Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

FIER- Mashtrimet online nuk kanë të sosur. Pre e tyre ka rënë Fatjona, 24 vjecarja nga Fieri, nënë e dy fëmijëve.
“Djalin e kam nëntë vjeç, gocën e kam për shtatë. Prej shumë kohësh unë udhëtoj drejt shtetit të Gjermanisë, punoj kamariere. Arsyeja që unë iki jashtë shtetit është se unë jam e divorcuar, jam krah i vetëm për fëmijët e mi dhe gjëja që më peshon më shumë mbi supe është se e kam vajzën me tumor. Një rezonancë në muaj kushton 500 euro.”
Pra, përvec ushqimit, veshjeve, shkollimit, e shumë kërkesave të tjera që kanë fëmijët, Fatjona duhet të sigurojë edhe këtë shumë parash aq të domosdoshme për shëndetin e vajzës. Dhe kjo nevojë emergjente financiare e ka detyruar atë të shkelë disa herë afatin e pasaportës, veprim që ka detyruar autoritetet gjermane t’i japin ekspuls.
“Meqë nuk ikja dot në mënyrë të rregullt, gjej në Instagram një faqe, që premtonte kalime të sigurta në këmbim të 2500 eurove. Ramë dakord që fillimisht do t’i jepja 1400 euro. Ditën që u nisa për rrugë, takohem me shoqëruesin, ku më pas zbulova se ishte i njëjti person që fshihej pas faqes. Quhet Fatjon Shuli. Bashkë me ne ishin edhe dy çuna të tjerë, që donin të kalonin si unë. Tentuam të kalojmë disa herë nga Serbia, por na kapi policia.”
Në këto kushte, ata i kërkojnë Fatjonit që t’u kthejë lekët mbrapsht, përderisa nuk e përmbushi detyrën, por ai refuzoi në mënyrë kategorike.
“Faktikisht më vjen keq që po e them, po e kërcënova seriozisht që mezi mora lekët, se ndryshe s’i merrja dot. Erdhi pastaj më dha lekët, më ka dhënë 900 euro nga 1500, se të tjerat i prishi me alkool e me naftë rrugës. Kam vajt, kam punuar në Mal të Zi tre muaj për të bërë ato lekë për të ikur. U mashtruam, ishte dobësia jonë”, sqaroi bashkëudhëtari i Fatjonës.
Pas këtij dështimi të tretë me pasoja emocionale për të, Fatjona kthehet në Shqipëri dhe pasi çmallet me fëmijet e saj, telefonon Fatjonin, personin që i kishte zhvatur paratë. Por ai vazhdoi me justifikime, duke i bërë premtime të kota se do t’ja kthente lekët për 4 ditë. E pasi kaluan ditët, Fatjoni nuk u bë i gjallë. Ndodhur në këto kushte, Fatjona detyrohet t’i shkojë në banesë, ku takohet me familjen e tij, pasi Fatjoni kishte lëvizur jashtë shtetit. Të shokuar për çfarë kishte ndodhur, ata i kërkojnë ndjesë nënës 24-vjeçare dhe i sigurojnë paratë për më pak se 1 orë.
Më në fund Fatjona arriti të merrte mbrapsht mundin e saj. Në gjithë këto javë, ajo kishte bërë sakrifica të jashtëzakonshme për një femër, vetëm për të punuar ca muaj për lekët e rezonancave të vajzës, pa imagjinuar aspak se krahas vuajtjeve të njëpasnjëshme, përfshi edhe burgun, do të mashtrohej nga ky person që u fsheh si burracak.
LEZHË- Investigimi i një jave më parë në resortin me pesë yje në Shëngjin, atje ku janë akomoduar rreth 100 agjen...
foto nga takimi ITALI- Ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Italia viva, Matteo Renzi në një postim në rrjetet e tij sociale ka b&e...
Fotinia, zonja 63 vjeçare nga qyteti i Vlorës rrezikon të nxirret nga shtëpia pas 15 vitesh, për shkak të një problemi q&...
SHKODRA- Ruzhdi Bajrakurtaj, 60-vjeçari shkodran, ish-punonjës Policie për rreth 30 vite, ka ndarë në emisionin Piranja histor...
HAS- Javën e shkuar ju treguam historinë e dashurië së Leonidës 18 vjeçe me Spektër Autik dhe Prapambetje Mendore t...
FIER- Rasti i sotëm na dërgon në Fier, për tu takuar me Marjana Tankun, një grua e ve që i duhet të bëjë rol...
Dy vjet më parë Ministria e Mbrojtjes mori një nismë, e cila synoi të krijojë një paketë sociale për ushtarak&eum...
TIRANË- Shqipëria dhe Italia, një histori e gjatë dashurie. Një raport i shoqëruar me bashkëpunime, me disa pushtime ...
foto ilustruese TIRANË- Rreth 1.1 miliardë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht në nëntë muajt e parë të...
Zyra Islamaj TROPOJË- Bashkia e Tropojës prej disa vitesh është vënë në qendër të vëmendjes, jo për ...