
Të mitur rebelë që arratisen nga shtëpitë/ Jeta e dyshimtë e adoleshentëve me shumë para në duar
Në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes po përballen me sfida të reja, të rinjtë e moshës 14 deri në...
Piranjat
INVESTIGIME
9 Maj22:47
“Do t’i fuas duart edhe nëse bërtet”, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi manjak ia çoi të miturës
Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë his...
INVESTIGIME
9 Maj22:09
‘E di ti ça fisi kam unë, ju eleminoj’/ Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime
Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar p...