Një histori që nisi si një lidhje e fshehtë mes dy kolegësh pune, përfundoi në kërcënime, shantazh dhe pasoja të rënda psikologjike për një 32-vjeçare. Në investigimin e radhës, Piranjat sjellin dëshminë e një gruaje, e cila rrëfen se si partneri i saj i fshehtë e filmoi me kamera të fshehta dhe më pas përdori pamjet intime për ta kërcënuar vazhdimisht.
Situata degradoi deri në atë pikë sa gruaja tentoi t’i jepte fund jetës.
“Një vit më parë, në fabrikën ku punoja, krijova njohje me një djalë. Punonim të njëjtën punë dhe aty nisi gjithçka. Fillimisht nisëm të flisnim më shumë me njëri-tjetrin, të shkëmbenim mesazhe dhe gradualisht marrëdhënia jonë kaloi përtej raportit të kolegëve.
Në punë ishim gjatë gjithë kohës bashkë, pasi kishim të njëjtin pozicion. Jashtë pune takoheshim rrallë, ndoshta një herë në dy ose tre muaj, në varësi të mundësive dhe mënyrës si shkonin gjërat mes nesh.
Një takim çdo dy muaj nuk është frekuenca që pritet nga një çift që sapo ka nisur një lidhje sentimentale dhe pretendon se ka ndjenja për njëri-tjetrin.
Por kjo distancë kishte një arsye, Blerta, 32 vjeçe, është e martuar.
Për këtë arsye, lidhja e saj me Dorin, 30 vjeç, bazohej te fshehtësia, besimi dhe kujdesi i madh për të mos u zbuluar nga bashkëshorti i saj.
Por pas një viti frekuentimi, ky besim u thye.
Partneri i saj kishte përdorur një kamerë të fshehtë për të filmuar çdo moment intim mes tyre. Në këtë pikë, historia nuk kishte më të bënte me një tradhti bashkëshortore, por me një marrëdhënie të kthyer në presion dhe shantazh, ku rregullat i vendoste ai që zotëronte videot intime.
Ish-partneri nuk u ndal me kaq.
Kur 32-vjeçarja nuk reagoi ndaj kërcënimeve të tij, ai nisi të dërgonte sinjale edhe te familjarët e saj.
Por cili ishte shkaku i këtyre presioneve të vazhdueshme nga një person që e dinte shumë mirë se ajo marrëdhënie nuk mund të kishte vazhdim për shkak të jetës familjare të Blertës?
Kërcënimet dukeshin qartë edhe në mesazhet që ai i dërgonte sa herë ajo tentonte të ndërpriste komunikimin. Një kërkesë llogarie që kalonte kufijtë e normales dhe shndërrohej shpesh në shantazh ndaj një gruaje, të cilën në shtëpi e prisnin bashkëshorti dhe fëmijët.
E gjendur pa rrugëdalje dhe në gjendje të rënduar psikologjike, gruaja ndërmori një akt ekstrem, duke tentuar vetëvrasjen.
Pasi arriti t’i mbijetojë kësaj situate dramatike, 32-vjeçarja vendosi ta ndajë historinë e saj me ne.
Më pas, së bashku organizuam një takim me ish-partnerin e saj, me shpresën për ta bindur të hiqte dorë nga kërcënimet dhe shantazhet.
Por në momentin kur kërcënimet u artikuluan edhe në praninë tonë, u bë e qartë se situata kishte kaluar çdo kufi dhe se duhej ndërhyrë për të kuptuar deri ku mund të arrinte kjo sjellje e 30-vjeçarit.” /Piranjat News
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
16 Maj22:12
Debate dhe sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote
Me ardhjen e ditëve të ngrohta, Peshkopia do të çelë sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë të shumtë që ...
INVESTIGIME
16 Maj21:47
Nga kërcënimet me jetë tek akuzat për dhunë/ Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro
Në fshatin Poroçan, në malësinë e Gramshit, po ndodh një konflikt që ka në fokus paranë. Dhe protagonistë ja...
INVESTIGIME
16 Maj21:25
14-vjeçare me dr*gë dhe pro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura
Javën që shkoi Piranjat ju sollën rrëfimin e shokues të 4 nënanve të dëshpëruara të cilat ndanë të n...
INVESTIGIME
16 Maj21:12
Zhytja e pallateve të Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm
Një investigim disa javor mbi projektin gjigant “Durrës Marina”, i promovuar si një nga investimet më të mëdha n&eum...
INVESTIGIME
10 Maj11:50
Mësuesi, baba i dy vajzave të mitura ngacmon seksualisht nxënësen 13-vjeçare. Zbardhen bisedat në rrjetet sociale
Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë histo...
INVESTIGIME
10 Maj10:54
Punuan tre muaj në malin e Navaricës pa asnjë kusht, pronari nuk u jep miliona lekë punëtorëve dhe i kërcënon
Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar pre...
INVESTIGIME
10 Maj10:02
Rruga 1 miliard euro Thumanë–Kashar/ Pse qytetarët paguajnë më shumë se parashikimi në kontratë
Koncesioni i aksit rrugor Thumanë–Kashar rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një...
INVESTIGIME
10 Maj09:32
Brenda rrjetit të trafikut të emigrantëve me viza pune. Si funksionon skema
Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shu...
INVESTIGIME
10 Maj08:46
Të mitur rebelë që arratisen nga shtëpitë/ Jeta e dyshimtë e adoleshentëve me shumë para në duar
Në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes po përballen me sfida të reja, të rinjtë e moshës 14 deri në...
Piranjat
INVESTIGIME
9 Maj22:47
“Do t’i fuas duart edhe nëse bërtet”, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi manjak ia çoi të miturës
Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë his...