Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Dy ditë më parë, QSUNT njoftoi vënien në punë të aparatit të Brakiterapisë në spitalin onlologjik. Një veprim që rikthen trajtimin e pacientëve me këtë metodë, pas një mungese të gjatë.
Gazetari Osman Stafa tregon se btakiterapia nuk ka funksionuar që prej vitit 2012 dhe për këtë arsye me qindra gra që kanë vuajtur nga kancerat gjinekologjikë kanë humbur një mundësi trajtimi.
Brakiterapia është një formë terapie me rrezatim, që përdoret për trajtimin e kancerit. Pajisja në fjalë funksionon përmes burimeve radioaktive, ku më së shumti përdoren iridiumi dhe kobalti. Në Shqipëri është përdorur më herët brakiterapia me iridium, që nuk ka funksionuar për disa vite me radhë për shkak të mungesës së burimit. Në këto kushte QSUNT ndryshoi strategjinë dhe për të rikthyer këtë shërbim u vendos që të sillte një burim të ri radioaktiv në Shqipëri, siç është cobalt 60.
Por në vend që gjërat të përmirësoheshin, këtu nisën disa problematika njëra pas tjetrës.
Fillimisht, Shqipëria importoi një burim cobalt-60, si pjesë e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Pasi burimi I kobaltit mbërriti në vendin tonë, u mendua që do të vendosej në pajsijen e vjetër të brakiterapisë dhe menjëherë do të niste puna për funksionimin e saj. Por nuk ndodhi kështu, sepse pasi burimi mbërriti në vendin tonë, nga QSUNT u zbulua se pajsija e vjetër e brakiterapisë nuk mund ta mbante burimin e kobaltit.
Burimi i kobaltit u vendos në dhomën e brakiterapisë, ku mbahej më përpara edhe aparatura që funksiononte me iridium. Por për shkak të rrezatimit që përçon, kobalti duhet të ruhet në kushte specifike, në një bunker antiatomik me mure betoni, diçka krejt e ndryshme nga një dhomë me mure të zakonshëm, aspak e përshtatshme, në të cilën u konstuatuan rrjedhje të rrezatimit.
Këtë gjë e konfirmoi për “Piranjat” edhe shefi i radioterapisë në spitalin Onkolgjik, Orges Spahiu. Madje ai u shpreh se derisa një ekspert i huaj provoi se pajisja e brakiterapisë përcillte rrezatim në dhomëm ku mbahej, askush nga QSUNT nuk ishte në dijeni.
“Më pas u mor vendimi nga drejtoria, që së bashku edhe me ekspertët që ky burim të kalojë në një bunker të posaçëm dhe me mbrojtjen e duhur në mënyrë që të bëhet funksional dhe të shërbente për trajtimin e pacientëve më tej”, tha Spahiu.
Në rastin më të mirë kjo do të ishte një mungesë informacioni nga QSUNT për trajtimin e sëmundjeve të kancerit me radioterapi. Sigurisht e patolerushme. Por në rastin më të keq, do të ishte një papërgjegjshmëri totale, që nëse nuk do të ishte një ekspert I huaj për të kontrolluar, pasojat në spitalin onkologjik për shkak të rrezatimit mund të ishin shumë të rënda.
Por skandali me brakiterapinë nuk përfundon këtu. Deri më sot nuk ka asnjë të dhënë të saktë se si kanë ardhur në Shqipëri burimi I kobaltit dhe pajsija e tij, a janë blerë me procedurë prokurimi nga vendi ynë apo janë donacion nga IAEA. Kur bëhet fjalë për këtë argument, QSUNT hesht, duke treguar mungesë transparence dhe duke ngritur dyshime të forta.
“Piranjat” kanë dërguar disa herë shkresa drejt këtij institucioni, ku kanë pyetur se cila është procedura e kontraktimit të aparaturës, nëse pajisja ka qenë donacion apo nëse jo, sa i ka kushtuar buxhetit të shtetit. Dhe përgjigja e vetme që kanë marrë është se kjo pajisje ka ardhur si pasojë e projekteve të përbashkëta që QSUNT ka me IAEA.
TIRANË- Problemet e qytetarëve me OSHEE-në në Shqipëri nuk kanë fund. Kristinës, zonjës nga Paskuqani i refuzohet pë...
TIRANË -Kur je 18 vjece, jeta është vetëm endrra. Endrra për mundësitë e pafundme që shfaqen para teje, për shkol...
TIRANË- Disa të rinj në grupe Tik-Tok-u orët e vona pas mesante duke qëndruar live në këtë platformë shepsh...
KURBIN- Procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 duket sikur nuk do t’i vijë fundi kurrë. Ka ende shu...
TIRANË- Kërcimtari dhe koreografi Dritan Brama ka rënë pre e një mashtrimi me vlerë 19 milionë lekë të vjetra. B&...
TIRANË- Disa detyrime të papaguara nga klientja Anula Luarasi ndaj firmës së ndërtimit Ermir Star, ka bërë që të ...
TIRANË- Ndoshta shumë pak persona në Tiranë e dinë që nëse merrni një gjobë nga policia bashkiake, nëse taks...
TIRANË- Si mund të acaroni në maksimum një shef kuzhine? Natyrisht nëse i shani ushqimin. Sepse për një shef, ajo çf...
ELBASAN- Çdo ditë e më shumë mashtrimet online po kthehen në një problem serioz për përdoruesit e rrjetit. Format ja...
TIRANË- Prej katër vitesh banorët e rrugës "Kol Kamsi" në kryeqytet sorollaten dyerve të institucioneve të Bashkisë s&...