Aksidenti tragjik në Zvërnec/ Pamje nga vendngjarja ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i “N...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është ...
Një qytetar ka denoncuar për Piranjat news se një person, të cilin e identifikon si Xhejsi Selenica, publikon në rrjetet sociale vide...
Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Pll...
Moo Deng, hipopotami xhuxh nga Tajlanda që u bë një fenomen në rrjetet sociale gjatë vitit 2024, ka bërë parashikimin e saj...
Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit njoftoi të martën se sulmet iraniane kanë shkaktuar zjarre në dy zona të ndryshme t...
Po mbahet sot për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës, që është shoqëruar me momente pakënaqë...
Pa kondicioner, me temperatura të larta dhe shpesh me dyer të hapura gjatë lëvizjes, ky është realiteti që përballen &...
50-vjeçari Thimjo Rubati, i plagosur pas një atentati mbrëmjen e së premtes në Sarandë, i transportuar mandej në spitalin...

Ky i ri quhet Edmond, është një 31-vjeçar nga Berati, emigrant në Greqi, dhe ka një histori mjaft interesante që nis 4 vite më parë me një vajzë të quajtur Viola, të paktën kështu mendonte ai se quhej. Një marrëdhënie që nis e gënjeshtërt që në momentin e parë.
Por pas pak kohësh, i riu merr vesh krejt rastësisht identitetin e saktë të vajzës, me të cilën po komunikonte prej pak kohësh.
Vajza i kishte treguar partnerit të ri për probleme të shumta në jetën e saj, ndaj për këtë kërkonte edhe mirëkuptimin e Mondit. Ndoshta nuk ishte ndjerë e gatshme të ndante sekretet e jetës me një person që sapo e kishte njohur. Takimi i parë mes të dyve duket se shkon mjaft mirë.
Bisedojnë, tregojnë momente nga jeta e tyre, bëjnë premtime. Duket si nisja e një raporti që do të konsolidohej me kalimin e kohës.
Ndërkohë, pas disa muajsh, 31-vjeçari kthehet sërish në Shqipëri.
Pas kësaj, kërkesat e Dorinës shtoheshin çdo ditë dhe çdo ditë partneri detyrohej të dërgonte para nga Greqia. Një proces divorci ka shpenzime, ndaj vajza vazhdonte të kërkonte para. Pavarësisht kësaj indiference të partneres, Mondi nuk i jep fund kësaj lidhjeje në distancë, edhe pse Dorina vetëm sa e thellon hendekun duke komunikuar sipas nevojave të momentit.
Ndërkohë, Mondi përpiqej që ta bënte për vete me të gjitha format.
Dhe ndërsa kjo marrëdhënie në distancë vazhdonte, me Dorinën që nuk ndalej së kërkuari para dhe me Mondin që për hir të dashurisë boshatiste llogaritë e tij, një veprim i pakujdesshëm i saj bën që te 31-vjeçari të lindin dyshimet e para. Ndërsa gërmon në profilin e një mobilerie, numri korrespondues rezulton të jetë ai i Dorinës, e cila nis një komunikim me Mondin pa e ditur se pas këtij profili fshihej vetë ai.
Pas kësaj bisede, 31-vjeçari kupton se ka të bëjë me një person që, më shumë se partnere, është një përfituese seriale, me qëllime krejt të ndryshme nga ai. Ndaj vendos të vijojë lojën për të zbuluar më shumë.
Në kushtet kur gjërat po merrnin rrokullimën, Mondi vendos të luajë me letra të hapura, duke i treguar vajzës se pas atij profili fshihej ai vetë. Në këtë pikë, i riu më në fund kthjellohet dhe, pa e zgjatur, i kërkon partneres, tashmë ish-partnere, t’i kthehen të gjitha shumat e dërguara.
Gjë që pranohet nga vajza.
31-vjeçari mbetet pa fjalë pas këtij zhgënjimi të dyfishtë, që vjen nga humbja e dashurisë dhe e një shume të konsiderueshme parash, të dhëna në mirëbesim.
Në këtë situatë, kur Edmondi prej dy muajsh nuk ka asnjë komunikim me Dorinën, vendos t’i sqarojë gjërat ballë për ballë.
Vajza tregohet e ashpër dhe e prerë me ish-partnerin, duke të lënë përshtypjen sikur borxhliu është ai. Ndaj vendosim të ndërhyjmë për të kuptuar shkaqet e kësaj sjelljeje. Vajza del nga dyqani dhe përpiqet të largohet pa dhënë asnjë reagim ndaj pyetjeve tona. Pavarësisht përpjekjeve për ta bindur të flasë, Dorina nuk jep asnjë shpjegim.
Deri në momentin kur diçka ndryshon dhe ajo pranon të tregojë disa detaje për këtë raport të çuditshëm. Duhet sqaruar se qëllimi nuk është ta diskreditojmë këtë vajzë, por të arrihet një marrëveshje mes palëve, në mënyrë që secili të vijojë rrugën e tij.
Pavarësisht gatishmërisë së Mondit për ta mbyllur borxhin edhe me këste, Dorina duket se nuk është ende e bindur. Në realitet, Dorina ia ka kërkuar vazhdimisht shumat e parave të riut. Këtë e tregojnë qartë bisedat mes tyre.
Vajza propozon një pagesë prej 50 mijë lekësh të vjetra në muaj. Me këtë ritëm, borxhi do të shlyhej rreth vitit 2051.
Më në fund, Mondi nga Berati dhe Dorina nga Fieri arrijnë një marrëveshje, borxhi do të kthehet më 1 korrik 2027. Për ta formalizuar, të dy i drejtohen një zyre noteriale, ku firmosin marrëveshjen e kthimit të shumës.
A do ta mbajë fjalën Dorina? Për këtë mbetet të presim edhe 15 muaj të tjerë./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Një dëshmi tronditëse nga brenda kantierit të projektit “Durrës Marina” ngre alarmin për sigurinë e dy prej godin...
Tre ditë më parë, në redaksinë tonë mbërritën disa pamje shqetësuese të një incidenti nga një instit...
Jemi në Pogradec dhe kemi ardhur për të kapur fillin e një historie thuajse të pabesueshme, jo vetëm për atë çf...
Në fshatin Gjegjan të Kukësit, kompania rumuno-bullgare “Trade Minerals Al” ka detyruar burrat e zonës të bëhen bash...
Në fillim të vitit 2026, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, në dy katet e para të godinës nr. 15...
Biznesi fason është një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri, ku gjeneron miliona euro të ardhura në vit, por p...
Në fillim të vitit 2026, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, në dy katet e para të godinës nr. 15 n...
Ky i ri quhet Edmond, është një 31-vjeçar nga Berati, emigrant në Greqi, dhe ka një histori mjaft interesante që nis 4 vite...
Në fshatin Gjegjan të Kukësit, kompania rumuno-bullgare “Trade Minerals Al” ka detyruar burrat e zonës të bëhen bashk&...
Tre ditë më parë, në redaksinë tonë mbërritën disa pamje shqetësuese të një incidenti nga një instit...