INVESTIGIME

La Kanadanë për t’u kthyer në Tiranë! Në tokën që bleu gjen vilë 3-katesh! Pasi mori lekët, pronari ia dhuroi vajzës

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Maj 2026, 13:17
La Kanadanë për t’u kthyer në Tiranë! Në

Pas viteve ’90, mijëra shqiptarë morën rrugën e emigrimit drejt vendeve europiane, kryesisht Italisë dhe Greqisë, në kërkim të një jete më të mirë. Me kalimin e viteve dhe krijimin e një stabiliteti politik, ekonomik dhe social, shumë prej emigrantëve shqiptarë u kthyen duke investuar në prona dhe biznese.

Një prej tyre ishte edhe 54-vjeçari nga Dibra, Fatmir Lakushi, i cili në vitin 2004 bleu një tokë 300 m2 në Durrës, tek Shkëmbi i Kavajës. Bisedoi me Muhamed Hersin, të zotin e tokës, dhe ranë dakord për 33 milionë lekë të vjetra. Ai ia tregoi pronën dhe Fatmiri e besoi pa marrë topograf që të bënte verifikimet.

Dhe pas këtij investimi, 32-vjeçari asokohe, Fatmiri, u largua sërish në emigrim, në Europë e deri në Kanadanë e largët.

Kur u kthye nga Kanadaja në vitin 2009, mendoi të mos emigronte më, por të ndërtonte jetën e tij në Shqipëri.

Kur mori leje ndërtimi për të rrethuar pronën, topografi e njoftoi se toka në certifikatë nuk ishte ajo që kishte blerë në fillim, por një pjesë toke më poshtë.

Dhe asgjë nuk do të përbënte problem, nëse ajo pjesë toke poshtë do të ishte e lirë dhe pa probleme.

Problemi qëndronte tek fakti se në atë tokë që dispononte Fatmiri me dokumente të rregullta, shtetasi Muhamed Hersi kishte ndërtuar një vilë 3-katëshe me papafingo, pa leje. Sipas procesverbalit të mbajtur më datë 31 maj 2009, firmosur nga drejtori i Bujqësisë dhe Inspektori i Policisë së Komunës, vihet re se nga matjet e topografit në terren, ka rezultuar se Muhamed Hersi, me ndërtimin që kishte bërë pa leje, kishte zaptuar plot 100 m2 të tokës që vetë ia kishte shitur Fatmirit.

Dhe për të mos nxitur hakmarrje, Muhamedi në atë shtëpi nuk futi djalin, por vajzën, Sofie Hersi.

Fatmiri vijoi rrugën ligjore dhe arriti deri aty sa të siguronte një vendim për prishje objekti nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor. Mirëpo, kur institucionet zbritën në terren për të ekzekutuar vendimin, prezent ishte edhe kryetari i Komunës, i cili u kërcënua me jetë nga familja Hersi asokohe, sipas dëshmive të Fatmirit.

Kështu, më datë 18 gusht 2010, Komuna e Rrashbullit njofton znj. Sofie Hersi që të paraqesë pranë zyrave të INUV dokumentacionin tekniko-ligjor të banesës që disponon.

Dhe në mungesë të këtyre dokumenteve, sepse shtëpia ishte ndërtuar pa leje në tokë private, një javë më pas Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor e njofton zonjën për të bërë brenda 10 ditëve prishje vullnetare të vilës 3-katëshe.

Dhe më datë 2 shtator 2010, bëhet një inspektim tjetër në terren ku faktohet se zonja Hersi kishte ndërtuar në tokë të dikujt tjetër një shtëpi 3-katëshe me papafingo, pa dokumentacionin e duhur ligjor.

Dhe një javë më pas, kryeinspektori firmos urdhrin për prishje të objektit.

“Kur vajtëm te kryetari i Komunës, që do sillte fadromat, ai ishte trembur se i kishin shkuar e kishin kërcënuar djali i Muhamed Hersit.

Më thotë: ‘Fatmir, unë nuk mund t’i futem kësaj çështjeje, kam fëmijë, kam familje dhe nuk do lë familjen rrugëve për këtë pronë. Por unë mund të bëj diçka tjetër, mund të lë një shënim aty që: “Kjo shtëpi nuk ka të drejtë të legalizohet”, tregon Fatmiri.

Dhe me këtë dokument, Fatmiri u largua sërish në emigrim me bindjen dhe shpresën se shteti nuk do të vijonte të gabonte më në kurriz të tij.

Mirëpo, shteti jo vetëm që gaboi, por e thelloi edhe më shumë paligjshmërinë, duke u bërë shkak për konflikt civil, që mund të përfundonte edhe me humbje jetësh.

Zonja Sofie Hersi, duke përfituar nga zemërgjerësia e partisë në pushtet për të legjitimuar vetëm në prag zgjedhjesh paligjshmërinë e qytetarëve ndër vite, aplikoi dhe u pajis me leje legalizimi më datë 13 nëntor 2016, firmosur nga përgjegjësi i Sektorit të Legalizimit në ALUIZNI-n e Durrësit, Mario Semini, dhe drejtori Flamur Gjuzi.

Të cilët, të vetëdijshëm për paligjshmërinë që po konsumonin, firmosën sikur të mos kishte 2-3 vendime për prishje, qoftë nga Gjykata, qoftë nga Inspektorati.

Firmën tjetër për të dhënë certifikatën e pronësisë e hodhi ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Xheni Agolli./piranjat news 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë