Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

Pas disa ditësh investigime të thelluara, “Piranjat”, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, kapën në mes të qytetit trafikantin e armëve, Milasin Ramaj. 38-vjeçari ishte i njohur në qytet, pasi administronte një biznes “Piceri Hallall”, por jo vetëm. Ai njihej gjerësisht dhe kishte krijuar popullaritet në zonë për sa i përket fushës së trafikimit të armëve të zjarrit.
“Piranjat”, sinjalet e para për aktivitetin e këtij zotërie i morën nga një denoncues anonim, banues në Fier. Shqetësimi i tij ishte real, edhe për shkak të rritjes së fenomenit të shitblerjes së armëve në qytet. Pas informacioneve paraprake, grupi i emisionit investigativ lidhi kontakte me individë që mund t’i afronin te trafikanti, me pretekstin e blerjes së një arme zjarri — pistoletë e tipit “Walther”, prodhim gjerman, vintage.
Gjithashtu, në kontakt u vu edhe Policia e Fierit për të dhënat që gazetarët dispononin dhe për infiltrimin që do të përdornin për të arritur deri te shkëmbimi armë–para.
Takimi u bë pranë Bashkisë së qytetit. Zotëria ofronte pistoletën me çmim 3.500 euro dhe një kuti me 50 fishekë me çmim 125 euro. Të infiltruarit e “Piranjave”, gjatë diskutimeve me trafikantin, ranë dakord që gjithçka të blihej për 3.300 euro, ndërkohë që trafikanti premtoi se mund të gjente edhe kallashnikovë — prodhim kinez, poliçani ose rus — por sipas tij kjo gjë kërkonte pak ditë kohë.
Pasi u ra dakord për pistoletën dhe kutinë e fishekëve me vlerë totale 3.300 euro, trafikanti niset për të marrë “plaçkën” dhe kthehet brenda 10 minutave. Kishte rënë errësira. Bashkë me të infiltruarit e “Piranjave”, ata bëjnë xhiro nëpër qytet me makinën e trafikantit, ndërkohë që shohin edhe armën në fjalë.
Plani ishte bërë. Arma do të blihej, por paratë ndodheshin te makina, pak metra larg. Në këto momente, grupi i xhirimit të “Piranjave”, së bashku me agjentë të Policisë së Fierit, me në krye shefin e Komisariatit, ndërmarrin aksionin për ndalimin dhe arrestimin e të dyshuarit Milasin Ramaj.
Pas arrestimit, për gazetarin Freardin Rista, 38-vjeçari mohoi ta kryente këtë aktivitet të paligjshëm, por informacionet e grupit investigativ — që u ishin dhënë edhe Policisë — tregonin se zotëria kishte një bazë shumë pranë vendit të arrestimit, ku mbante armë të tjera gati për shitje.
Ramaj u shoqërua në ambientet e Komisariatit për t’u marrë në pyetje lidhur me gjithçka kishin arritur të dokumentonin gazetarët. Aty, ai tregoi për bazën që kishte në lagjen “Kastriot”. Policia gjeti brenda një apartamenti të pabanuar një arsenal armësh — 13 copë, pistoleta dhe kallashnikovë, armë të modifikuara për shënjestër optike dhe silenciator, krëhëra dhe municion luftarak, si dhe para.
Milasin Ramaj akuzohet për disa vepra penale./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
"Unë besoj se skuadrat finaliste të këtij konkursi do të na vënë në pozitë të vështirë për të...
Disa ditë pas investigimit të emisionit “Piranjat” për pikën e paligjshme të gazit, në fshatin Suk 1 në Roskove...
“Piranjat” vazhdojnë misionin për të luftuar krimin, korrupsionin, padrejtësitë dhe imoralitetin në Shqipëri. ...
Ahmeti është një djalë nga Elbasani, i cili pas ndarjes me partneren, befas është gjendur në një situatë të ...
Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa Në mes të fshatit Suk 1 në Ros...
Evropa përjetoi këtë verë ditë të tëra ferri për shkak të flakëve që përfshinë shumë ven...
Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur ng...
Jemi në Drizar të Mallakastrës, aty ku tre vëllezër, Halim, Zagor dhe Pëllumb Ferzaj kanë marrë përsipër t&e...
Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa Në mes të fshatit Suk 1 në Ros...
Jemi në Drizar të Mallakastrës, aty ku tre vëllezër, Halim, Zagor dhe Pëllumb Ferzaj kanë marrë përsipër t&e...