INVESTIGIME

Skandali në shkollën private në Elbasan/ Nga ushqimi i mensës te shpërthimi i drejtorit, çfarë fshihet në Maarif Elbasan?

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Prill 2026, 11:42
Skandali në shkollën private në Elbasan/ Nga ushqimi i

Tre ditë më parë, në redaksinë tonë mbërritën disa pamje shqetësuese të një incidenti nga një institucion arsimor privat në qytetin e Elbasanit. Pamje që, në momentin e parë, nuk i përkasin një ambienti të edukimit të fëmijëve, por një përplasjeje të pakuptimtë.

Por realiteti është tjetër.

Sepse në video shfaqet drejtori i shkollës Maarif Elbasan Campus, shtetasi turk Fatih Konuksever, i cili jo vetëm u merr ushqimin nxënësve nga duart, por e flak atë jashtë ambienteve të shkollës, duke kaluar madje edhe në kontakt fizik me ta.

Një sjellje që ngre realisht pikëpyetje serioze mbi standardet që duhet të përfaqësojë drejtuesi i një institucioni arsimor.

Pamjet e publikuara në rrjetet tona sociale shkaktuan menjëherë një valë reagimesh. Qindra komente nga qytetarë, prindër apo ish-mësues, të cilët jo vetëm dënuan gjestin, por ngritën edhe një shqetësim tjetër të madh:

A bëhet një testim i saktë dhe i kujdesshëm i drejtuesve të institucioneve arsimore në këtë vend?

Ndërkohë, vetëm pak orë pas publikimit të videos, institucioni në fjalë reagoi përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, duke tentuar të japë versionin e vet të ngjarjes dhe të justifikojë situatën e krijuar.

Por çfarë mund ta shtyjë një drejtor shkolle, një figurë që zakonisht mishëron autoritetin përmes qetësisë dhe komunikimit, të reagojë në mënyrë kaq të ashpër, madje duke humbur kontrollin përballë nxënësve?

A bëhet fjalë këtu thjesht për zbatim rregullash, apo kemi të bëjmë me një problem më të thellë që lidhet me kontrollin e nervave dhe emocioneve të një individi?

Çfarë fshihet realisht pas këtij episodi që për shumëkënd duket i pajustifikueshëm?

Dy ditë pas incidentit, vendosëm të shkojmë pranë shkollës për të parë nga afër situatën dhe për të kuptuar më qartë se çfarë po ndodh realisht brenda atyre mureve.

Që në momentin e parë vihet re një ndryshim i dukshëm krahasuar me informacionin që na ishte dhënë nga vetë nxënësit. Shkolla është nën masa të shtuara sigurie dhe kjo, natyrisht, nuk është rastësi, por lidhet drejtpërdrejt me vëmendjen që ka marrë kjo çështje dhe me premtimin tonë për ta ndjekur situatën, që ishte marrë vesh nga drejtuesit e shkollës.

Pavarësisht kësaj, përpiqemi të marrim një reagim nga institucioni, me shpresën se do të kemi një përgjigje konkrete. Pas disa minutash pritjeje, ajo që marrim është një tekst i printuar i deklaratës që ishte publikuar një ditë më parë në rrjetet sociale. Një përgjigje formale, të cilën në realitet e prisnim, duke parë hermetizmin me të cilin u përballëm që në fillim. Ndërsa ne jemi ende në pritje të një komunikimi zyrtar, një motorist sjell ushqim, që mesa duket ishte porositur nga nxënësit e shkollës, duke përsëritur fillimin e skenës së dy ditëve më parë…

Me një ndryshim të vetëm: këtë herë nuk është prezent drejtori për të ndërhyrë dhe për ta penguar.

Dhe këtu situata kthehet në komike. Një vajzë nga brenda shkollës del për të marrë picat, por pengohet nga roja, i cili ka hallin se ne po filmojmë dhe ushqimet nuk duhen lejuar.

Pra, problemi nuk është ushqimi, por kamera përballë.

Ndërkohë, situata komike vazhdon…

Sepse pak çaste më vonë, ndërsa jemi larguar nga sheshi përpara portës hyrëse, e njëjta vajzë del dhe merr ushqimin për ta futur në fshehtësi brenda shkollës.

Mesa duket, “ushqimi kontrabandë” nuk paska qenë shkaku i vërtetë i zemërimit të drejtorit.

Po çfarë halli ka pasur në të vërtetë ky zotëri, të cilit i janë besuar fëmijët e njërës prej shkollave më të kuotuara në Elbasan?

Sidoqoftë, kur rregullorja e shkollës thotë që nuk lejohen ushqimet, a mundej që drejtori thjesht të kthente mbrapsht ushqimin, pa pasur nevojë të bënte skena që terrorizuan një shkollë të tërë? Por ndërsa nxënësit dhe prindërit pretendonin një ndjesë ndaj tyre, mësojnë se ajo çfarë kishte ndodhur nuk ishte ruajtur në asnjë nga serverët e kamerave të sigurisë.

Por le të rikthehemi edhe njëherë tek cilësia e ushqimit dhe papastërtitë e gjetura, sepse, sipas nxënësve, kjo situatë është raportuar edhe në AKU, inspektorët e të cilës kanë ardhur në ambientet e shkollës.

Edhe pse e kuptuam me vështirësi… ndoshta për shkak të “valëve”, mësuam se drejtori i AKU-së nuk ka hasur asnjë problem në shkollën e kontestuar. Nëse kontrollet janë bërë në një ditë si kjo e sotmja, është e sigurt që nuk do të gjendet asnjë problem në asnjë prej mensave dhe restoranteve të Elbasanit. Sidoqoftë, diçka duhet sqaruar: kontrollet nuk bëhen nga drejtori…

Meqë me AKU-në “e zgjidhëm” problemin, le t’i drejtohemi Zyrës Vendore të Arsimit, institucioni mbikëqyrës i sistemit arsimor parauniversitar, që, me sa duket, e ka vlerësuar në maksimum këtë problematikë./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan