Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Akti normativ nr 8, i datës 28-12-2023 “Për trajtimin e ujerave të ndotura”, në dukje një nisëm në dobi të mjedisit, është kthyer në problemin më të madh të bizneseve, që operojnë përgjatë vijës bregdetare…dhe kjo e ka një arsye
Në nenin 1 dhe 3, përcaktohet qartë që subjektet që duhet ta zbatojnë këtë akt janë ata që “shkarkojnë ujëra të ndotura të patrajtuara pranë ose në ujërat larës”.
Për t’u bërë konkretë, nëse në Shëngjin, Durrës, Vlorë apo Sarandë, rrjeti i tubacioneve për shkarkimin e ujërave të zeza ekziston dhe hotelet apo restorantet kanë bërë instalimet sipas kontratës me UK, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ranën e Hedhun, Dhërmiun apo Borshin, ku operatorët turistikë kanë gjetur si zgjidhje gropat septike.
Pra, objekt për zbatimin e këtij akti duhej të ishin këta të fundit. Por në udhëzimin e përbashkët, që doli dy muaj më vonë, thuhet se impianti duhet të instalohet nga subjektet “të lidhura ose jo me rrjetin publik të kanalizimeve”
Pra, një udhëzim që tejkalon vetë aktin normativ.
Me këtë logjikë, i bie që një hotel në qytetin e Sarandës, i cili instalon impiantin sipas udhëzimit, por njëkohësisht ka tubacionin ekzistues të ujërave të zeza, njëlloj si pallati ngjitur, do të derdhë ujë të filtruar në tubacionin qëndror, që sërish do të përziehet me ujërat e ndotura të qytetit.
Cfarë fituam këtu? Këtë më mirë mund ta dijë zonja Balluku dhe ata që shesin impiantet fiktrues. Por nuk ka mbaruar ende, sepse ky udhëzim është në kundërshtim edhe me shumë ligje të tjera.
Së pari me Kodin rregullator të ujit, pasi në pikën 1.2 theksohet qartë se është UK, që ka si objekt ndertimin dhe mirembajtjen e impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura. Së dyti, është në kundërshtim me VKM nr 63, të vitit 2016, ku në nenin 2, pika ç dhe d, thuhet: Shërbimi i grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura; Mirëmbajtja e sistemeve të ujërave të ndotura, si dhe të impianteve të pastrimit të tyre, është dëtyrë e UK.
Gjithashtu bie ndesh edhe me kontratat që bizneset kanë me ujësjellësin, pasi sipas kontratës është UK, që ka detyrimin për largimin dhe përpunimin e ujërave të ndotura.
“Në momentin që një biznes, qoftë ai edhe larg kanalizimeve, pajiset me një licencë nga shteti dhe paguan taksë për ujësjellës kanalizimet, automatikisht shteti duhet ta pajisë atë me rrugë, me ndriçim, me ujë të pijshëm dhe me kanalizime të ujërave të zeza, por këtu ndodhemi përballë një fakti, që të gjitha këto biznese kanë kontratën përkatëse, për të cilën paguajnë edhe taksë, dhe janë të detyruara që të investojnë në këto lloj impiantesh, të cilat kanë një vlerë jashtëzakonisht të lartë dhe të konsiderueshme, duke filluar që nga 7 mijë euro, dhe ka arritur deri në 140 mijë euro. Pra, është dëm financiar jashtëzakonisht i madh.”- tha kryetari i Shoqatës së Turizmit, Ervin Sota.
Por, për fat të keq nuk merret për bazë nga institucionet dhe sikur kjo të mos mjaftonte, në janar u ngrit një task forcë, e cila është duke i masakruar me gjoba abuzive bizneset turistike
Për ta sqaruar, në të gjithë vijën bregdetare pastrimi i ujërave të zeza bëhet nga një kompani e licensuar, e cila ka nënshkruar kontrata me hotelet, baret, restorantet dhe plazhet private. Por kjo, për inspektorët e Ministrisë së Mjedisit duket se është e pamjaftueshme.
Pavarësisht këtyre problemeve, duhet sqaruar se bizneset nuk janë kundër trajtimit të ujërave të zeza, por kundër gjobëvënies ndaj biznesit të ndershëm që nuk ndot, por që merr goditje financiare, për shkak të një akti tërësisht arbitrar.
“Ne jemi mbledhur dhe kemi propozuar që në proporcion të drejtpërdrejtë me bizneset, të paguajmë një taksë, e cila të vlejë si investim për një impiant qëndror në hidrovoret përkatëse të çdo lloj bashkie, të çdo lloj qyteti. Dhe kjo do të përbënte përfundimisht zgjidhjen e këtij problemi madhor, duke bërë që ky pastrim mos të bëhet vetëm në nivel vendi, po themi në nivel bashkie, por të jetë 100% i pastër dhe të investohet në hidrovorët qëndrore. Ne sot jemi në gjyq me ministritë përkatëse për rrëzimin sipas legjislaturës shqiptare, sepse vetë akti normativ është në kundërshtim të plotë me legjislacionin shqiptar në momentin që të gjithë këto biznese janë me kontratë në ujësjellës-kanalizime.”- shtoi Ervin Sota.
qazim peqini DIVJAKË- Alketa M***o, 43 vjeçe nga Këmishtaj e Divjakës, ka denoncuar në emisionin Piranjat fqinjin e saj 64-vje&c...
TIRANË- Dy ditë më parë, QSUNT njoftoi vënien në punë të aparatit të Brakiterapisë në spitalin onlologj...
TIRANË- Problemet e qytetarëve me OSHEE-në në Shqipëri nuk kanë fund. Kristinës, zonjës nga Paskuqani i refuzohet pë...
TIRANË -Kur je 18 vjece, jeta është vetëm endrra. Endrra për mundësitë e pafundme që shfaqen para teje, për shkol...
TIRANË- Disa të rinj në grupe Tik-Tok-u orët e vona pas mesante duke qëndruar live në këtë platformë shepsh...
KURBIN- Procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 duket sikur nuk do t’i vijë fundi kurrë. Ka ende shu...
TIRANË- Kërcimtari dhe koreografi Dritan Brama ka rënë pre e një mashtrimi me vlerë 19 milionë lekë të vjetra. B&...
TIRANË- Disa detyrime të papaguara nga klientja Anula Luarasi ndaj firmës së ndërtimit Ermir Star, ka bërë që të ...
TIRANË- Ndoshta shumë pak persona në Tiranë e dinë që nëse merrni një gjobë nga policia bashkiake, nëse taks...
TIRANË- Si mund të acaroni në maksimum një shef kuzhine? Natyrisht nëse i shani ushqimin. Sepse për një shef, ajo çf...