
Një problem që ka më shumë se dy dekada pa marrë zgjidhje dhe një familje me 10 anëtarë që ka mbetur në qiell të hapur, na bënë që të udhëtonim këtë të premte drejt Shkozetit, në Durrës, për të takuar Sonila Gegën. Kjo e fundit na pret në ndërtesën e përfituar në vitin 2002 nga Bashkia e Durrësit, pas prishjes së banesës së saj për shkak të një plani zhvillimi. Por edhe pse kanë kaluar 23 vite, ajo ende nuk ka arritur të marrë banesën e premtuar.
Kur themi “banesë”, është pak si shumë në fakt, pasi ajo është një magazinë, pa tavan, pa dyer dhe pa dritare, ku u vendos familja në vitin 2002 nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Miri Hoti. Por që nga ai vit e deri më sot, ajo nuk ka kaluar në emër të kryefamiljarit Armand Gega, për shkak të burokracive dhe neglizhencës së institucioneve. Edhe sot e kësaj dite, familja qëndron në kushte mesjetare, me sytë nga shteti, i cili nuk ka lëvizur as gishtin për t’i ndihmuar.
Sonila tregon vështirësitë e jetesës në atë magazinë, kushtet e rënda dhe, si të mos mjaftonte kjo, edhe betejën që ajo ka pasur me Bashkinë e Durrësit për të marrë shtëpinë që iu premtua. Ndërkohë, nisin edhe konfliktet me komshiun poshtë saj, i cili, duke shfrytëzuar neglizhencën e shtetit, tenton t’ia marrë banesën duke u përpjekur ta kalojë në emrin e Armand Gegës.
Këtu nis edhe konflikti që më pas degjeneroi në dhunë fizike mes burrave, çka çoi në pranga bashkëshortin e Sonilës dhe më pas në dënimin e tij me 6 muaj burg nga gjykata. Ndërkohë, sorollatjet nëpër zyrat e institucioneve në Durrës vazhduan, bashkë me ping-pongun burokratik që e dërgonte Sonilën nga një zyrë në tjetrën, gjithmonë pa zgjidhje. Pasi dëgjuam rrëfimin e saj, u nisëm të takojmë personat përgjegjës për këtë neglizhencë 23-vjeçare.
Por për çudinë tonë, të gjitha institucionet vendosën të tregohen bashkëpunuese dhe të gatshme për të zgjidhur një problem që kishte 23 vite që flinte në zyrat e tyre.
Pasi morëm zotimin e Diana Mandias, përgjegjëse e Zyrës së Strehimit në Bashkinë e Durrësit, dhe të Jolanda Mustafarajt, drejtoreshë e Entit Kombëtar të Banesave (Dega Durrës), kërkuam më shumë siguri. Për këtë arsye, takuam vetë kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako.
Kjo e fundit u tregua e gatshme ta shohë me prioritet këtë problematikë, që prej 23 vitesh nuk ka gjetur zgjidhje. Megjithatë, familja Gega ka pritur 23 vite për të marrë banesën e premtuar, ndaj do të duhet të presë edhe disa ditë të tjera, derisa të marrë formë korrespondenca ndërinstitucionale.
Vetëm se këtë herë Sonila dhe familja e saj nuk do të jenë vetëm, pasi ne do të jemi me ta. /Piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
7 Nëntor21:56
Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë
Një javë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë t&eum...
INVESTIGIME
7 Nëntor21:36
Skema e “ortakut” fantazmë – makina, apartamente dhe 38 mijë euro që s’u panë më
Mashtrimet financiare janë kthyer në një fenomen thuajse të përditshëm, sidomos me zhvillimin e teknologjisë online. Grupe ...
INVESTIGIME
7 Nëntor21:07
Nga Italia në Brazil: rrëfimi i errët i vrasjes së Alban Gropçajt/ Një krim dy kontinente dhe shumë pyetje pa përgjigje
Alban Gropçaj ishte një 28-vjeçar shqiptar me banim në Itali, që më 18 shkurt të vitit 2019 u vra në rrethana ende t...
INVESTIGIME
6 Nëntor14:54
Skandal me “Avastinen”/ Vetëm 13 flakonë për dhjetëra pacientë, jeta e tyre në rrezik nga mungesa e kimios
Ka mbërritur një sasi e kufizuar e medikamentit kimio “Avastinen”, vetëm 13 flakonë, ndërkohë që mungesa e tij ka...
INVESTIGIME
6 Nëntor14:22
APIS Construction, fantazma e Sakove që u ngrit nga hiçi dhe u shndërrua në përbindësh tenderash brenda 2 viteve
APIS Construction është një kompani e themeluar në vitin 2014, fillimisht me emrin Global Service Consulting, nga një shtetas i quajtur...
INVESTIGIME
5 Nëntor19:26
U përmend nga Balluku që s’kishte memorie, ja roli i Vjolës në tender!
Tenderi i Llogarasë ka lënë me “gojë hapur” gjithë shqiptarët, jo për nga ana infrastrukturore, por për sh...
INVESTIGIME
3 Nëntor12:28
Monotenderi solar i Bufit ndriçon vetëm një kompani / Si u dhanë miliona lekë pa garë, në tavolinë?
Në Roskovec, dielli nuk ndriçon njësoj për të gjithë. Ndërsa qyteti pret panele diellore për të kursyer energji...
INVESTIGIME
3 Nëntor10:24
Punë të mbarë në kazino/ Portali i ekselentëve në administratë të dërgon në “Jackpot”- shteti që luan bixhoz!
Nga ekselenca në bastet online në Shqipëri gjithçka është e mundur.
Madje edhe të hapësh një portal për &...
INVESTIGIME
1 Nëntor18:13
Skandal me harta sekrete/ Ministri i Mbrojtjes ekspozon informacione të klasifikuara, cënohet siguria kombëtare
Më 30 tetor, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu publikoi në rrjetet sociale një postim mbi “regjimet e këmbësorisë së V...
INVESTIGIME
1 Nëntor12:56
Piranjat përballen me psikologen mashtruese: Njerëzit vijnë më takojnë të më shohin që nuk jam Zoti…
Ema Bruci, një pseudo-psikologe pa licensë për të ushtruar këtë profesion, ishte kthyer në një shqetësim për...