7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Një javë më parë “Piranjat” publikuan historinë e 54-vjeçarit dibran, Fatmir Lakushi, i cili në vitin 2004 bleu në zonën e Shkallnurit një sipërfaqe toke 300 m2, për vlerën 33 milionë lekë të vjetra. Pa e menduar se kjo pronë do të bëhej shumë shpejt një mollë sherri mes tij dhe familjes së Muhamet Hersit, zotërisë që ia shiti asokohe, dhe që sot nuk jeton më.
Pas këtij investimi, 32-vjeçar asokohe Fatmiri u largua sërish në emigrim dhe kur u kthye nga Kanadaja në vitin 2009, plotësoi letra për rrethim prone, por aty topografi i tha që nuk ishte ajo prona e tij në certifikatë, por një pronë më poshtë. Dhe aty në vitin 2009 kishte përfunduar ndërtimi i një vile 3-katëshe me papafingo.
Kjo banesë kishte zaptuar plot 100 m2 të tokës që Fatmiri kishte blerë. Institucionet përkatëse vendosën prishjen e objektit, por për shumë arsye ky vendim nuk u zbatua asnjëherë dhe shtëpia jo vetëm që nuk u prish, por në vitin 2016 me firmë të drejtorit asokohe Flamur Gjuzi, u legalizua e më pas zonja Sofije Hersi u pajis edhe me certifikatë pronësie.
Në një komunikim me gazetarin Freard Rista, ish-drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi, pretendoi se ka zbatuar detyrën pasi shkresat për moslegalizimin dhe më pas prishjen e objektit nuk janë depozituar asnjëherë në zyrën e ALUIZNI-t. Me mburrje, Gjuzi tha para gazetarit Rista, se në atë periudhë ka bërë plot 30 mijë legalizime, për të cilat ju kujtojmë se më 24 shtator 2019, zëvendës drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Lusiena Kola u arrestua, ndërsa vetë z.Gjuzi u shpall në kërkim, pasi kishte dyshime të forta se në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, kishin shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, kryesisht në bregdet. Për zëvendës drejtoreshën Lusiena Kola prokuroria asokohe kërkoi “arrest me burg”, por Gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndërsa z.Gjuzi, i fshehur një Zot e di se ku, iu mbush mendja e në mars të vitit 2020, pas 6 muajsh në arrati, vetëdorëzohet në Policinë e Durrësit dhe Gjykata i caktoi masën “arrest shtëpie”.
Por problemet e z.Gjuzi nuk mbarojnë këtu.
Në redaksinë e emisionit “Piranjat” mbërriti një denoncim nga një qytetar anonim i zonës së Xhafzotajt, i cili na informoi se aty ka blerë shumë prona z.Gjuzi, por nuk i ka regjistruar në emër të tij, dhe jo vetëm kaq, por ka nisur të sheshojë tokën me dhe dhe inerte, të cilat dyshohet se merren në Portin e Durrësit. Lidhur me këtë fakt, z.Gjuzi mohoi gjithçka, madje u bë tepër agresiv, duke kërkuar të largojë kamerën dhe mikrofonin.
Ai mohoi që të ishte prona e tij, madje na siguroi që me një grup inspektimi do të niseshim për të verifikuar gjithçka, por nuk e mbajti premtimin. Ai pretendoi se ato prona mund të jenë në emër të familjarëve të tij, një skemë e njohur kamoflimi pasurish për ata që ushtrojnë funksione publike./Piranjat News
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Skandali i zhytjes së pallateve në projektin “Durrës Marina” po thellohet çdo ditë e më shumë. Pas publikimit...
Bumi i ndërtimeve dhe ngritja e pandalshme e kullave në Tiranë kanë ngritur prej kohësh pikëpyetje mbi burimin e financimeve dhe...
Pas viteve ’90, mijëra shqiptarë morën rrugën e emigrimit drejt vendeve europiane, kryesisht Italisë dhe Greqisë, në k&...
Sipas Qendrës Kombëtare të Licensimit, në Shqipëri operojnë rreth 957 laboratorë klinikë, ku çdo ditë analiz...
Katër nëna nga Durrësi po bëjnë çdo ditë një betejë, që nga njëherë ngjan me një mision t&eum...
Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzime...
Një tjetër kapitull i fortë është zbuluar në investigimin për projektin Durrës Marina, pasi inxhinieri konstruktor Dhimi...
Pas viteve ’90, mijëra shqiptarë morën rrugën e emigrimit drejt vendeve europiane, kryesisht Italisë dhe Greqisë, në k&...
Sipas Qendrës Kombëtare të Licensimit, në Shqipëri operojnë rreth 957 laboratorë klinikë, ku çdo ditë analiz...
Katër nëna nga Durrësi po bëjnë çdo ditë një betejë, që nga njëherë ngjan me një mision t&eum...