Nga Arben Xhaferraj
Mediat na treguan sesi kryediplomati i Shqipërisë, në një komunikim të brendshëm, i quante shqiptarët e Maqedonisë së Veriut "idiotë".
Dikush pyeti: si do kishte reaguar, po të ishte gjallë Arbën Xhaferri?
Do kisha menduar që edhe unë jam "idiot".
Fjala "idiot" nuk ka lindur si fyerje. Në greqishten e lashtë, idiotes ishte njeriu privat, ai që nuk merrte pjesë në jetën publike të polisit. Njeriu që nuk kishte zë.
Në këtë kuptim, ne shqiptarët e Maqedonisë, kemi qenë gjithnjë idiotes në sytë e Tiranës. Jo sepse jemi të pamençur, por sepse kurrë nuk jemi trajtuar si qytetarë aktivë të idesë shqiptare.
Duke parë termin e përdorur nga ministri, më shumë se fyerje, është përbuzje.
Dhe pyes: çfarë lloj shteti formon njerëz që mendojnë kështu për bashkëkombasit e vet? Çfarë lloj elite prodhon një diplomat karriere i cili, në çastin e sinqeritetit të tij të vërtetë, atëherë kur beson se nuk e sheh askush, zgjedh përbuzjen?
Proceset historike vihen në lëvizje nga nevoja njerëzore për njohje. Nevoja për t'u parë, për t'u pranuar si i barabartë.
Ne, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kemi luftuar gjithë jetën për këtë njohje… nga shteti maqedonas, nga bashkësia sllave, nga Europa, nga bota.
Për ne, shteti shqiptar duhej të ishte pasqyra ku shikoheshim si të barabartë. Sapo mësuam se çfarë duket aty, në të vërtetë.
Sepse diplomacia shqiptare ndaj shqiptarëve të Maqedonisë nuk ka qenë kurrë diplomatike. Ka qenë paternalizëm në rastin më të mirë, indiferencë në të zakonshmin dhe, siç mësuam tani, përbuzje në thelbin e saj.
Ne e dimë këtë. E kemi ditur prej kohësh.
Thjesht nuk kishim dokumentin.
Tani e kemi.
Ne e kemi ndërtuar pjesën tonë të kombit këtu, në Maqedoninë e Veriut, me gjak, me sakrifica dhe me Marrëveshjen e Ohrit.
Pa ndihmën e atij grupi WhatsApp të ministrit./ piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
1 Maj21:43
“Federata nuk më mbështeti si në 2022-shin”/ Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar
Më datë 22 prill 2026, u zhvillua në Gjeorgji Kampionati Europian i Peshëngritjes, ku sportisti shqiptar Erkand Qerimaj konkuroi në kat...
INVESTIGIME
1 Maj21:30
Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë/ Rrëfimi i një nëne që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh
“E dashur mami, ti je e shtrenjta ime. Unë të dua shumë fare sa që unë qaj çdo ditë për ty. O ma, mos më ha...
INVESTIGIME
1 Maj21:01
Tigrat e Vlorës, energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet
Asetet termike të vendosura në Portin e Vlorës, të njohura si “tigrat”, vijojnë të jenë në qendër t&eum...
INVESTIGIME
25 Prill14:22
Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje
Biznesi fason është një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri, ku gjeneron miliona euro të ardhura në vit, por p...
INVESTIGIME
25 Prill13:59
Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë
Ky i ri quhet Edmond, është një 31-vjeçar nga Berati, emigrant në Greqi, dhe ka një histori mjaft interesante që nis 4 vi...
INVESTIGIME
25 Prill12:16
Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet zhyten 74 cm
Një dëshmi tronditëse nga brenda kantierit të projektit “Durrës Marina” ngre alarmin për sigurinë e dy prej godin...
INVESTIGIME
25 Prill11:42
Skandali në shkollën private në Elbasan/ Nga ushqimi i mensës te shpërthimi i drejtorit, çfarë fshihet në Maarif Elbasan?
Tre ditë më parë, në redaksinë tonë mbërritën disa pamje shqetësuese të një incidenti nga një instit...
INVESTIGIME
25 Prill11:10
Fisnik Syla, nga “bamirës” në zhvatës parash dhe kërcënues
Jemi në Pogradec dhe kemi ardhur për të kapur fillin e një historie thuajse të pabesueshme, jo vetëm për atë çf...
INVESTIGIME
25 Prill10:32
Firma rumuno-bullgare “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës
Në fshatin Gjegjan të Kukësit, kompania rumuno-bullgare “Trade Minerals Al” ka detyruar burrat e zonës të bëhen bash...
INVESTIGIME
25 Prill10:20
Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje
Në fillim të vitit 2026, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, në dy katet e para të godinës nr. 15...