Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Shqiptarët vazhdimisht janë në kërkim të mënyrave për t’u larguar nga vendi, e një prej tyre është edhe marrja e një certifikate profesionale.
Emisioni investigativ “Piranjat” në Syri Televizion ka denoncuar këtë të premte se si Presidenti i Urdhrit Rajonal të Veterinarise dhe Mbrojtjes se Bimëve në Tiranë, Ymer Elezi merr ryshfet për të dhënë certifikata fiktive për profesionin e kasapit.
Ndërkohë, që stafi i Piranjave është detyruar të paguajë edhe një tarifë prej 20 mijë lekësh, pavarësisht se fatura nuk është e rregullt.
Brenda disa ditësh, pa shkuar asnjëherë në kurs, montazhieri I Piranjave Almir Çela, arrin të marrë certefikatën në gjuhën angleze, gati për të shkuar në Angli.
Gazetari i Piranjave ka shkuar edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Mjekëve veterinerë të Shqipërisë, aty ku i pranishëm ishte dhe zv/ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari dhe zyrtarë të tjerë, ku përballimi me të vërtetën nuk u prit mirë nga asnjë prej të pranishmëve.
E plotë – Piranjat
Anglia është një nga vendet që ka nevojë për të punësuar kasapë. Shqiptarët kanë gjetur këtë mënyrë të re dhe po dynden drejt Mbretërisë së Bashkuar. Gjithçka, në rregull deri në këtë pike, por mënyra se si ikin është tejet e dyshimtë dhe abuzive.
Gazetari i Piranjave, Eraldo Harlicaj ka arritur të zbërthejë skemën abuzive që ndodh në Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë. Një shpërdorim detyre që vjen nga presidenti Ymer Elezi për përfitime financiare personale.
Fillimisht shkojmë te godina e Drejtorise Rajonale te Veterinarise dhe Mbrojtjes se Bimeve ne Tirane. Aty na tregojnë rrugën për të shkuar te presidenti Ymer Elezi dhe marrim numrin e tij të telefonit.
Telefonojmë z. Elezi dhe menjëherë kuptojmë se situate është më e thjeshtë se sa mendohet. “Përshëndetje, mi sillni letrat mua dhe do ua rregulloj unë, më pas ju ftoj të takohemi nga afër”.
Takimi i dytë me presidentin Elezi si rregull duhet të bëhet në zyrë, por preferon të na takojë në makinën e tij Smart. “Ne zakonisht duhet të bëjmë kurse 2 javore për të marrë certifikatën. Formohet grupi prej shumë personash dhe bëhet trajnimit, ashtu, kështu, bëjnë provimin dhe e marrin të gjithë.
“Unë do ju jap një certifikatë apriori. Do ju fus te grupi i vitit 2022, sepse në vitin 2023 nuk ka pasur grupe. Do ju ftoj në zyrë”, - thotë ai. Deri tani gjithçka është shpresdhënëse dhe shumë shpejt do të kemi në dorë certifikatën.
Piranja Eraldo dhe montazhieri Adi shkojnë në zyrën e presidentit, Ymer Elezi, dhe flasin për marrëveshjen. Elezi pranon ta lëshojë certifikatën brenda ditës, pa asnjë problem. Ai na shpjegon se ka pasur dhe probleme. “Ka pasur raste që Gjermania na ka kërkuar sqarime të metejshme dhe e kemi bërë së dyti certifikatën. Certifikatën e Adit do e bëjmë dhe në anglisht. Do të ndjekësh pas sekretaren dhe atje do të paguash 20 mijë lekë të rinj”.
Në momentin që Adi shkon për të marrë certifikatën, Eraldo lë rryshfetin në tavolinë që drejtori e mirëpret dhe lëshon një mal me fjalë me bekime. Pas pak, si për çudi, certifikatën e kasapit e kemi në dorë. Montazhieri ynë, Almir Çela, është bërë zyrtarisht kasapi më i ri në qytet.
Duke parë situatën alarmante vendosim që president Elezin, ta takojmë në mbledhjen e këshillit kombëtar të mjekëve veterinere të Shqipërisë, aty ku i pranishëm është dhe Zv/ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari.
Drejtori mundohet të justifikohet dhe t’u hedhë hi syve të pranishmëve, që mundohen ta shpëtojnë nga pozitat e vështira, por faktet janë kokëforta dhe pamjet e qarta. Ballafaqimi me të vërtetën nuk pritet mirë nga Ymer Elezi drejtuesit e tjerë të lartë që merren me politikat veterinare në Shqipëri… Gjithsesi mbledhja solemne vazhdoi dhe pasi ne u larguam nga salla.
Rreth 100 mln lekë tender fiktiv ka bërë bashkia e Devollit në korrik të vitit të kaluar për investime në infrastruktu...
Shqipëria shpesh është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat ndërkombëtare dhe nga organizatat ne mbro...
Piranjat kanë vendosur të trajtojnë sot historinë e një vajze 22-vjeçare e cila po vuan pikërisht nga diçka e till...
Rastet e ngacmive seksuale ndaj të miturve në Shqipëri janë të shumta.Shpesh i kemi trajtuar rastet edhe tek "Piranjat". Kët&eum...
Çdo ditë përballemi me dhunë dhe keqtrajtim të kafshëve në vëndin tonë. Persona të papërgjegjshë...
SHBA- Pas tre vitesh kaotike, investitorët kanë disa arsye për të qenë të kënaqur me ekonominë botërore. Në ...
Sektori i ndërtimit ka pasur një aktivitet të vrullshëm vitet e fundit, e raportuar kjo edhe nga të dhënat e Anketës Strukt...
Në Shqipëri sot ka 528 subjekte të regjistruara që ushtrojnë aktivitet të publikimeve dhe prodhimeve të programeve. Numri ...
Normalizimi i politikës monetare dhe rritja e normës bazë të interesit që nisi marsin e kaluar u transmetua në rritje të no...