Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

Një grup punonjësish u hetua për shkelje dhe korrupsion në procedurat e tenderave publike për shërbime transporti në disa vite. Gjatë hetimeve u konstatua favorizim i operatorëve të caktuar dhe ushtrim presioni për rezultate të paracaktuara. Një nga të përfshirët u arrestua sot nga autoritetet.
Judmir Shurdhi, në cilësinë e titullarit të IEVP Lushnje në kohën e ngjarjeve, kreu veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 e 25 të Kodit Penal.
Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi (punonjës të IEVP Lushnje) dhe Krenar Gozhina (ish-punonjës në IEVP Lushnje) kryen veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal.
Gjithashtu, Mariglen Myftari u akuzua për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Xhesika Kaja u akuzua për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300, paragrafi i parë i Kodit Penal. Nga hetimi rezultoi se në procedurat e prokurimit me objekt: “Shërbim i transportit të punonjësve të rolit bazë” me fond limit 3,163,333 lekë në vitin 2018, dhe “Shërbimi i transportit të punonjësve me uniformë” me fond limit 3,395,800 lekë pa TVSH në vitin 2019, të zhvilluara nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Lushnjë, u evidentuan shkelje ligjore të kryera, që përbënin elementë të veprave penale për të cilat u akuzuan.
Konkretisht, Judmir Shurdhi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ngarkoi të njëjtët persona të ishin anëtarë të Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, miratoi shkeljet ligjore të kryera prej tyre në vitet 2018 dhe 2019, si dhe ushtronte presion ndaj vartësve të tij në vitin 2019 për kualifikimin e operatorit V.K., person fizik.
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kryen një sërë shkeljesh në kundërshtim me kuadrin ligjor në fushën e prokurimit publik, duke cenuar barazinë dhe lirinë e pjesëmarrësve në tendera me qëllim kualifikimin e operatorit ekonomik V.K., në bashkëpunim në vitin 2019 edhe me shtetasen Miranda Idrizi, anëtare e vetme e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave. Mariglen Myftari, në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në vitin 2019 kërkoi nga operatori ekonomik pjesëmarrës i vetëm në të dy procedurat e mësipërme të prokurimit një shumë parash me qëllim shpalljen e tij fitues dhe, në mungesë të përfitimit të kësaj shume, procedoi me skualifikimin e tij./piranjat.al
Historia e Gazmendit nga fshati Trush i Shkodrës, e cila u publikua ditën e djeshme në një portal, nis shumë kohë më par&eu...
Në të dalë të tunelit të Llogarasë, riviera shqiptare u shpërfaqet vizitorëve me detin e kristaltë dhe kantie...
Një goditje e fundit ndaj njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në planet. Policia shqiptare, e mbështetur nga ...
TROPOJA- Vit pas viti, tek ne janë trajtuar raste të problematikave në sistemin arsimor. Prindër, nxënës apo edhe mësues ka...
TIRANA- Rastet e mashtrimit në Shqipëri sa vijnë e po shtohen. Të shumtë janë qytatarët që denoncojnë probleme t&...
GRAMSH- Në mesin e muajit maj, qyteti i Gramshit u përball me një ngjarje shqetësuese: dhjetëra fëmijë të një...
KRUJË- Prej dy mujash “Piranjat” kanë dëshmuar me fakte masakrën mjedisore me mbetjet në dy qytete Shijak dhe Fush&e...
DRIN- “Në fshatin Nimç ka patur mbi 10 galeri që shfrytëzoheshin në kohën e Komunizmit për nxjerrjen dhe p&eum...
SHIJAK- Mbrëmjen e datës 30 maj 2025, në redaksinë e emisionit “Piranjat“ mbërritën disa video shqetësuese t&eu...
TIRANA- Çdo mëngjes kur zgjohemi na shfaqen të njëjtat lajme në televizor ose celularë. Skandali i mbrëmshëm, skanda...