Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Kryeministri Edi Rama premtoi edhe gjatë takimit me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, përfundimin e korridorit 8.

E vërteta është se Shqipëria ndodhet shumë mbrapa vendeve fqinj të rajonit për realizimin e këtij korridori për shkak të tenderave të dyshimtë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kryer deri më tani një sërë tenderash për lotet e këtij korridori që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe më tej Bullgarinë.
Më nëntor 2022, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të hapte sagën e Korridorit VIII për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë me vlerë totale 105 milionë euro.
Por fondet për një nga projektet më të rëndësishëm në 3 dekada do të njolloseshin nga “gara pa garë”. Konkretisht më 9 nëntor 2022, kompania “ALB-BUILDING” shpk shpallet fituese e tenderit “Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, (Faza 1)” me ofertë 2 miliardë e gjashtëqind e njëzet milionë lekë ose 26 milionë euro.
Disa muaj më pas, më qershor 2023, për fazën e dytë të zgjerimi të rrugës Elbasan- Qafë Thanë, ARRSH-ja do të shpallte fitues konsourciumin “4 A-M”, “ARKONSTUDIO”, “ELMAZAJ KONSTRUKSION” dhe “AGRI CONTRUCTION” shpk.


Një detaj interesant zbulohet nga dokumentat për të fituar tenderin, ku operatorët ekonomikë në një nga vitet 2019, 2020 dhe 2021, vlerën e xhiros për të paktën një nga vitet e kërkuara, duhet ta kenë jo më pak se 2 miliardë lekë. Por asnjëra nga kompanitë, as “ARKONSTUDIO”, as “ELMAZAJ KONSTRUKSION” dhe as “AGRI CONTRUCTION” shpk nuk kapin xhiron vjetore prej 2 miliardë lekësh ose 20 milionë euro për periudhën e kërkuar.
Por, ajo që dallohet një shkelje e hapur dhe absurde është një raport teknik, ku vetë ARRSH i komunikon firmës të mos kryejë disa nga punët e përcaktuara për mungesë fondesh.
Në fund të vitit 2023, ARRSH-ja do të shpallte fitues të fazës së tretë për zgjerimin e rrugës “Elbasan- Qafë Thanë”, kompanitë “2 T” dhe “HASTOÇI” me ofertë 2 miliardë e 537 milionë lekë ose 25 milionë euro.

Gara për këtë tender ka shfaqur indicie për favorizim të fituesit pasi të gjitha kompanitë konkurruese janë skualifikuar pasi nuk plotësojnë kushtin për të fituar tenderin.
Ndërkohë, tenderi për fazën e 4 për zgjerimin e këtij aksi, është fituar me ofertë fituese 2 miliardë e 500 milionë lekë ose 25 milionë euro nga kompania “A.N.K”, për të cilën SPAK-u ka nisur hetimet për tenderin e Ersekës. Kjo kompani nuk arrin xhiron vjetore, duke u bazuar te të dhënat e Open Data Albania.
Në total, deri tani ARRSH-ja ka tenderuar drejt kompanive 105 miliardë lekë ose 105 milionë euro. Nga këto fonde, 76 milion euro janë akorduar duke u skualifikuar të gjithë fituesit, për fazën 1, fazën 2 dhe fazën 3. Sipas Open Data Albania, këto tendera kanë indicie për korrupsion./Piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al, sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër njoftuan zyrtarisht këtë të shtunë se, fal&eu...
Një grup punonjësish u hetua për shkelje dhe korrupsion në procedurat e tenderave publike për shërbime transporti në disa v...
Historia e Gazmendit nga fshati Trush i Shkodrës, e cila u publikua ditën e djeshme në një portal, nis shumë kohë më par&eu...
Në të dalë të tunelit të Llogarasë, riviera shqiptare u shpërfaqet vizitorëve me detin e kristaltë dhe kantie...
Një goditje e fundit ndaj njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në planet. Policia shqiptare, e mbështetur nga ...
TROPOJA- Vit pas viti, tek ne janë trajtuar raste të problematikave në sistemin arsimor. Prindër, nxënës apo edhe mësues ka...
TIRANA- Rastet e mashtrimit në Shqipëri sa vijnë e po shtohen. Të shumtë janë qytatarët që denoncojnë probleme t&...
GRAMSH- Në mesin e muajit maj, qyteti i Gramshit u përball me një ngjarje shqetësuese: dhjetëra fëmijë të një...
KRUJË- Prej dy mujash “Piranjat” kanë dëshmuar me fakte masakrën mjedisore me mbetjet në dy qytete Shijak dhe Fush&e...
DRIN- “Në fshatin Nimç ka patur mbi 10 galeri që shfrytëzoheshin në kohën e Komunizmit për nxjerrjen dhe p&eum...