
Alban Gropçaj ishte një 28-vjeçar shqiptar me banim në Itali, që më 18 shkurt të vitit 2019 u vra në rrethana ende të paqarta, ndërsa udhëtonte me makinë bashkë me një mikun e tij biznesmen italian. Ngjarja që i mori jetën të riut ndodhi në një rrugë të periferisë së Fortalezës, në Brazil.
Përpara hetuesve vendas, biznesmeni Guido Bertola ka treguar se dy të rinj me motor i kanë ndjekur derisa, në një moment, e kanë ndaluar makinën nën kërcënimin e armës. Guido, që ishte në timon, është tërhequr zvarrë jashtë mjetit dhe pak çaste më vonë ka dëgjuar një të shtënë. Pasi është ringritur, ai ka parë motorin të largohej me shpejtësi, ndërsa pak metra më tej ka vënë re Albanin pa shenja jete. Një ditë më pas, Bertola merret në pyetje nga hetuesit dhe arrestohet menjëherë, duke u akuzuar si personi që kishte organizuar vrasjen e mikut të tij shqiptar. Si bashkëorganizatore e vrasjes akuzohet edhe Silvia De Souza, e dashura braziliane e Guidos.
Por një muaj pas vrasjes, gjërat ndryshojnë. Dëshmitari kyç ndryshon deklaratat dhe Guido lirohet nga burgu, për t’u kthyer menjëherë në Itali. Po kush ishte ky dëshmitar kaq i rëndësishëm për akuzën, i cili më pas u tërhoq? Bëhet fjalë për Hoze De Souza, i cili punonte roje në vilën e biznesmenit italian në Fortaleza. Menjëherë pas ngjarjes, Hoze i kishte rrëfyer hetuesve brazilianë se si në janar 2019, pra një muaj përpara krimit, Guido i kishte dhënë atij një zarf me para për t’ia dorëzuar Romarios, kushëririt të tij dhe të Silvias, i cili – sipas dëshmisë së parë të De Souzës – ishte paguar për të vrarë Albanin.
Gjithashtu, hetuesit kishin edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm për të akuzuar 66-vjeçarin dhe të dashurën e tij braziliane: dëshminë e Tarcizo Perreirës, një zotërie që jeton pak metra nga vendngjarja. Në dëshminë e tij, Perreira tregon se, ndërsa kthehej në shtëpi me makinë, ka vënë re në të djathtë të rrugës një motorçikletë me dy persona. Sapo ka hyrë në garazh, ka dëgjuar të shtëna. Ai ka vrapuar menjëherë jashtë dhe ka parë motorin të largohej me shpejtësi. Pas kësaj dëshmie, policia ka ngritur pyetjen: pse dy personat në motor qëndronin në pritje? A mos vallë po prisnin të vinte makina për të cilën ishin njoftuar më përpara?
Dëshmitari okular Perreira shton gjithashtu se, kur ka dalë në rrugë dhe i është afruar Guidos, i cili ndodhej pranë trupit të pajetë të Albanit, 66-vjeçari nuk dukej aspak në gjendje shoku apo dëshpërimi, siç do të ishte natyrshëm për çdo person në një situatë të tillë.
Por le të rikthehemi pas në kohë, 45 ditë përpara vrasjes së Albanit, në vizitën e parë të tij bashkë me Guidon në Brazil. Të dy miqtë ndodheshin brenda vilës në pronësi të familjes Bertola. Pak më tej, në një tjetër banesë, ndodhej Silvia, e dashura e biznesmenit, së bashku me burrin e saj. Në rrethana ende të paqarta, ky i fundit zbulon lidhjen jashtëmartesore të gruas dhe e përzë menjëherë nga shtëpia. Nga celularët e sekuestruar nga policia pas vrasjes, mësohet se Silvia e kishte informuar Guidon për atë që kishte ndodhur në shtëpinë e saj.
– “Tani çfarë të bëj?” – pyet Silvia.
– “Rri e qetë. Hajde qëndro tek ne,” – përgjigjet Guido.
– “Zemër, kam frikë nga Albi. Kam frikë se mund të më bëjë keq. Dërgoje në djall,” – shton ajo.
– “Nuk duhet të kesh frikë, jam unë. Eh, sikur të mund ta bëja,” – vazhdon Guido.
Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, Guido ka dhënë një version sa të pabesueshëm, aq edhe fyes për viktimën:
“Ai kishte shumë borxhe nga bixhozi, shkonte shpesh në Torino.”
Pra, Albani paskësh pasur borxhe në Itali dhe dikush paska udhëtuar deri në Brazil për ta vrarë? Vërtet e vështirë për t’u besuar.
“Ne nga veriu kemi traditat tona. Ata na e morën vëllain dhe na e vranë pabesisht në Brazil. Nëse drejtësia nuk vepron, nuk na mbetet gjë tjetër veçse kanuni.”
Ky reagim i ashpër i vëllait të Albanit vjen jo vetëm nga fakti që Guido Bertola u la i lirë duke u kthyer në shtëpi, por edhe për shkak të alibisë aspak të besueshme që hedh baltë mbi viktimën.
Sidoqoftë, nuk duhet harruar se italiani 66-vjeçar vazhdon të jetë i akuzuar nga prokuroria braziliane bashkë me të dashurën e tij, Silvia De Souza./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
7 Nëntor22:35
Një krem për të fshehur plagët/ Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar- Historia e frikshme e Aldës
Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, e cila pasi ki...
INVESTIGIME
7 Nëntor22:06
Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega
Një problem që ka më shumë se dy dekada pa marrë zgjidhje dhe një familje me 10 anëtarë që ka mbetur në qiel...
INVESTIGIME
7 Nëntor21:56
Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë
Një javë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë t&eum...
INVESTIGIME
7 Nëntor21:36
Skema e “ortakut” fantazmë – makina, apartamente dhe 38 mijë euro që s’u panë më
Mashtrimet financiare janë kthyer në një fenomen thuajse të përditshëm, sidomos me zhvillimin e teknologjisë online. Grupe ...
INVESTIGIME
7 Nëntor21:07
Nga Italia në Brazil: rrëfimi i errët i vrasjes së Alban Gropçajt/ Një krim dy kontinente dhe shumë pyetje pa përgjigje
Alban Gropçaj ishte një 28-vjeçar shqiptar me banim në Itali, që më 18 shkurt të vitit 2019 u vra në rrethana ende t...
INVESTIGIME
6 Nëntor14:54
Skandal me “Avastinen”/ Vetëm 13 flakonë për dhjetëra pacientë, jeta e tyre në rrezik nga mungesa e kimios
Ka mbërritur një sasi e kufizuar e medikamentit kimio “Avastinen”, vetëm 13 flakonë, ndërkohë që mungesa e tij ka...
INVESTIGIME
6 Nëntor14:22
APIS Construction, fantazma e Sakove që u ngrit nga hiçi dhe u shndërrua në përbindësh tenderash brenda 2 viteve
APIS Construction është një kompani e themeluar në vitin 2014, fillimisht me emrin Global Service Consulting, nga një shtetas i quajtur...
INVESTIGIME
5 Nëntor19:26
U përmend nga Balluku që s’kishte memorie, ja roli i Vjolës në tender!
Tenderi i Llogarasë ka lënë me “gojë hapur” gjithë shqiptarët, jo për nga ana infrastrukturore, por për sh...
INVESTIGIME
3 Nëntor12:28
Monotenderi solar i Bufit ndriçon vetëm një kompani / Si u dhanë miliona lekë pa garë, në tavolinë?
Në Roskovec, dielli nuk ndriçon njësoj për të gjithë. Ndërsa qyteti pret panele diellore për të kursyer energji...
INVESTIGIME
3 Nëntor10:24
Punë të mbarë në kazino/ Portali i ekselentëve në administratë të dërgon në “Jackpot”- shteti që luan bixhoz!
Nga ekselenca në bastet online në Shqipëri gjithçka është e mundur.
Madje edhe të hapësh një portal për &...